Granit Xhaka ka përgatitur atlete speciale për takimin me Rumaninë.
Fotografinë e këtyre atleteve i ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, ku figurojnë emrat e gjithë anëtarëve të familjes së tij.
Emri i vëllait të tij, Taulantit, babait Ragipit dhe anëtarëve tjerë të familjes figurojnë në atletet e lojtarit.
Vlen të ceket se Zvicra nesër do të përballet me Rumaninë me fillim në ora 15:00. /Telegrafi/