• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Reforma në Drejtësi, Basha: Rama bën lojë të dyfishtë me ndërkombëtarët

13:53 : 06/07/2016
në POLITIKE

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka deklaruar sot pas takimit me aleatët si dhe me grupin parlamentar të PD-së se Edi Rama vazhdon të insistojë në mospranimin e propozimit të opozitës nga frika e Reformës në Drejtësi dhe përgatitet për të dështuar këtë reformë me pretekstin për t’ia lënë në derë opozitës, por ” rrugët e zgjidhjes janë në tavolinë”.

Basha tha se “mbledhja konfirmon qëndrimin tonë dhe vendosi të bëjë publike faktin se opozita prej 17 ditësh, që nga 24 qershori i ka afruar mazhorancës përmes një formule në përputhje të plotë, rrugën e kompromisit për të miratuar Reformën në Drejtësi.

Në mbledhjen e sotme ne e kemi bërë publik këtë fakt me besimin se pala tjetër do të negocionte, por prej 17 ditësh, mazhoranca jo vetëm e refuzon kompromisin e afruar nga opozita por edhe që ta paraqesë me shkrim apo me gojë se pse kjo zgjidhje është e papranueshme.

Sa më shumë mazhoranca futet në llogoren e saj duke refuzuar jo vetëm nenin 88, tregon qartë se Edi Rama nuk e do reformën në drejtësi.

Sigurisht nëse ka bërë plan të shkojë në zgjedhje të parakohshme, e ka gomar të ngordhur se nuk ka njeri të besojë se Edi Rama s’ka frikë nga drejtësia, e cila do të marrë një ditë në dorë, marrëveshjen me CEZ-in, koncensionet e Ilir Beqajt, lidhjet e drejtpërdrejta të Ramës me Tahirin që e kanë shpallur zonën Durrës- Fushë Krujë, zonë të lirë të krimit të organizuar apo “bilal-gate”me financim të paligjshëm.

Lexo edhe:

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

Nëse drejtësia shqiptare vepron me 50% të integritetit të drejtësisë amerikane, duhet ta marrë kryeministrin të pandehur.

Në këtë konteks ndodh dhe refuzimi i Edi Ramës për zgjidhje funksionale. Javën e kaluar i bëra thirrje. Ai bën lojë të dyfishtë me ndërkombëtarët, u thotë “jam gati të refuzoj çfarëdo të propozohet” dhe nga ana tjetër… Sepse dëshiron ndëshkimin e Reformës.

Ne jemi në kushtet kur nuk kemi votat për të diktuar një reformë sipas Venecias, por insistojmë që vullneti i Venecias të materializohet i plotë në draftin kushtetues. Ka një rrugë dhe rruga është të pranojë formulën e propozimit. Ky është propozimi i tretë.

Edi Rama vazhdon të insistojë në mospranimin e këtij propozimi nga frika e reformës në drejtësi dhe përgatitet për të dështuar këtë reformë me pretekstin për t’ia lënë në derë opozitës.

Rrugët e zgjidhjes janë në tavolinë dhe së shpejti ne do t’ia bëjmë të njohur këtë. Duhet ta dini dhe të jeni të sigurtë se opozita ka dhënë zgjidhje të përputhur me Venecian dhe në parim zgjidh çdo kundërshtim të Edi Ramës.

Nuk ka më kundërshtime. Pret vetëm që në 21 korrik t’a drejtojë gishtin tek opozita, po gishtin ia ka prerë Bilali me shokë. E presim të reflektojë.

Kjo nuk është përplasje Basha-Rama. As kacafytje me mazhorancën.

Sot ofertën e ka mbi tavolinë. Nëse ka një kundërshtim, ta paraqestë atë më shkrim dhe ne ta bëjmë atë publik para çdo qytetari. E rëndësishme është se formula jonë është bazuar në opinionin final të Venecias,” theksoi Basha.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

08:13 : 09/10/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Vranësira kalimtare dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, moti për sot

08:09 : 09/10/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025
AKTUALITET

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025
Para

Të dhëna befasuese, yjet që nuk janë me origjinë amerikane

TË GJITHA

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

08:13 : 09/10/2025
Foto ilustruese

Vranësira kalimtare dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, moti për sot

08:09 : 09/10/2025

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com