• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuza për vjedhjen e 8 mln lekëve, Prokuroria çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Krujës

12:29 : 24/06/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Prokuroria e Krujës mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-kryetarin e Bashkisë së qytetit deri në vitin 2015, Shkëlzen Hoxha, i akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.

Ish-kryebashkiaku akuzohet për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” në vlerën 8 mln lekë të reja.

Me të njëjtën akuzë, Prokuroria ngarkon edhe administratorin e kompanisë “Regli” shpk, Njazi Prençi. Së bashku me ta, Prokuroria e Krujës akuzon për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës” edhe ish-zyrtarët e Bashkisë Krujë, Xhuma Roshi, Indrit Fida dhe Spartak Shehu. Ndërkohë që është vendosur sekuestro preventive mbi të gjithë asetet e kompanisë “Regli”.

Të gjithë këta persona akuzohen se kanë abuzuar me fondin e emergjencës, i cili u është akorduar për “Sistemimin e përroit, lagjia nr.1, Ura e Madhe-Krujë, me vlerë 20.520.000 lekë me Tvsh”. Prokuroria ka nisur hetimin në bazë të një kallëzimi të Bashkisë Krujë, të dorëzuar në fund të vitit 2015. Nga hetimi i Prokurorisë së Krujës ka rezultuar se, vlera në terren e investimit në këtë projekt është shumë më e vogël, duke arritur në konkluzionin se ish-kryetari i Bashkisë dhe administratori i kompanisë që fitoi procedurën e prokurimit, kanë vjedhur mbi 8 milionë lekë të reja.

Bashkia Krujë ka konstatuar problematikën në terren, pas ankesave të qytetarëve të ndryshëm. Sipas shqetësimit publik, në dimrin e vitit 2014, zona Ura e Madhe-Krujë u përmbyt nga shirat e shumtë. Në pranverën e vitit 2015, pak para zgjedhjeve lokale, Bashkisë Krujë iu akordua fond emergjence nga ana e Ministrisë së Brendshme për sistemimin e përroit, me qëllim shmangien e përmbytjeve në vijim. Por, edhe pas sistemimit, situata e përmbytjeve nuk ishte shmangur dhe kjo u evidentua në dimrin e vitit 2015, kur zona u përmbyt sërish.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen

Në këto kushte, Bashkia Krujë dorëzoi kallëzimin në Prokurori, e cila zhvilloi hetimet. Në bazë të veprimeve proceduriale rezultoi se, ish-kryetari i Bashkisë, Shkëlzen Hoxha, në mars 2015 ka njoftuar 5 firma për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit për sistemimin e përroit. Nga shqyrtimi i procedurave, rezultoi se 2 prej 5 kompanive të ftuara, nuk i ishte bërë i ditur afati i dorëzimit të dokumentacionit. Këto dy kompani nuk morën pjesë në tender, për shkak të mungesës së dijenisë për datën. Ndërkohë, nga 3 kompanitë e tjera, u shpall fituese “Regli” shpk”.
Sistemimi i përroit ishte parashikuar të përfundonte brenda dy muajve, pikërisht në Maj 2015. Por, rezulton se ai është përfunduar dhe marrë në dorëzim në 24 qershor 2015, një ditë pas zgjedhjeve lokale, në të cilat Shkëlzen Hoxha rezultoi humbës. Projekti, i cili sipas dokumentacionit të nënshkruar nga ish-kryebashkiaku, ishte përfunduar brenda parametrave, rezultoi më pas nga hetimi i Prokurorisë se kishte mangësi të theksuara, shmangie nga projekti fillestar dhe ulje të ndjeshme të kostove të parashikuara.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Prokuroria e Krujës akuzon shtetasit, si më poshtë:

1. Shkëlzen Hoxha, ish-kryetar i Bashkisë Krujë, për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
2. Njazi Prenci, administrator i “Regli” shpk”, për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
3. Subjekti “Regli shpk”, për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”
4. Spartak Shehu, kolaudator, i akuzuar për “Falsifikim dokumentash”;
5. Indrit Fida, ish-zyrtar i Bashkisë Krujë, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”;
6. Xhuma Shoshi, ish-zyrtar i Bashkisë Krujë, akuzuar për “Shpërdorim detyre”.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 20/07/2025
AKTUALITET

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen

22:50 : 20/07/2025
AKTUALITET

“Gabim i mesit të natës, njësoj si me Dash Sulën”/ Shabani: Dajë Zeqirin nuk e futa unë në listë

22:34 : 20/07/2025
AKTUALITET

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

22:15 : 20/07/2025
AKTUALITET

831 ha tokë për park fotovoltaik në Kaninë/ Këshilli Bashkiak: Nuk e zotërojmë truallin, s’marrim vendim

22:06 : 20/07/2025
AKTUALITET

PAMJET/ Zjarr në malin e Moravës në Korçë, dyshohet i qëllimshëm

21:43 : 20/07/2025
Para

Videoklipi për Shqipërinë nga David Guetta ndër më të klikuarit (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 20/07/2025

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen

22:50 : 20/07/2025

“Gabim i mesit të natës, njësoj si me Dash Sulën”/ Shabani: Dajë Zeqirin nuk e futa unë në listë

22:34 : 20/07/2025

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

22:15 : 20/07/2025

831 ha tokë për park fotovoltaik në Kaninë/ Këshilli Bashkiak: Nuk e zotërojmë truallin, s’marrim vendim

22:06 : 20/07/2025

PAMJET/ Zjarr në malin e Moravës në Korçë, dyshohet i qëllimshëm

21:43 : 20/07/2025

“Far West” në Sarandë/ Persona të armatosur e në kërkim lëvizin lirshëm, plagosen njerëz, policia fle

21:33 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com