• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Intervista/ Rama: Ne do vazhdojmë drejt BE, dalja e Anglisë ka pasoja negative

12:05 : 06/07/2016
në POLITIKE
Kryeministri Edi Rama, gjate nje konference te perbashket shtypi, me homologun e tij italian Matteo Renzi, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tiranes./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a press conference with Italian counterpart Matteo Renzi, who is on an official visit in Tirana.

Kryeministri Edi Rama, gjate nje konference te perbashket shtypi, me homologun e tij italian Matteo Renzi, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tiranes./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a press conference with Italian counterpart Matteo Renzi, who is on an official visit in Tirana.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur sërish për të ardhmen e Anglisë.

Gjatë samitit të Ballkanit, të mbajtur në Paris, ai u pyet nga France Culture nëse dalja e Britanisë së Madhe nga BE e kishte vënë në rrezik qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor, duke shtyrë perspektivën europiane, ashtu siç shprehej ai përpara referendumit në një shkrim për “The Times”. Kryeministri thotë se pavarësisht Brexit, Ballkani do të vazhdojë në rrugën e integrimit, pasi nuk ka asnjë mundësi tjetër. Ai nuk flet më për rrezik, ashtu si para Brexit. Nga ana tjetër ai u është kthyer komenteve për Anglinë, duke thënë ajo që ndodhi me të, mund të ketë vetëm pasoja negative.

Intervista e shpërndarë nga zyra e shtypit në kryeministri

FC – Në javën e referendumit të Britanisë, Edi Rama i ra kambanave të alarmit në një editorial të publikuar për “The Times”. Sipas tij, një Brexit mund të vendoste në rrezik qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor, duke shtyrë perspektivën europiane. Tani që Brexit u konfirmua, Kryeministri shqiptar thotë se Ballkani mbetet i vendosur që t’i bashkohet Europës.

Rama – Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë, pasi procesi i integrimit, është një proces modernizimi i pakthyeshëm. Nuk kemi asnjë mundësi tjetër. Në përgjithësi, ajo që më duket e çuditshme është se në botën e euroskeptikëve nuk flitet asnjëherë se BE është një projekt i paqes dhe sigurisë.
Si mund të jemi më të sigurtë e të garantojmë një jetë më të sigurt për të rinjtë? Përmes Bashkimit Europian apo përmes kthimit në të shkuarën?

Lexo edhe:

Presidentja Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë

Varr Bizantin në Siri/ I lashtë rreth 1500 vjet, zbulohet në rrënojat e një banese

FC – Maqedonia konsiderohet si kandidat për anëtarësimin që nga 2004-ta, Mali i Zi në 2008, Shqipëria dhe Serbia në 2009-n. Për Shqipërinë nuk është hapur ende asnjë kapitull negociimi, diçka për të cilën Kryeministri Rama është me të vërtetë i keqardhur.

Rama – Moshapja e bisedimeve do të thotë moskrijim të kushteve për vendet tona për të lëvizur në rrugën e duhur. Duhet kuptuar se ka një diferencë thelbësore midis bisedimit dhe anëtarësimit. Për mua është e qartë që sot nuk jemi në lartësinë e duhur, por për të qenë në lartësi pas 10 vitesh duhet të negociojmë sot, pasi nuk ka alternativë tjetër. Duhet të negociojmë pasi negocim do të thotë modernizim, fuqizim të institucioneve dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës, jo vetëm sipas vlerave, por edhe sipas modelit të funksionimit të Bashkimit Europian

FC – Për Ramën, euroskeptikët nuk kanë asnjë program tjetër përveç nacionalizmit.

Rama – Nuk është projekti që çalon, në principet apo vlerat e tij, por fakti që projekti nuk është përmbushur ende. Ndaj ky është një projekt që duhet përmbushur me shumë vizion dhe kurajo, për të bërë të mundur që t’i japë përgjigje disa problemeve që aktualisht nuk mund të marrin përgjigje
Mjafton të shohësh se si kanë ndryshuar gjërat në Ballkan për të kuptuar forcën e Europës mbi njerëzit dhe elitat politike të Ballkanit. Duhet vetëm të kujtojmë që kanë kaluar 3 vjet që kemi hyrë në një proces tërësisht të ri dhe që është një gjë që nuk mund të konceptohej deri pesë vjet më parë. Vendet e Ballkanit bashkëpunojnë për paqen e sigurinë e përbashkët dhe kërkojnë ura bashkëpunimi midis tyre. Mjafton të shohësh se çfarë ka ndodhur mes shqiptarëve dhe serbëve në dy vitet e fundit. Është një afrim historik. Kjo ka ndodhur pasi forca tërheqëse e Europës e ka të bërë atë të mundur. Mbyllja në vetvete në Francë, në Angli, etj do të thotë të kthehesh pas në një histori që bëri të domosdoshëm vetë krijimin e BE-së. Ajo që po ndodh tani në Angli është diçka me pasoja që mund të jenë vetëm negative.

Lajme të lidhura

RAJONI

Presidentja Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë

20:41 : 09/06/2025
BOTA

Varr Bizantin në Siri/ I lashtë rreth 1500 vjet, zbulohet në rrënojat e një banese

20:41 : 09/06/2025
AKTUALITET

Itali/ Atentati ndaj një shqiptari, dyshime për vrasës me pagesë

20:31 : 09/06/2025
SPORT

FOTO/ U largua nga Egnatia, lojtari del në stërvitje në shtëpinë e Tiranës

20:26 : 09/06/2025
AKTUALITET

Semaforët në Tiranë ndizen njëkohësisht për këmbësorë dhe mjete, rrezik për aksidente

20:23 : 09/06/2025
AKTUALITET

Situata e inflacionit në Shqipëri/ Më shtrenjtë vijojmë të paguajmë për ushqimet

20:18 : 09/06/2025
Para

Tiranë, makina Benz përplas të moshuarin

TË GJITHA

Presidentja Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë

20:41 : 09/06/2025

Varr Bizantin në Siri/ I lashtë rreth 1500 vjet, zbulohet në rrënojat e një banese

20:41 : 09/06/2025

Itali/ Atentati ndaj një shqiptari, dyshime për vrasës me pagesë

20:31 : 09/06/2025

FOTO/ U largua nga Egnatia, lojtari del në stërvitje në shtëpinë e Tiranës

20:26 : 09/06/2025

Semaforët në Tiranë ndizen njëkohësisht për këmbësorë dhe mjete, rrezik për aksidente

20:23 : 09/06/2025

Situata e inflacionit në Shqipëri/ Më shtrenjtë vijojmë të paguajmë për ushqimet

20:18 : 09/06/2025
Ish-të dënuar dhe aktivistë të rinj bashkojnë forcat për mbrojtjen e kujtesës në Spaç

Kujtime nga Spaçi: Ish-të burgosurit ritakohen në betejën ‘për mbrojtjen e ferrit’

20:16 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com