• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Përgjimet, Berisha: Rama përdor Italinë si mburojë

13:51 : 15/06/2016
në POLITIKE

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një bashkëbisedim me gazetarët ku ka folur për çështjet kryesore të aktualitetit, duke nisur me përgjimet dhe reformën në drejtësi. Berisha tha se çështja e përgjimeve është një skandal që rëndon mbi kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, Rama ka urdhëruar përgjimin dhe kërkon të përdorë Italinë si mburojë.

“Nuk ka ndodhur kurrë në 25 vite që një kryeministër dhe një ministër i brendshëm ta shndërrojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në qendër përgjimi të zyrtarëve, të opozitës, gazetarëve etj. Mendoj se ky është një krim i shëmtuar. Kemi të bëjmë me një shkelje të kushtetutës dhe të gjitha ligjeve të privatësisë.

Po kaq kriminal është follow-api i kësaj çështje. Rama për të shpëtuar përgjegjësinë e tij nuk e ka për gjë, të përdorë Italinë mike si mburojë për veten e tij dhe ky përbën një akt shumë të rëndë, të dënueshëm dhe i them Edi Ramës se kurrë nuk do të shpëtosh nga ky skandal. Gabimi yt fatal të përdorësh Italinë si mburojë. Ky regjistrim vepër e jotja, e urdhëruar dhe e organizuar nga ti me mercenarët e tu në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Nëqoftëse ka një aferë mes zyrtarëve të vegjël është për t’u hetuar por nuk ka asnjë lidhje me qëllim të autoriteteve zyrtare italiane. Është vepër e shëmtuar e kreut të qeverisë shqiptare, maniak i vërtetë i përgjimeve”, deklaroi Berisha.

“PROKURORIA TË HETOJË MERCENARËT QË SHKELIN LIGJIN”
Berisha e ka vijuar deklaratën e tij duke akuzuar ministrin Tahiri, kryeministri Rama dhe drejtorin e policisë së Tiranës, Ardian Çipa.
“Sulmi prej banditi i Saje qorrit ndaj gjykatësit është një akt tjetër kriminal për të cilin duhet të bëhet përgjegjës deri në një. Njoftimet e djeshme se Edi Rama ka urdhëruar shqyrtimin e vendimeve gjyqësore të gjykatësit, përbën aktin më të shëmtuar dhe më policesk të kësaj bande në qeveri që nuk njeh ligje as kushtetutë. I bëj thirrje Prokurorit të përgjithshëm, prokurorisë së Tiranës të nisë hetimet ndaj këtyre mercenarëve që shkelin kushtetutën ligjet. Të hetojë Ardian Çipën, këtë mercenar të ndyrë që kërcënon njësoj si Shullazi prokurorë të këtij vendi. Ardian Çipa polic i lidhur kokë e këmbë me trafiqet dhe krimin. Njeriu që largoi Genti Xhixhon me makinën e tij në aeroport. Është njeriu që si Shullazi që kapi rektorin në mes të sheshit, thërret në zyrë zyrtarë të drejtësisë dhe iu tregon familjet dhe fëmijët. Ndaj këtij mercenari duhet të veprojë me urgjencë ligji. Situata është alarmante. I bëj thirrje Presidentit të ndjekë me angazhimin maksimal deri në mbledhjen e këshillit kombëtar të sigurisë pasi banditë me dhe pa uniformë duan të marrin inat kushtetuese. Rama ka përgjuar presidentin, kreun e opozitës, kreun e parlamentit, deputetë, gazetarë, analistë. Nuk mundet të shpëtojë nga akti anti-kushtetues që ka kryer”, deklaroi Berisha.

“SHQIPËRIA E MBJELLË ME DROGË NGA VERIU NË JUG, TË SHPALLET EMERGJENCË”
Berisha ka folur edhe për kultivimin e kanabisit. Ai tha se këtë vit Shqipëria ka më hsumë kanabis se 25 vite të marra së bashku. “Së treti, Shqipërinë po e mbulon krimi. Unë çdo ditë kam dhënë të dhëna mbi arat e pafundme të kanabisit që shtrihen në të gjitha skajet e vendit, në thellësitë e alpeve ku ka vetëm stane gjer në skajin më jugor të vendit. Shqipëria ka kanabis të mbjellë më shumë se ç’është mbjellë në 25 vite të marra së bashku. E tëra është në patronazhin e policisë së krimit. Bëra denoncimin e plantacionit në Berat, ishin 11 mijë, shkulën 4 mijë dhe të tjerat janë aty dhe shkarkuan 2 oficerë policie se kujtuan se më informuan. Por mua më informojnë qytetarët.
Plantacionet e bregut të Vjosës, qarkullon një emër, Bashkim Tahiri, nuk preken.
Shkoni në Peshkopi, toka jepet me 2-3 mijë euro hektari për t’u mbjellë kanabis. Shkoni në Shkodër, Mat, Mirditë. Është mbushur Shqipëria. Kanabis më shumë se 25 vite të marra së bashku. Të shpallet emergjenca çështja e kanabisit në Shqipëri mbasi do të ndotë Europën në sasi kolosale të paimagjinueshme”, tha Berisha.

Lexo edhe:

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

“RAMA VARRMIHËS I KONSENSUSIT”
Ish-kryeministri ka folur edhe për çështjen kryesore të ditës, reformën në drejtësi duke akuzuar Ramën se nuk do integrimin e vendit.
“Pika e katërt: I bëj thirrje Edi Ramës mos u bëj varrmihës i konsensusit se historia do të dënojë në mënyrë të pamëshirë. Në vend se të falënderosh opozitën dhe ua them këtu se nuk di km në Europë që nuk do falënderonte opozitën që la dhjetëra vërejtje dhe u mor vetëm me një kërkesë substancë të Venecias dhe i tha unë do e miratoj reformën. Ky i tregon linjat e kuqe, njëlloj siç i tregoi miku i madh i shqiptarëve Bush, Sllobodan Millosheviçit për Kosovën. Ky tregon linjat e kuqe me të madhe.
Ju them shqiptarëve edhe njëherë se njeriu që mbajti 2 vjet peng statusin e kandidatit për 3 ligje po mban peng hapjen e negociatave se është armik i integrimit tuaj. Ky e di se integrimi e shkrin këtë, e bën të paqenë. E di se afrimi me Europën është shkatërrimtar për të, për perandorinë e krimit”, tha ai.

Lajme të lidhura

SPORT

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025
BOTA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025
BOTA

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025
RAJONI

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025
Para

Vrasja në Tropojë, identifikohen autorët e dyshuar, shpallen në kërkim dy vëllezër

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com