Keni takim të rëndësishëm, dhe jeni krejtësisht e pasigurt në aspektin e kombinimit të veshjes? Mos u shqetësoni, sepse ekipi profesional i psikologëve ka vendosur të zbulojë caqe të vogla, të cilat definitivisht do të ju ndihmojnë që të shkëlqeni në takim …
Zgjedhja e kombinimit perfekt për takim nganjëherë është vendim i vështirë, kryesisht për shkak se bazohet në shumë faktorë që duhet kushtuar vëmendje.
E para dhe më kryesorja është sigurisht rehatia, por edhe pamje shumë efektive. Nga ana tjetër, rregullimi i tepruar mund të jetë disi i pa shije, ashtuqë duhet gjetur mesi i duhur, gjegjësisht kombinimin i cili do të nxjerrë në pah të gjitha atributet tuaja, dhe me dozën e duhur të ndikojë në formë ekstravagante dhe elegante.
Prandaj, kemi biseduar me psikologun Dr. Carolyn Mair e cila na dha këshilla të shkëlqyera për stilizimin e kombinimit të veshjeve për takim …
Rregulli nr. 1: Veshni rroba që ju paraqesin në dritën më të mirë
Veshja që ju përshtatet perfekt, dhe plotësisht përshtatet me stilin tuaj, por edhe personalitetin është zgjidhja më e mirë sepse në të do të ndjeheni më e rehatshme. Nëse jeni admirues i këpucëve me taka që bien në sy dhe xhinseve interesante, lirisht vendosni për këtë kombinim. Ai do të ju japë një imazh të mirë, dhe kjo është më e rëndësishme për takimin, sepse, mos harroni, vetëbesimi është ajo që duket, dhe që përvetëson më së shumti.
Rregulli nr. 2: Veshuni në përputhje me rastin
Kur themi në përputhje me rastin, mendojmë se kombinimin tuaj të modës duhet ta përshtatni me vendin ku duhet të shkoni. Përndryshe do të ndjeheni e parehatshme, dhe sidomos për shkak të kësaj ndjenje të nënndërgjegjshme mund të jeni nervoze e cila do të reflektojë në atmosferën e gjithë mbrëmjes. Nëse nuk jeni e sigurt se çfarë do të ishte veshje e përsosur, gjithmonë zgjidhni kombinimin e provuar, të cilin mund ta plotësoni me zbukurime aksesorësh, sepse në të do të ndjeheni natyrshëm dhe do të jeni e sigurt se jeni veshur në përputhje me rastin.
Rregulli nr. 3: Bleni diçka të re
Blerja e artikujve të ri të veshjes apo aksesorëve mund të shtojë vetëbesimin tuaj. E njëjta gjë vlen edhe për flokët dhe grimin, të cilat duhet të jenë të bukura dhe të rregulluara. Mos harroni se flokët që shkëlqejnë dhe kanë erë të këndshme janë shumë atraktive. Sigurisht keni dëgjuar se meshkujt preferojnë më shumë pamjen natyrale, por mos u shqetësoni nëse grimi nuk është pjesë e juaja, sepse është e rëndësishme të paraqiteni ashtu siç jeni. Natyrisht, është thelbësore të mbuloni të gjitha parregullsitë e vogla, por mos e teproni me këtë. Pra, përpiquni të zgjedhni grim sa më natyral.
Rregulli nr. 4: Për takimin e dytë zgjedhni një veshje krejtësisht të ndryshme
Nëse dëshironi t’i tregoni mashkullit me të cilin shkoni se sa interesante jeni dhe gjithmonë e ndryshme, ju këshillojmë që, pas takimit të parë, për takimin e dytë të zgjedhni kombinim të ri, në një stil të ndryshëm. Nëse herën e parë jeni takuar në ‘pub’, kur, për shembull, kishit veshur xhinset e preferuara, më mirë do të ishte të shkoni në një koktej-party, ku mund të shkëlqeni në fustanin e ngushtë të zi klasik.
Rregulli nr. 5: Për njohje të miqve të tij zgjedhni kombinime të rastit
Njohja e miqve më të mirë të djaloshit me të cilin kaloni është shumë e rëndësishme, sepse edhe atëherë duhet të leni përshtypje të mirë. Për të paraqitur veten në dritën më të mirë, përpiquni të dukeni natyrshëm dhe qetë, kurse për këtë rol të madh luan veshja juaj. Ajo duhet të jetë e rastësishme. Pra, zgjidhni bluzë luksoze me dantela trendi, xhinse, apo fustan valvitës maxi të gjatë.
Rregulli nr. 6: Për njohje të prindërve të tij, zgjedhni pjesë të zgjuara
E kuptoni se njohja e prindërve të tij paraqet një detyrë të madhe. Ju takon Ju që takimin e parë ta shfrytëzoni në mënyrën më të mirë që t’i impresiononi totalisht. Mos u shqetësoni, sepse kjo nuk do të jetë aq e komplikuar, sepse formula është shumë e qartë: zgjidhni pjesë të zgjuara, të sofistikuara. Xhinse të mira me këmishë dhe taka të larta gjithmonë duken shkëlqyeshëm, nëse prindërit i takoni në një atmosferë të relaksuar, më spontane. Nëse megjithatë ju nevojitet veshje më formale, do të ishte mirë të zgjedhni një kostum apo fustan midi gjatësie./femra.net/