• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ahmetaj mban peng amnistinë e 100 mijë automjeteve debitore që nga 1991

10:29 : 09/06/2016
në AKTUALITET, EKONOMI

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka dërguar për miratim në dikasteret e interesuara draft-propozimin për faljen e detyrimeve të papaguara për rreth 100.000 mjete, që tashmë janë të evidentuar se nuk qarkullojnë.

Por, ky projekt ende është në diskutim në zyrat e shtetit, ndonëse mendohej të hynte në fuqi në fillim të këtij viti,

Prej tyre, 88.360 rezultojnë se pronarë automjetesh janë debitorë ndaj shtetit, pasi nuk kanë paguar taksat vjetore dhe nuk kanë kryer veprime për to që nga 1 nëntori i vitit 1999, për shkak se nuk i përdorin mjetet e tyre, por, nuk nga ana tjetër, as nuk i kanë çregjistruar ato. Një pjesë e mirë e këtyre mjeteve mund të mos jenë fare ekzistente, mund të jenë çuar për skrap apo kanë dalë nga qarkullimi, por detyrimi vijon për shkak të mungesës së aktit të çregjistrimit.

Drejtoria bën me dije se këtyre mjeteve, në zbatim të ligjit të faljes fiskale të vitit 2011, u janë janë hequr detyrimet deri në 31.12.2010, por, duke qenë se pronarët e tyre nuk janë paraqitur për çregjistrim apo rifutje në qarkullim, ata mbeten debitorë për Taksën Vjetore të Mjeteve të Përdorura për vitet 2011-¬2015, shkruan “Shqiptarja.com”.

Drafti ka ngecur në Ministrinë e Financave, duke bërë që detyrimet e këtyre drejtuesve të automjeteve të rriten vit pas viti. Kjo, pasi, nga një llogaritje e përafërt, vlera e taksës për 100 mijë mjete në një vit është rreth 1 miliardë lekë, ndërsa për pesë vite është rreth 5.3 miliardë lekë, ose gati 39 milionë euro.

Lexo edhe:

Prokurori Hyrjet Lamaj kundërshton shkarkimin e tij në KPA

FOTO/ Kader Kicaj mahnit me veshjen ekstravagante në festival

Duket sikur debitorët nuk kanë pse të shqetësohen, por ndërkohë, në mungesë të një amnistie, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bllokon shërbimet për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë paguar borxhet e prapambetura, duke mos u mundësuar atyre p.sh tërheqjen e lejeve të qarkullimit të rinovuara, patentave ndërkombëtare, marrjen e vërtetimeve për efekt të Tatimeve, si dhe shërbime të tjera, me qëllim që të detyrojë mbledhjen e taksave të prapambetura.

Në këtë drejtim, qeveria e mëparshme ngriti e para “flamurin e bardhë”, duke u dorëzuar përballë pamundësisë së mbledhjes së morisë së detyrimeve të papaguara për makina që nuk qarkullonin më, apo që kishin hyrë pa doganë, duke pranuar kështu heqjen e tyre nga qarkullimi. Si masë në këtë drejtim u aplikua një falje, sipas së cilës, të gjithë shtetasit, të cilët deri në fund të vitit 2010, kishin futur në Shqipëri automjete dhe për to nuk kishin paguar detyrimet doganore, në rast se paguanin 50% të detyrimit deri më 31 dhjetor 2011, përfitonin faljen e pjesës tjetër të principalit së bashku me gjobat dhe kamatëvonesat, që do të paguanin.

Me një masë tjetër, në vitin 2012 atyre që kishin një makinë jashtë përdorimit dhe që donin ta çregjistronin, iu dha afat për ta bërë këtë gjë falas. Me këtë rast, u falën edhe gjobat e pashlyera.
Rezultoi që shumë posedues makinash përfituan nga amnistia, ndërkohë që shumë të tjerë, makinat e të cilëve ishin zhdukur nga qarkullimi, nuk morën mundimin të paraqiteshin pranë sporteleve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të kryer çregjistrim.

Ndërkohë që shteti ligjor po forcohet, situata ndryshon. Tani nuk është çudi që dikujt t’i vijë me postë në shtëpi një zarf, ku të njoftohet se ai duhet të paguajë për një makinë të harruar një detyrim marramendës. Dhe, më tej, vepron përmbaruesi privat, që nxiton të bllokojë llogari bankare apo pasuri, për të shlyer detyrimin.

Në këto kushte, një draft amnisti do të ishte i mirëpritur nga dhjetëra mijëra shqiptarë. Por, në kushtet kur nuk është në rend të ditës shtimi i borxheve publike, por, përkundrazi, rritja e të ardhurave buxhetore, ka qenë dikasteri i Financave ai, që ka bllokuar një amnisti të re, duke këmbëngulur në zbatimin e detyrimeve ligjore për poseduesit e automjeteve për të shlyer taksat vjetore, doganore, gjobat, etj.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokurori Hyrjet Lamaj kundërshton shkarkimin e tij në KPA

17:24 : 09/06/2025
SHOW BIZ

FOTO/ Kader Kicaj mahnit me veshjen ekstravagante në festival

17:14 : 09/06/2025
SPORT

Zyrtare/ Ndërpreu kontratën me Barcelonën, lojtari firmos në Madrid

17:14 : 09/06/2025
AKTUALITET

50% e fëmijëve në Shqipëri vuajnë nga anemia, shkak kequshqyerja

17:14 : 09/06/2025
SPORT

Mario Mitaj në mesfushë? Ja si përgjigjet trajneri Sylvinho

17:03 : 09/06/2025
AKTUALITET

Bulqizë/ Sëmundja e murtajës, ngordhin 150 bagëti të imta në Val të Martaneshit

16:56 : 09/06/2025
Para

Piktori “përndiqte” nëndrejtoreshën e shkollës, dënohet me 8 muaj burg

TË GJITHA

Prokurori Hyrjet Lamaj kundërshton shkarkimin e tij në KPA

17:24 : 09/06/2025

FOTO/ Kader Kicaj mahnit me veshjen ekstravagante në festival

17:14 : 09/06/2025

Zyrtare/ Ndërpreu kontratën me Barcelonën, lojtari firmos në Madrid

17:14 : 09/06/2025

50% e fëmijëve në Shqipëri vuajnë nga anemia, shkak kequshqyerja

17:14 : 09/06/2025

Mario Mitaj në mesfushë? Ja si përgjigjet trajneri Sylvinho

17:03 : 09/06/2025

Bulqizë/ Sëmundja e murtajës, ngordhin 150 bagëti të imta në Val të Martaneshit

16:56 : 09/06/2025

“Sfidë vendimtare”/ Sylvinho para Letonisë: Kemi shumë alternativa, formacionin e vendos nesër

16:47 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com