• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Tabuja/Pse i fishkëllyem Xherdanin dhe Berhamin?

20:53 : 11/06/2016
në OP-ED

Nga Andi Bushati

Përballja e kësaj pasditeje në stadiumin Felix Bollaret të Lensit mund të etiketohet pa frikë si thyerja e një tabuje. Prej kohësh mbarë shtypi ndërkombëtar e etiketonte këtë derbi vllavrasës si ndeshjen e Zvicrës A me Zvicrën B. Pra si një konfrontim mes yjeve si Shaqiri, Granit Xhaka, Berhami dhe Mehmedi me lojtarë të tjerë të një rangu inferior të cilët kishin qenë të pazotët të vishnin fanellën e përfaqësueses “Nati”.

Ajo që përmendej më shpesh qe fakti se Xhaka i madhi, Abrashi, Gashi etj kishin zgjedhur Shqipërinë sepse kjo qe mundësia e vetme që i kish mbetur për ta luajtur me skuadrat kombëtare.

Këtë të shtunë, në Lens, kjo tabu aq shumë e përfolur u rrëzua. Të kuqtë u treguan rivalë të denjë, krejtësisht të barabartë me vëllezërit e tyre të një gjaku që zgjodhën kombëtaren më të shtrenjtë.

Ata vërtet humbën, por humbja e tyre qe vetëm çështje episodesh.

Lexo edhe:

I sëmuri mendor sulmon me levë në mes të ditës, institucionet: S’ka qendra trajtimi

Trump: Do ndërpriten financimet për New Yorkun, nëse Mamdani bëhet kryebashkiak

Shqipëria u mund prej një gabimi foshnjarak të Berishës në minutën e pestë. Sado që më vonë ai bëri disa pritje të mrekullueshme, ajo dalje e gabuar, që i bëri mediat franceze ta krahasonin me personazhin e famshëm humoristik, monsieur Houlot, nuk do të shkulet nga mendja lehtë.

Shqipëria u mund prej nervozizmit dhe gafës së Canajt, që doli nga fusha para kohe.

Shqipëria u mund se Armando Sadiku humbi të pahumbshmen në pjesën e parë.

Shqipëria u mund, se fati nuk qe me Shkëlzen Gashin në minutan e 85 të lojës, kur ai humbi atë që 100 herë të tjera do ta kishte futur në portë me sy mbyllur.

Të gjitha këto episode nuk e bëjnë Shqipërinë e Lensit aspak më inferiore. Ato janë thjeshtë çmimi që një rishtar duhet të paguajë kur ulet në tryezën e të mëdhejve.

Ato janë çmimi i mungesës së eksperiencës në lojra të këtij niveli, përballja me emocionet e kompeticioneve të tilla dhe pesha e përgjegjësisë para një kombi që i ka kthyer sytë nga kjo skuadër.

Ky çmim vërtet ishte i lartë, por ai nuk lëkund aspak vlerat e një ekipi që luajti si i barabartë dhe që së paku meritoi një pikë në Lens.

Në këtë kuptim Shqipëria nuk ishte Zvicra B. As Taulanti nuk kishte pse ta kishte zili Granitin, as Shkëlzni Xherdanin, as Admiri Valonin.

Madje këtë të vërtetë të madhe e kuptuan edhe mbi 20 mijë fifozët shqipëtarë të pranishëm në Felix Bollaret. Ata vërtet vazhduan ti vërshëllenin Shaqirin, Berhamin, Mehmetin dhe Xhakën si shqipëtarë të këqij, por këtë e bënë jo nga xhelozia. As se i shihnin superiorë.

Ata këtë herë qenë thjesht kundërshtarët e radhës që për pak edhe mund ti kishim mundur. /Lapsi.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I sëmuri mendor sulmon me levë në mes të ditës, institucionet: S’ka qendra trajtimi

22:17 : 03/11/2025
BOTA

Trump: Do ndërpriten financimet për New Yorkun, nëse Mamdani bëhet kryebashkiak

22:11 : 03/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja ktheu Veliajn në detyrë! Gazetari: Shkarkimi ishte vendim personal i Ramës

22:02 : 03/11/2025
AKTUALITET

“S’e mbaj mend ç’ndodhi”/ U plagos me armë zjarri, 31-vjeçari “kyç” gojën para policisë (Emri)

21:59 : 03/11/2025
AKTUALITET

“Të q* r*bt qelbësirë”, avokati i zhvat paratë qytetarit, fyen dhe gazetaren

21:42 : 03/11/2025
AKTUALITET

Doli me bagëti në mal dhe s’u kthye më, humb 65-vjeçari në Tropojë

21:37 : 03/11/2025
Para

Një përqafim i ngrohtë që shkaktoi jo pak habi (Fotolajm)

TË GJITHA

I sëmuri mendor sulmon me levë në mes të ditës, institucionet: S’ka qendra trajtimi

22:17 : 03/11/2025

Trump: Do ndërpriten financimet për New Yorkun, nëse Mamdani bëhet kryebashkiak

22:11 : 03/11/2025

Kushtetuesja ktheu Veliajn në detyrë! Gazetari: Shkarkimi ishte vendim personal i Ramës

22:02 : 03/11/2025

“S’e mbaj mend ç’ndodhi”/ U plagos me armë zjarri, 31-vjeçari “kyç” gojën para policisë (Emri)

21:59 : 03/11/2025

“Të q* r*bt qelbësirë”, avokati i zhvat paratë qytetarit, fyen dhe gazetaren

21:42 : 03/11/2025

Doli me bagëti në mal dhe s’u kthye më, humb 65-vjeçari në Tropojë

21:37 : 03/11/2025

“U bë pishman për zgjedhjet në Tiranë”, Qori: Rama porositi vendimin e GJK pro Veliajt

21:29 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com