• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

A bezdis Ben Blushi?

10:03 : 07/06/2016
në OP-ED

Lexo edhe:

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e 31-të

Berisha: Pasi të dalë nga qelia, Salianji do jetë në pozicion beteje!

Nga Pëllumb Kulla
Çfarë solli Ben Blushi me protestën e tij që bezdisi radhët e socialistëve?! Kërkoi zbatimin e rregullores së shenjtë që quhet statut dhe që regullon marrëdhëniet mes asaj bashkësie që quhet parti.

Të tilla rregullore në Shqipëri janë shumë të rralla. Parti ka me qindra. Statute nuk gjen kollaj dhe sikur të vrasësh shtatë! Bile janë mijëra e mijëra anëtarë partish, që nuk e dijnë përse është fjala dhe statutin e ngatërrojnë me buste bronxi, apo allçie, që vihen nëpër zyra.
Shumë nga partitë, nga ato që kanë vetëm kryetarë dhe për anëtarë numërojnë dy nënkryetarët, nuk kanë kohë, durim dhe arsim, për të hartuar një rregullore të tillë, se nuk u duhen hiç për t’u bashkuar nëpër koalicione. Ndryshon puna me socialistët që i përkasin njërës prej partive më të vjetra në hapësirat shqiptare.
Beni u shfaq në horizontin e tyre si një mistrec që kërkon që ai statut të hapet! Dhe paturpësisht kërkon të vihet në zbatim! Që kryetari të zgjidhet në afatet që shkruhet atje! Ai kërkoi zgjedhje. Shokët i thanë që ato nuk do të bëhen. Ai kërkoi që rregulli i bashkësisë të respektohej. I thanë jo. U kërkoi që në një sallë të mbushur me shokë, të lexoheshin rregullat zgjedhore. I thanë ta hiqte nga mendja. I uluritën. E fishkëllyen. E zunë me yhaaa! E tallën që desh të bëhej ai kryetar. E qeshën që kërkonte të bëhej ministër… Dhe kjo atyre u dukej paturpësi Po mirë, more, ta zemë se kjo bezdiste dhe ia rrezikonte postin kryetarit, Edi Ramës, po atyre delegatëve socialistë nga fshatrat e Devollit dhe Bregut që bashkonin fishkëllimat, dhe vinin pëllëmbët rreth gojëve për të bërë yhaaa, çfarë u kërcënonte Ben Blushi?! Anëtarësinë?! Po deputetëve socialistë që ia duan Blushit gojën të mbyllur çfarë dëmi u sjell kolegu që kërkon të pleqësojë me ta, nëse është apo jo e drejtë, që sipas yrnekut europian, i pari i partisë të jetë automatikisht dhe i pari i vendit? Dhe përse zgjedhjet parlamentare të konsiderohen edhe zgjedhjet e partisë fituese?! E këtu dalim te një problem më i thellë historiko-shoqëror: përse zëri kundër, është aq i urryer tek ne?! Edhe sa kohë akoma shenjtëria e unitetit do të mbetet si trashëgimia enveriste më jetëgjata? Ajo u tingëllon më e shtrenjtë se hymni kombëtar, më e shenjtë se shënjtëria e flamurit, se ajo e Skëndërbeut dhe e nënë Terezës bashkë?! Përse u mësuan turmat e anëtarëve të kërkojnë qetësinë e jetës së partisë, si një kopësht me lule ku ka qetësi vdekjeje dhe nuk fryn asnjë erë dhe asnjë puhizë që të lëvizë petalet? Përse kryetari socialist e ka zili qetësinë dhe disiplinën ushtarake që shkatërroi partinë tjetër përballë?! Turmat nuk i durojnë dot ata që guxojnë e dalin nga radhët e tyre. Guximi i shokut në krah na ofendon neve që nuk e kemi atë guxim.
Prandaj, ne, turmat, urrejmë ata që dalin nga radhët, ata të cilët do të jenë gjithnjë e më të vetmuarit, sepse janë më të rrallët. Por asnjëherë të mirat kësaj bote nuk i kanë ardhur nga turmat dhe shumicat, por nga pakicat, bile nga individët. Individët me vlera janë gjithmonë të rrallë, trimat janë të rrallë, të talentuarit janë të rrallë, miliarderët, gjenijtë, janë të rrallë. Prandaj turmat, njerëzit ordinerë, nuk i durojnë ata. E çfarë të keqe, çfarë turpi na qenka, që individë si Blushi e Ngjela të kenë ambicien, ta shfaqin atë dhe të caktohen ministra? Përse nuk është edhe më shumë turp ambicia e Berishës, Nanos, Ramës dhe Bashës për vitet gjatë Opozitës, apo gjatë muajve të fushatës, kur nga mëngjezi në darkë shpallin me pompë ambiciet për kryeministra? Duket normale dhe e përligjur kjo?
E pastaj, as nuk u bën njeri yhaaa(!) kur nuk mbajnë premtimet, kur lenë pensionistët me paga ultramizerabël, kur lenë mijëra puntorë të papaguar nga koncesionarët e huaj, që këta kryeministra të paaftë, apo të korruptueshëm i kanë lejuar ata të shfrytëzojnë dhe të majmen me nëntokën shqiptare! Nuk turpërohen që e katandisin Shqipërinë vend ku nuk jetohet dot, ku shëndetësinë e kanë braktisur në gjendje katastrofike dhe kur në kabinetet e tyre emërojnë ministra kukulla, apo më keq akoma, ministra me cilësitë e Pali Miskës, Hekuran Isajt, Flamur Nokës, Ferdinand Xhaferit, Dritan Priftit dhe Nard Ndokës!
E që Shqipëria vazhdon ende të ngjasojë me veriun e ftohtë dhe të ashpër amerikan, të përshkruar nga Xhek Londoni dhe Çaplini, për njerëz dhe qen të sulur me babëzi drejt gjuhetisë së arit në Kllondajk. Këta kryeministra që mbushin prapavijat e tyre qeverisëse me horra, trafikantë, vrasës dhe tutorë femrash nëpër qytetet e Europës, këta nuk mund t’i duan për ministra Ngjelën dhe Blushin. Sepse të tillë rrebelë ua shkatërrojnë parajsat e kongreseve dhe kuvendeve të tyre.

Lajme të lidhura

BOTA

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e 31-të

13:37 : 13/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Pasi të dalë nga qelia, Salianji do jetë në pozicion beteje!

13:25 : 13/06/2025
Lajmet e Dites

EMRI/ I dënuar me 12 vite burg për vjedhje me dhunë, arrestohet 32-vjeçari nga Tetova

13:14 : 13/06/2025
BOTA

Trump paralajmëron Iranin: Pranoni marrëveshjen përpara se të mos mbetet më asgjë

12:58 : 13/06/2025
AKTUALITET

Berisha nxjerr dokumentin: Famozja Sara Mile, njeriu më i adhuruar në burgun e Elbasanit

12:47 : 13/06/2025
AKTUALITET

Akuza e Berishës: Bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit, u gradua zv.drejtor policie në Elbasan

12:44 : 13/06/2025
Para

Dhunonte fizikisht nënën e tij, arrestohet 27 vjeçari nga Korça

TË GJITHA

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e 31-të

13:37 : 13/06/2025

Berisha: Pasi të dalë nga qelia, Salianji do jetë në pozicion beteje!

13:25 : 13/06/2025

EMRI/ I dënuar me 12 vite burg për vjedhje me dhunë, arrestohet 32-vjeçari nga Tetova

13:14 : 13/06/2025

Trump paralajmëron Iranin: Pranoni marrëveshjen përpara se të mos mbetet më asgjë

12:58 : 13/06/2025

Berisha nxjerr dokumentin: Famozja Sara Mile, njeriu më i adhuruar në burgun e Elbasanit

12:47 : 13/06/2025

Akuza e Berishës: Bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit, u gradua zv.drejtor policie në Elbasan

12:44 : 13/06/2025

KAS vendos të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

12:36 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com