• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Taksë e re për apartamentet, ja sa do të paguani duke filluar nga shtatori

15:01 : 12/06/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Qeveria do të ketë gati në shtator ligjin me formulën e llogaritjes për taksën e re të pronës. Pas kërkesave të vazhdueshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar për futjen e taksës së re për pasurinë e paluajtshme sipas vlerës së tregut, qeveria në letrën dërguar Fondit pranon se në muajin shtator do të ketë gati ligjin me formulën e re të taksës së pronës.

Me futjen e taksës së re të pronës e bazuar te kadastra fiskale, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të ketë rritje të të ardhurave, pasi metoda e llogaritjes do të ndryshojë. Aktualisht të ardhurat nga taksa e pronës zënë 1 për qind të GDP­së, por sipas Fondit, në vendet e tjera të rajonit ato zënë 6 për qind të GDP-­së. Kërkesa e Fondit përsëritet edhe në raportin e publikuar këtë muaj.

“Autoritetet shqiptare duhet të përshpejtojnë punën për të përfunduar kadastrën fiskale për vlerësimin e taksës së duhur për çdo pasuri të paluajtshme. Në këtë drejtim ata duhet të fillojnë hartimin e metodologjisë dhe formulës së vlerësimit”, thuhet në raport. Në zbatim të detyrimeve që qeveria ka me Fondin Monetar, ka siguruar ndërkombëtarët se do të ndryshojë sistemin e taksimit të pronës.

Ndryshimet do të sjellin metodën e llogaritjes së taksës, të cilën qeveria do ta ketë gati në shtator të 2016-­s.

“Si hap i parë kemi në plan për të futur një kadastër fiskale për të vlerësuar tatimin për çdo pronë deri në fund të 2016­-s. Paralelisht do të hartojmë ligjin me metodologjinë dhe formulën e vlerë­ simit deri në fund të shtatorit të 2016­s”, thuhet në letrën e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, dërguar Fondit Monetar.

Lexo edhe:

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

LLOGARIA

Me formulën e re të llogaritjes vlera reale e apartamenteve në treg është ajo që do të merret si bazë për taksimin. Sistemi i ri tatimor do të bazohet në regjistrimin elektronik të të gjitha llojeve të pasurive të paluajtshme në vend nëpërmjet kadastrës fiskale. Kadastra do të jetë e detajuar dhe do të përfshijë jo vetëm pronarët, por edhe të dhënat e sakta të pronës. Taksa do të jetë një përqindje e caktuar e vlerës reale të pronës, qoftë kjo apartament apo truall. Në vitin 2013, Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport të titulluar “Taksimi i pasurive të paluajtshme, potenciali i të ardhurave dhe sfidat e implementimit”.

Në këtë raport sillen disa eksperienca se si e kanë aplikuar këtë taksim vende të ndryshme të botës. Mes atyre që kanë marrë nisma së fundmi janë edhe Kroacia dhe Serbia. Përqindja që përcaktohet për t’u vjelë mund të ndryshojë, por zakonisht për banesat qëndron gjithmonë në 0.11 për qind.

Çdo vit mbi këtë vlerë mund të aplikohet një rritje në bazë të inflacionit ose mund të lihet e ngrirë dhe të ndryshojë çdo 3 apo 5 vjet. Qeveritë mund të gjykojnë edhe zbatimin e taksës progresive.

Gjithsesi, formula që zgjedh një qeveri për ta aplikuar, sipas raportit të FMN­-së, varet shumë nga situata në të cilën ndodhet vendi, niveli i formalizimit të pronës që nga mbyllja e proceseve të legalizimeve dhe problemit të mbivendosjes së pronave.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025
AKTUALITET

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025
SPORT

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025
AKTUALITET

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025
AKTUALITET

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025
AKTUALITET

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025
Para

Euro 2016, nën hijen e dhunës së huliganëve

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com