• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Dhuna në familje, kanceri i shoqërisë shqiptare

20:28 : 07/06/2016
në OP-ED

Nga Dorina Hoxha

Komunikimi racional është mjeti që na veçon nga krijesat e tjera tokësore dhe na afron gjithashtu me ato kur ky komunikim mungon. Racionalizmi si një mjet identitar gjeneratash, ndryshon nga një njeri në tjetrin për nga aspekti perceptues dhe zhvillimorë.

Problemet shoqërore në tërësinë e tyre kanë si shkak zhvillimin e pamjaftueshëm racional. Kur përmend “zhvillimin e pamjaftueshëm racional” nuk e kam fjalën për ndonjë anomali në kuptimin fizik por paftësinë racionale për të zhvilluar nivelet e saj morale pa rënë në kurthin e impulsivitetit. Ka situate të përditshme që sjelljet tona prej racionali i lë në kufinjtë e impulsives dhe shqisave, aq sa racionaliteti nuk arrin zhvillimin e procesit argumentues, analizues dhe kritikues.

Por mjafton shprehja: “ Moj ku***, ku mendon se do mbytesh”? ; “ Do të shqep në dru”, “Unë të vras”; “Unë të mbys”, “Ku mendon se do shkosh”; etj… Studime të mirëfillta kanë arritur konkluzionet se për të arritur kufinjtë e dëshirueshëm racional nevojitet arsimimi.

Edukimi pasqyron zhvillimin racional të një gjenerate apo vendi, shërben si njësia matëse e fenomeneve sociale, politike dhe kulturore. Mediat shqiptare çdo ditë raportojnë për raste dhune e sidomos në familje, për ato raste ku komunikimi racional ngel në nivelet embrionale të saj dhe impulset gjenerojnë në fyerje, sharje, goditje e deri në vrasje.

Lexo edhe:

Kosova fiton miqësoren e radhës, shënohen 6 gola në ndeshjen me rivalët e panjohur

Kosova përuron stacionin e ri policore në kufirin me Serbinë

Rasti më i fundit i dhunës në familje, regjistrohet në qytetin e Vlorës, ishte rasti tipik i dhunës, burri dhunon gruan dhe fëmijët në publik. Në mënyrë të shpejtë një pjesë e shoqërisë aktive në rrjetet sociale u sensibilizuan, duke gjykuar në një mënyrë ose tjetër këtë skenë dhune.

Ngjarja në fjalë na risolli në vëmendje atë pjesë të shoqërisë që mbetën viktima të këtij fenomeni por edhe atë pjesë të shoqërisë që nën rrogoz vuajnë nën heshtje dhunën duke mos e denoncuar atë. Kur shikon atë video dhune, në figurën e asaj grua-nënë rimëshirohen mijëra sy të friksuar që nuk u përballën dot me të vërtetën, që u goditën pamëshirshëm me shkelm , me grushta, me thikë, u mbytën me litarë e së fundmi me armë.

Në figurën e asaj grua-nënë të dhunuar mëshirohen njëkohësisht edhe ato sy që ende gjallojnë fizikisht, por të vdekura shpirtërisht nga dhuna sistematike fizike dhe psiqike që ushtrohet mbi to, e të pafuqishme për njëmijë arsye nën heshtje denoncojnë fatin e tyre, e me lotë shpresojnë mos të jenë viktima e rradhës që mbush kronikat e ditës.

Dhuna në familje e evidentuar në Vlorë dëshmon për një mosfunksionim të “urdhërave të mbrojtjes” që lëshohen për raste kur dhuna denoncohet. A është efiçent de fakto urdhëri i mbrojtjes? Apo është një shkak më tepër ‘de juro’ për të përshkallëzuar dhunën?!

Pamjet e videos ishin edhe më të rënda kur nëna me dy fëmijë në krah dhunohej, dhe e qara e fëmijëve të mitur shërbeu si lajtmotivi i këtij vaji social që prek tërë shoqërinë, prek tërë femrat shqiptare që në një formë ose tjetër përballen çdo ditë me një shoqëri maskiliste, kudo në rrugë, lokale, në urban, në supermarket, në shkollë. Për të përparuar një shoqëri duhet që njëkohësisht të përparojë edhe aspekti racional i saj i përkthyer në sjellje dhe edukatë personale.

Gratë dhunohen dhe arsyet përse tashmë janë të stërthëna kudo, ajo që është shqetësuese është se duke u marr me dhunën që përshkallëzohet në vrasje, anashkalojmë të analizojmë edhe aspektin moral të këtij fenomeni dhune.

Të dëmtohesh fizikisht është më pak e dhimbshme sesa të dëmtohesh shpirtërisht. Ajo grua që u dhunua publikisht në Vlorë me mosreagimin e saj shprehte një shpirtë të vrarë mijra herë më shumë se ai shkelm që mori në kurriz, nënshtrimi i saj ndaj dhunës reflektonte një dinjitet të dhunuar mbi të gjitha, u nëpërkëmb autoriteti i saj si grua mbi të gjitha si nënë.

Të krijonte përshtypjen se pavarsisht se mbante në krahë fëmijët, në të vërtete ishin fëmijët që mbanin në këmbë dinjitetin e saj të përdhosur. Pamjet të krijonin përshtypjen se fëmijët ishin më të fortë se nëna e tyre, se e qara e tyre ishte edhe jehona e tërë fëmijëve të mbetur jetimë si pasojë e dhunës në familje.

Ajo që e bënte nga ana morale edhe më çnjerëzore këtë dramë sociale ishte figura e babait-dhunues. Një baba që nuk njeh dashurinë për fëmijët e tij, që nën forcën e dhunës i shkakton atyre frike dhe terror. Fëmijët e atij babai dhunues duke përjetuar një traum të tillë familjare mund të jenë nesër kontigjentët e krimit, dhe realiteti ka demostruar se shtresat vulnerabël të kësaj kategorie sociale për arsye ekonomike, edukative por edhe traumatike mund të jenë viktima të rradhës ose kontigjentët e krimit.

Një filozof i famshëm gjerman, Friedrich Nietzsche tek vepra e tij përtej së mirës dhe së keqes, theksonte se: “mjaft shpesh krimineli nuk është në lartësinë e veprimit të tij: e zvogëlon atë dhe e shpif”, e fatkeqësisht duhet pranuar se në shoqërinë shqiptare niveli i dhunës në familje, si akt është në nivelet e saj embrionale dhe banale. Të vritesh për një karikues telefoni, për një mesazh, për një fustan, për enët e palara janë edhe shkaqet më paradokse duke vijuar me ato të “tradhëtisë’ dhe dyshimeve për tradheti bashkëshortore.

Paradoksalisht pasoja nuk justifikon shkakun dhe vlerën e pazhbëshme të jetës që nga natyra nuk ka asnjë qënie njerëzore të na e marrë qëllimisht. Dhuna në familje, kanceri i shoqërisë shqiptare që vjen çdo vit në rritje të frikshme, metastazat e së cilës po infektojnë gjeneratat në vazhdim. Shërimi nga ky diagnostikim social kërkon impenjimin e tërë shoqërisë, ndërgjegjësimin se komunikimi më i mirë i dy qënieve racionale është gjetja e një gjuhe të përbashkët, ky shërim kërkon impenjimin edhe të instancave lokale për ti paraprirë përshkallëzimit të këtij “kanceri” deri në vdekje.

Mos u mjaftoni “me urdhrat e mbrojtjes” de juro, por mjaftohuni me guximin tuaj për të mos e parë vetveten si ‘viktime’ por si një individ vlera e jetës e të cilit vlen më shumë se një “natë e të bërit dashuri” kur dhunuesi- bashkëshorte është në ‘humorë’ apo se opinion publik.

Paqja e zemrës është mbi çdo vlerë materiale, mbi çdo dashuri, i pasur është ai që e ruan fort brenda vetes rendin e mendimeve, epsheve, impulsive e djallëzisë. Dashuria nuk është një ‘natë paqe’ në familje por mijra netë pa sharje, pa dufe, pa mërira, pa frikëra se ndëshkuesi është dashuria dhe se dashuria duhet të jetë e paprekshme.

Stop këtij rendi të përmbysur vlerash është koha të organizojmë kaosin emocional social larg dhunës. Por mes paqes e dashurisë së pakushtëzuar që supozohet ta ofrojë vetëm familja. Sepse babai duhet të jetë heroi i çdo fëmije, dhe jo ai i `keqi’ qe kërkon t’ja vrasi nënën përpara syve të tij.

Lajme të lidhura

SPORT

Kosova fiton miqësoren e radhës, shënohen 6 gola në ndeshjen me rivalët e panjohur

21:05 : 09/06/2025
RAJONI

Kosova përuron stacionin e ri policore në kufirin me Serbinë

21:00 : 09/06/2025
AKTUALITET

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para! Policia hesht

20:58 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Nuk e kam fëmijën me burrin tim”/ Historia e pazakontë, nëna e djalit 6-vjeç: Dua t’ia heq mbiemrin…

20:57 : 09/06/2025
HOROSKOPI

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart! Më të bekuarit…

20:45 : 09/06/2025
SPORT

Kriza e Italisë “lumturon” presidentin e Interit: Ndoshta bëri një figurë më të shëmtuar se ne

20:44 : 09/06/2025
Para

Shikoni pasanikët të zhytur në luks deri në fyt

TË GJITHA

Kosova fiton miqësoren e radhës, shënohen 6 gola në ndeshjen me rivalët e panjohur

21:05 : 09/06/2025

Kosova përuron stacionin e ri policore në kufirin me Serbinë

21:00 : 09/06/2025

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para! Policia hesht

20:58 : 09/06/2025

“Nuk e kam fëmijën me burrin tim”/ Historia e pazakontë, nëna e djalit 6-vjeç: Dua t’ia heq mbiemrin…

20:57 : 09/06/2025

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart! Më të bekuarit…

20:45 : 09/06/2025

Kriza e Italisë “lumturon” presidentin e Interit: Ndoshta bëri një figurë më të shëmtuar se ne

20:44 : 09/06/2025

Presidentja Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë

20:41 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com