• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Hija që po bie mbi votimet për Shtëpinë e Bardhë

11:41 : 14/06/2016
në OP-ED

Nga Massimo Gaggi/ Corriere della Sera

Ka nisur “via crucis” e Amerikës drejt votimeve të nëntorit, edhe pse hëpërhë nuk bëhet fjalë për atentate të planifikuara në tryezë nga ata që duan të nxitin një klimë “përplasjesh mes qytetërimesh” në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane. Masakra e Orlandos, pavarësisht përmasave të saj mbresëlënëse dhe origjinës afgane të vrasësit, duket si krimi i një të çekuilibruari i shtyrë nga urrejtja kundër një pakice, që në këtë rast ishte ajo e gejve. Diçka e ngjashme me sulmet e “white supremacist” kundër zezakëve në një kishë në Charleston apo në një tempull sikh në Ëisconsin. Por nuk do të mungojnë imituesit në një vend të armatosur gjer në dhëmbë që me zgjedhjet ofron një skenë të jashtëzakonshme për terroristët e marrë.

Vera e Shteteve të Bashkuara, që ishte nxehur që më parë nga një fushatë elektorale tepër e ashpër nga të dyja frontet dhe nga perspektiva e kundërshtimeve kundër Donald Trump gjatë “convention” në Cleveland, rrezikon të shoqërohet nga masakra të shumta (dje pati një alarm edhe në Los Angeles), që jo domosdoshmërisht mund të planifikohen nga një central terrorist. Dhe për këtë arsye janë edhe më të rrezikshme dhe të paparashikuara.

Pas maskarës së San Bernardinos, në dhjetor, ishte përhapur frika se atmosfera e nxehur e fushatës elektorale mund të nxiste atentate të tyjera nga “ujqërit e vetmuar”. Pas masakrave të 11 shtatorit 2001 forcat amerikane kanë ëmsuar të parandalojnë sulmet në shkallë të gjerë të organizatave si Al Kaeda, ndërkohë që është shumë më e vështirë të zbulosh sulmet individuale të frymëzuara në internet nga Isis. Ka mbi 800 hetime që po kryhen në vend ndaj qytetarëve amerikanë që dyshohen se i juanë bashkuar apo duan t’i bashkohen organizatave terroriste të Islamit radikal.

Është tepër e vështirë të kuptosh se kush është me të vërtetë i rrezikshëm kur shqyrtohen vetëm disa qëllimed të thjeshta dhe jo krime të kryera më parë. Receta të thjeshtëzuara (përveçse të paligjshme dhe kundërprodhuese) si ajo e Donald Trump që dëshiron t’ua ndalojë hyrjen në SHBA myslimanëve, shfasqin një papajtueshmëri të plotë me një rast si ai I masakrës së kryer nga Omar Mateen i cili ishte tërësisht qytetarbn amerikan: kishte lindur në SHBA, punonte në fushën e sigurisë dhe kishte të gjitha licencat e nevojshme për të mbajtur armët me të cilat e krey maskarën.

Lexo edhe:

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

Më tepër se te terrorizmi, masakra e Orlandos na çon të masakrat e pakuptimta nëpër shkolla, kinema dhe në kampuset universitare të Amerikës. Dhe te “krimet e urrjetjes” të ekstremistëve të supremacisë së bardhë të cilët herë aps here kanë vënë në shënjestër pakicat e dnryshme etnike dhe fetare. Kësaj here mungesa e tolerancës ka ardhur nga një burrë me origjinë afgane, por i tiji duket se është gjesti i një të çekuilibruari të dhunshëm më tepër se sa ai i një ekstremisti fetar me një axhendë të saktë. “Ishte I dhunshëm” tregojnë miqtë e tij. “Ishte xhindosur pasi pa dy gay që po putheshin përpara fëmijëve dhe gruas së tij”, u përpoq të shpjegonte babai i tij. Me pak fjalë një krim sa i rëndë aq edhe i vështirë për t’u parandaluar. Dhe nëse pas San Bernardinos Barack Obama i kishte mëshuar pistës së terrorizmit por kishte këmbëngulur me ton të kujdesshëm mbitëgjitha mbi nevojën për të mos u rrëmbyer nga reagime të tepruara dhe raprezalje prej “përplajsjeje qytetërimesh”, kësaj here preësidenti shfaqi mbitëgjitha frustrim dhe zemëratë për shpeshtësinë e vrasësve të masave që vijojnë të përsëriten në një vend në të cilin qarkullojnë të paktën 300 milionë armë zjarri, një për çdo banor.

Obama foli për terrorizëm, por edhe, haptazi, për “krim urrejtjeje” ndaj një pakice tepër të rrezikuar, asaj homoseksuale, e goditur në njëfarë mënyre në vendin më të shenjtë për të: në një prej klubeve në të cilat kush refuzohet nganjëherë nga shoqëria dhe ndoshta edhe nga vetë familja e tij, kishte shkuar të kërkonte përkrahje dhe solidaritet. Më shumë se sa prapaskena e mundshme terroriste me stapmë islamike, është kjo risi tronditëse që e ka goditur më shumë presidentin, së bashku me aftësinë e një personi të vetëm për të vrarë me dhjetëra të tjerë, me një armë të vetme tepër të fuqishme: një armë të vërtetë të shkatërrimit në masë – një pushkë sulmi -, mëse e ligjshme, duke parë dështimin e përpjekjeve të Shtëpisë së Bardhë për t’I ndaluar më të rrezikshmet, ato luftarake.

Obama nuk ia doli mbanë dhe e di se nuk do t’ia dalë. Fill pas atentatit në Orlando Nra-ja, lobby i armëve, i doli në krah të drejtës së qytetarëve për të zotëruar armën Ak-47 (kallashnikov), duke e cilësuar si një armë gjahu dhe për mbrojtjen shtëpiake. A do të kthehet humbja politike e presidentit në një avantazh elektoral për Trumpin? Kjo është frika e shumë demokratëve, por pikërisht sulme si ai i djeshmi mund ta nxjerrin në pah dobësinë e projektit të tij.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

11:34 : 15/05/2025
AKTUALITET

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025
AKTUALITET

Policia refuzon kërkesën e opozitës për protestë në Tiranë, në të njëjtën kohë me samitin e BE-së

11:05 : 15/05/2025
AKTUALITET

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

10:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

Denoncon e ëma, një 3-vjeçar dhunohet në një çerdhe në Shkodër

10:39 : 15/05/2025
Para

“Ik moj k**vë se do të shqyej”, sherr vajzash në Elbasan

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

11:34 : 15/05/2025

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025

Policia refuzon kërkesën e opozitës për protestë në Tiranë, në të njëjtën kohë me samitin e BE-së

11:05 : 15/05/2025

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

10:54 : 15/05/2025

Denoncon e ëma, një 3-vjeçar dhunohet në një çerdhe në Shkodër

10:39 : 15/05/2025

Altin Goxhaj denoncon skandalin: Votova dy herë! Pajisa e identifikimit, e manipulueshme

10:35 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com