• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pajisja përgjuese/ “IMSI Catcher” lëvizi afër Llalës, ministrive dhe RTSH-së

10:02 : 17/06/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Shërbimi Informativ Shtetëror i ka dërguar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Përgjithshme një raport informues përsa i përket pajisjes përgjuese IMSI Catcher.

Ka qenë kjo e fundit që ka vendosur që raportin t’ua dorëzojë prokurorëve që po hetojnë çështjen e pajisjes “IMSI Catcher” Raporti në fjalë duket se është vazhdim i informacionit të parë të përcjellë nga SHISH në prokurori, në lidhje me marrjen e sinjalit për hyrjen e pajisjes në Shqipëri në datën 12 mars 2016, me një automjet të markës “BMË”, nga porti i Durrësit.

Informacioni i parë u bë shkak për nisjen e hetimeve, ndërkohë raporti i ditëve të fundit i mbërritur në prokurori duket se është një thellim më tej i të dhënave që janë pasuar me “ndjekjen” e pajisjes në të gjitha lëvizjet e saj në territorin e Shqipërisë. Kjo ndjekje është bërë me qëllim garantimin e sigurisë kombëtare për të verifikuar çdo situatë kur zyrtarë të shtetit shqiptar mund të përgjoheshin në mënyrë të paligjshme. Burime të prokurorisë të pyetura dje nga gazeta “Panorama” pranuan ekzistencën e raportit, por nuk bënë komente në lidhje me përmbajtjen e tij. Zyrtarë të Akuzës thanë ndërkohë se fjala është për një informacion operativ që në këtë fazë nuk ka efektin e provës, pasi duhet mbështetur me dëshmi dhe fakte shtesë për t’u marrë i mirëqenë.


LËVIZJA E PAJISJES

Raporti i institucionit përgjegjës për sigurinë kombëtare, SHISH, vlerëson se pajisja “IMSI Catcher” ka lëvizur disa herë në Tiranë. Burimet e çështjes thanë se informacioni i përcjellë nga organet e specializuara pretendon se automjeti me pajisjen “IMSI Catcher” ka pasur një lëvizje intensive dhe disaditore në zonën pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë.

Po kështu, një lëvizje e përqendruar dhe e vazhdueshme e pajisjes është konstatuar sipas raportit në zonën e qendrës së Tiranës, veçanërisht pranë Bashkisë së Tiranës dhe disa ministrive aty (ministria e Brendshme aktualisht është boshatisur, pasi po rikonstruktohet). Një tjetër zonë ku pretendohet se pajisja ka lëvizur dhe ka qëndruar vazhdimisht është zona e Rrugës së Elbasanit, veçanërisht zona pranë Radiotelevizionit Shqiptar.

Lexo edhe:

Anulohen qindra fluturime në SHBA, arsyeja

Elita e Nju Jorkut shpërngulet në Florida pas fitores së Mamdanit

Burimet e hetimit thanë se raporti përmban disa të dhëna edhe për personat që kanë qenë në automjetin ku ndodhet pajisja e montuar, por informacionet në fjalë janë të përgjithshme dhe të pakonfirmuara, dhe për me tepër nuk mund të bëhen publike. Sipas burimeve në fjalë, krejt raporti është i bazuar në informacione të mbledhura me sa duket gjatë një vëzhgimi që u është bërë lëvizjeve të automjetit tip “BMË”, në të cilin është montuar pajisja “IMSI Catcher”. Panorama.al

Lajme të lidhura

BOTA

Anulohen qindra fluturime në SHBA, arsyeja

09:19 : 07/11/2025
BOTA

Elita e Nju Jorkut shpërngulet në Florida pas fitores së Mamdanit

09:17 : 07/11/2025
BOTA

Miratohet paga prej 1 trilionë dollarësh për Elon Musk te Tesla

09:07 : 07/11/2025
AKTUALITET

Struktura e punësimit/ Në 20 vjet Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim për profesionet e kualifikuara

09:06 : 07/11/2025
AKTUALITET

Maliqi: Kreshnik Hajdari drejt shkarkimit dhe arrestimit

08:51 : 07/11/2025
RAJONI

Vrau dy vëllezërit në derë të shtëpisë së tyre, arrestohet dhëndri i familjes!

08:49 : 07/11/2025
Para

Reforma në Drejtësi/ Ambasadori amerikan takon përsëri Bashën

TË GJITHA

Anulohen qindra fluturime në SHBA, arsyeja

09:19 : 07/11/2025

Elita e Nju Jorkut shpërngulet në Florida pas fitores së Mamdanit

09:17 : 07/11/2025

Miratohet paga prej 1 trilionë dollarësh për Elon Musk te Tesla

09:07 : 07/11/2025

Struktura e punësimit/ Në 20 vjet Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim për profesionet e kualifikuara

09:06 : 07/11/2025

Maliqi: Kreshnik Hajdari drejt shkarkimit dhe arrestimit

08:51 : 07/11/2025

Vrau dy vëllezërit në derë të shtëpisë së tyre, arrestohet dhëndri i familjes!

08:49 : 07/11/2025

SHBA zgjat sanksionet ndaj Iranit për një vit

08:46 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com