• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

INSTAT: Femrat drejtojnë ndërmarrje të vogla

14:50 : 26/06/2016
në EKONOMI

Në vitin 2015, ndërmarrjet e administruara ose të drejtuara nga femrat zënë 31,3% të ndërmarrjeve aktive gjithsej, sipas INSTAT. Përqendrimi më i lartë i femrave si administratore ose drejtuese është në aktivitetin tregtar, me 36,5%.

Qarku i Tiranës ka edhe përqendrimin më të madh, 47,5% të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat, ndërsa përqindja më e ulët, 5,6% është në Qarkun e Kukësit.

Ndërmarrjet e drejtuara nga femrat janë kryesisht ndërmarrje me 1-4 të punësuar, të cilat zënë 93% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat. Megjithatë femrat drejtojnë 20.4% të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar.

Gjithsej, sipas të dhënave të INSTAT janë rreth 47.7 mijë ndërmarrje që kanë pronare, ose administratore femra. Nga këto, vetëm 337 kanë mbi 50 punonjës, ndërsa 44.4 mijë kanë 1-4 punonjës.

Qarku me numrin më të madh të ndërmarrjeve me mbi 50 punonjës që kanë administrator, ose pronare femra, është Shkodra, me 27% të totalit, ose 90 të tilla, e ndjekur nga Tirana me 67 kompani. Më pas renditen Durrësi, Elbasani e Vlora.

Lexo edhe:

E frikshme, ministrja përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp (Video)

Ankohet Erion Braçe: Askush nuk po punon, të gjithë presin se kush do bëhet ministër e drejtor

 

Rriten gratë pronare

Gjatë vitit 2015, numri i grave, pronare të bizneseve të reja u shumëfishua ndjeshëm, në krahasim me dy vitet paraardhëse. Sipas të dhënave të QKR-së, vitin e kaluar, gratë ishin 100% pronare të mbi 13,000 bizneseve të reja nga rreth 1,520 që ishte ky numër në vitin 2014.

Në të njëjtën periudhë, bizneset e hapura prej tyre zunë 34.2% të totalit të sipërmarrjeve fillestare, në po të njëjtën periudhë.

Numri më i lartë i ndërmarrjeve të reja të hapura në vitin 2015 ishte në Qarkun e Vlorës, me 42.2% të totalit në atë qark, i ndjekur nga Fieri me 40.3% dhe Gjirokastra 39.7%. Përqindja më e ulët ishte në Kukës, me 28%.

 

Objektivi, në fund të 2020-s 35%, e sipërmarrjeve do të drejtohen nga gratë

Gratë sipërmarrëse do të mund të drejtojnë 35% të sipërmarrjeve në vitin 2020. Ky është objektivi i përcaktuar në dokumentin e politik të përfshirjes sociale për periudhën 2016-2020. Në të përcaktohet barazia gjinore në tregun e punës, si një nga synimet kryesore për zhvillimin e ekonomisë dhe që do të arrihet përmes ndryshimeve legjislative për paga të barabarta, nxitja e masave të diskriminimit pozitiv në sektorët ku gratë janë të nënpërfaqësuara dhe përmirësimi i qasjes në kredi dhe mbështetja e bizneseve.

Strategjia thekson nevojën për promovimin e bizneseve sociale, por edhe për hartimin e programeve mbështetëse me qëllim forcimin e aftësive të tyre për drejtimin e biznesit.

Në këtë fushë, një rol të rëndësishëm mund të luajë ngritja e kooperativave dhe sipërmarrjeve sociale, duke ndjekur shembujt e suksesshëm që janë zbatuar në vende të tilla si Italia Veriore dhe vende të tjera në Europë.

“Masa e nënpërfaqësimit të grave është më e lartë në sektorin privat jobujqësor, ku vetëm 33.4% e punonjësve janë gra, ndërsa shifra në sektorin publik është 48%.

Gratë janë gjithashtu të nënpërfaqësuara në organizatat e shoqërisë civile, vetëm 18,2% e të cilave drejtohen nga gra. Një përqindje e ngjashme e menaxhereve të bizneseve private janë gra. Shumica e bizneseve të regjistruara të drejtuara nga gra gjenden në Tiranë (31%) dhe Elbasan (30%). Ndonëse rreth 70% e grave që jetojnë në zonat rurale punojnë në bujqësi, vetëm 6% e fermave janë në pronësi ose nën menaxhimin e tyre. Përveç kësaj, shumë gra në zonat rurale punojnë në punë të papaguara familjare, çka rrit rrezikun që ato të jenë në një gjendje të cenueshme shfuqizimi dhe varësie ekonomike”, thuhet në dokument.

Lajme të lidhura

BOTA

E frikshme, ministrja përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp (Video)

18:59 : 09/09/2025
AKTUALITET

Ankohet Erion Braçe: Askush nuk po punon, të gjithë presin se kush do bëhet ministër e drejtor

18:58 : 09/09/2025
RAJONI

Komplikime gjatë lindjes, 31-vjeçarja vdes në QKUK disa ditë pasi humbi foshnjën

18:36 : 09/09/2025
BOTA

Analiza: Houthi-t, nga terroristë në partnerë të paqes së Trump

18:34 : 09/09/2025
BOTA

Nga Mark Ruffalo te Javier Bardem, rreth qindra artistë bojkotojnë institucionet izraelite të filmit

18:27 : 09/09/2025
AKTUALITET

Ju garantohet nga ligji, por personave me aftësi të kufizuara nuk u jepet asistenca personale

18:19 : 09/09/2025
Para

Energji në treg të lirë për 6200 biznese

TË GJITHA

E frikshme, ministrja përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp (Video)

18:59 : 09/09/2025

Ankohet Erion Braçe: Askush nuk po punon, të gjithë presin se kush do bëhet ministër e drejtor

18:58 : 09/09/2025

Komplikime gjatë lindjes, 31-vjeçarja vdes në QKUK disa ditë pasi humbi foshnjën

18:36 : 09/09/2025

Analiza: Houthi-t, nga terroristë në partnerë të paqes së Trump

18:34 : 09/09/2025

Nga Mark Ruffalo te Javier Bardem, rreth qindra artistë bojkotojnë institucionet izraelite të filmit

18:27 : 09/09/2025

Ju garantohet nga ligji, por personave me aftësi të kufizuara nuk u jepet asistenca personale

18:19 : 09/09/2025

Shpërthim në një fabrikë në Napoli, një i vde*ur dhe dy zjarrfikës të plagosur

18:11 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com