• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Refugjatët nga Kosova e Shqipëria, në Gjermani kërkojnë azil në kishë (Foto)

08:27 : 09/07/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Rreth 40 refugjatë janë futur në katedralën e Regensburgut dhe kërkojnë azil. Ata duhet të largohen nga Gjermania dhe të kthehen në Kosovë dhe Shqipëri. Por pohojnë se atje nuk ka kushte për jetë.

Ora është pak pas 8:30 në mëngjes. Disa turistë fotografojnë brendësinë e katedralës në Regensburg. Tingujt e fotografimeve thyejnë qetësinë dhe jetojnë në katedralen e bukur me piktura të stilit gotik. Në një moment dëgjohet një qeshje e fuqishme e një bebe.

Pas dyerve me mbishkrimin “arka”, janë vendosur rreth 40 refugjatë nga Ballkani, në radhë të parë romë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilët kanë ikur nga kampi në Ingolstadt, për largim nga Gjermania. Ata tani kanë kërkuar azil në kishë.

Pas mureve janë vendosur radhë të shtretërve, ndërsa fëmijët mbajnë në duar figurat e tyre të dashura nga filmat e vizatuar: SpongeBob, Batman, Minnie Mouse… Familjet dhe fëmijët shpresojnë se në këtë mënyrë do të evitojnë largimin e dhunshëm nga Gjermania.

“Vendet e sigurta”
Në vitin 2015, Gjermania i ka radhitur ndër vendet e sigurta të origjinës edhe Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën. Kjo do të thotë se personat nga këto vende nuk kanë të drejtë azili dhe se procedura për trajtimin e kërkesave të tyre është shkurtuar. Një vit më parë, ndër vendet e sigurta të origjinës ishin radhitur edhe Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia, që do të thotë se tani të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në këtë listë. Disa organizata humanitare e kanë kritikuar këtë vendim, me shpjegimin se këto vende kanë probleme shumë serioze me sundimin e rendit dhe ligjit, në krahasim me Gjermaninë dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Lexo edhe:

Vrau me thikë kushëririn në Klos, lihet në burg Hazbi Velsula, “kyç” gojën para togave të zeza

Zyrtare/ Kontratë 6-vjeçare, Real Madrid paguan 63 milionë euro për 17-vjeçarin argjentinas

Shumë persona që janë vendosur në katedralën e Regensburgut pohojnë se Ballkani nuk është vend i sigurt për ta. 43-vjeçari Bardhok Bardhoku, ka ardhur në Gjermani nga Shqipëria, së bashku me gruan dhe tre fëmijë. Vajza më e vogël ka lindur madje në Gjermani, vitin e kaluar.

“Shqipëria nuk është vend i sigurt. Atje ka shumë kriminalitet në Parlament, ndërsa paratë që shkojnë atje prej Bashkimit Evropian, bien në duar të gabuara.”Fëmijët tanë nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të traditave mafioze“, pohon Bardhoku.

bardhoku

“Nuk mund të shkojmë te mjeku pa para. Për të jetuar atje duhet të shesësh shtëpinë, trupin apo diçka tjetër“.

Bardhoku, i cili në Shqipëri ka pasur një “Internet Kafe” pohon se është i përndjekur nga mafia për shkak të mosmarrëveshjeve rreth pasurisë.

Shqiptarja 27-vjeçare, Albina Ademi pohon se familja e saj në Kosovë është kërcënuar nga kriminelët.
“Burrin tim e kanë kërcënuar me vdekje”, pohon Albina.

Nëna e tre fëmijëve, ka jetuar 12 vitet e para të jetës së saj në Bielefeld të Gjermanisë, ku edhe ka lindur. Pas përfundimti të luftës në vitin 1999 ajo me familjen është detyruar të kthehet në Kosovë.

albana

“Dua të mbetem në Gjermani”, thotë djali i saj 10-vjeçar, i cili për më shumë se një vit ka qenë në shkollat gjermane.

Solidariteti dhe donacionet
Në 48 orët e kaluara këta persona janë furnizuar me ushqime dhe veshmbathje nga organizatat humanitare. Para katedrales është mbledhur edhe një grup mbështetësish dhe japin ndihma të ndryshme. Këtu janë edhe përfaqësuesit e organizatës Malteser, të cilët japin donacione.

“Ne kurrë nuk do të mund të falënderojmë ata sa duhet”, thotë 33-vjeçari Muhamed Shaqiri. Ai ka ardhur në Gjermani me katër fëmijë dhe gruan nga Kosova në vitin 2014. Gruaja e tij ka nevojë për ilaçe, për shkak të problemeve psikike. Ajo është e sëmurë edhe nga epilepsia.

Gati gjysma e rreth 1.8 milionë banorëve të Kosovës jeton në kushte të rënda. Papunësia është rreth 40%. Shaqiri pohon se jeta e romëve është në veçanti e rëndë. “Ata nuk duan të na japin punë”, thotë ai.

“Nuk na lejojnë të shkojmë në shkolla. Nuk kemi shtëpi dhe nuk kemi asnjë shans. Ne do të rrimë këtu deri sa të plotësohen kushtet tona”, thotë Shaqiri.

Çfarë do të ndodhë me këta persona nuk dihet. Ndërkohë policia e cila po bashkëpunon ngushtë me përfaqësuesit e katedralës, ka bërë të ditur se nuk do të ndërhyjë në katedrale kundër këtyre personave që kanë kërkuar azil në kishë. Albana e ka të qartë se “kisha nuk është shtëpi për refugjatë”.

Ndërsa Bardhoku pohon se ata e kanë shumë shpesh mbështetjen e popullit gjerman. “Ndërsa tani na duhet edhe mbështetja e shtetit”, thotë ajo. /DW/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau me thikë kushëririn në Klos, lihet në burg Hazbi Velsula, “kyç” gojën para togave të zeza

16:15 : 13/06/2025
SPORT

Zyrtare/ Kontratë 6-vjeçare, Real Madrid paguan 63 milionë euro për 17-vjeçarin argjentinas

16:12 : 13/06/2025
AKTUALITET

Një variant i ri i Sars Cov 2 po përhapet në Europë, SHBA dhe Azi, ja cilat janë simptomat

16:09 : 13/06/2025
BOTA

Kush janë “kokat” e larta të ushtrisë së Iranit që u vranë nga sulmet e Izraelit

16:06 : 13/06/2025
SPORT

Florian Wirtz transferohet te Liverpool, klubi anglez paguan 116 milionë paund për 22-vjeçarin

16:01 : 13/06/2025
AKTUALITET

“Punësime elektorale”/ Si u fry administrata publike në prag të zgjedhjeve të 11 Majit

15:48 : 13/06/2025
Para

Hapat se si ta qetësoni lëkurën e djegur nga dielli

TË GJITHA

Vrau me thikë kushëririn në Klos, lihet në burg Hazbi Velsula, “kyç” gojën para togave të zeza

16:15 : 13/06/2025

Zyrtare/ Kontratë 6-vjeçare, Real Madrid paguan 63 milionë euro për 17-vjeçarin argjentinas

16:12 : 13/06/2025

Një variant i ri i Sars Cov 2 po përhapet në Europë, SHBA dhe Azi, ja cilat janë simptomat

16:09 : 13/06/2025

Kush janë “kokat” e larta të ushtrisë së Iranit që u vranë nga sulmet e Izraelit

16:06 : 13/06/2025

Florian Wirtz transferohet te Liverpool, klubi anglez paguan 116 milionë paund për 22-vjeçarin

16:01 : 13/06/2025

“Punësime elektorale”/ Si u fry administrata publike në prag të zgjedhjeve të 11 Majit

15:48 : 13/06/2025

Gennaro Gattuso, favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Italisë

15:42 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com