Basketbollistet e Flamurtarit të Kosovës kanë festuar titullin e kampionit gjysmë të zhveshura dhe kanë postuar edhe një foto. “Nuk dua ta anashkaloj edhe foton e famshme të festimit të vajzave daneze (lakuriq) që nuk do e merrnim përsipër të dilnim ashtu të paktën deri sot, ndoshta vitet e ardhshme si dihet”, thotë basketbollistja Elektra Zykaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.
E kanë bërë tradicionale, sa herë fitojnë trofe të zhvishen gjysmëlakuriq në teshatore dhe të bëjnë fotografi basketbollistet e Flamurtarit të Vlorës. Flamurtari është kampion i Shqipërisë dhe basketbollistet e këtij ekipit sa herë fitojnë trofe festimin e kanë më ndryshe. Basketbollistja Elektra Zykaj tregon pse në këtë mënyrë e kremtojnë titullin.
“Atëherë Flamurtari në basketboll ka 20 tituj kampion në historinë e basketbollit shqiptarë, të cilët katër prej tyre i kam shijuar edhe unë, por dua të theksoj që këto dy të fundit kanë qenë më të bukurat e me rivalizuese.
Më shumë polemika e më shumë kundërshtare ne arritëm edhe këtë vit ta mbyllnim më së miri, duke u shpallur kampion të Shqipërisë. Të jem realist ka qenë mendimi im vitin e kaluar, mbase ka përfunduar ndeshja si përherë gjithë ekipet bëjnë një foto për ta postuar në rrjetet sociale të njëjtën gjë e bëmë dhe ne por na entuziazmi tepër një ndër shoqet e ekipit mori përsipër të bënte foto selfie me të gjitha vajzat, por harroj që ishte vetëm me kanatjerën që mbajmë poshtë uniformës, kështu që ne mendje me shkoj dhe iu thash të gjithave vajzave që ti hiqnin fanellat, sigurisht që pranuan.
Kështu u bë dhe me të vërtet ishte shumë foto e bukur e me sukses duhet ta them. Dhe sigurisht që menduam të ruanim ritualin edhe këtë vit. Kemi pasur dhe nga ato skuadra që na kanë marr idenë këtu në Shqipëri, por nuk dolën aq bukur dhe fitimtarë se sa ne por nuk dua ta anashkaloj edhe foton e famshme të festimit të vajzave daneze që nuk do e merrnim përsipër të dilnim ashtu të paktën deri sot, ndoshta vitet e ardhshme si dihet”, thotë Zykaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Sa ishte vështirë ta fitoni titullin, cila ka qenë rivalja më e fortë? “Ky vit nuk mund te them që ka qenë më i forti, por më i bukuri. ‘Goga basket’ ekipi që kishim përball në finale, një ekip shumë i mirë, ku kishte në përbërjen e vet dy lojtare shumë të mira nga Mali i Zi, të cilat bënin diferencën në ekipin e tyre dhe që u rivalizonin shumë me ne. Duke pasur parasysh që Flamurtari ka dominuar vite me rrallë, në kampionat kemi pas edhe vështirësi, kontestime të shumta për çështje arbitrimi dhe mund të them shumë herë padrejtësisht, por kjo finale i çoj çdo gjë në vendin e vet sepse kishim për arbitrim një tri gjykuese nga Mali i Zi.
Kjo ndeshje e fituar totalisht me meritë, duke ia bërë të qartë shumë njerëzve që Flamurtari është ekipi më i mirë në Shqipëri dhe në fund fiton eksperienca dhe qetësia e grupit, gjë e cila nuk na mungoj aspak këtë ndeshje”, ka thënë Zykaj. Sa i përket se ka ngritje apo jo të nivelit të basketbollit femëror në Shqipëri, ajo tha: “Niveli i basketbollit të femrave në Shqipëri mund të them është relativisht mesatar.
Vit pas viti tregohet që punohet në ekipet zinxhire duke pasur parasysh që të gjitha ndeshjet e kampionatit ne i luajmë me një lojtare që ka moshën 17-vjeçare dhe ka 20 minuta lojë në dispozicion për të luajtur, kjo ndihmon shumë dhe vit pas viti çdo ekip fiton nga një lojtare me moshë të vogël.
Me përfundimin e kampionatit federata nis grumbullimet e ekipeve të moshave dhe ato të të rriturve, ku kjo është suksesi i çdo vendi. Ballafaqimi me ekipet e huaja është ndihma më e madhe që mund t’i bëj një lojtari këtu, po flas edhe nga eksperienca personale, ku këtë vit pas 4 viteve morëm pjesë në eliminatore, ku nuk dua të flas për rezultate, sepse dihet tashme diferenca e niveleve mes vendeve të mëdha, si Italia, Britania e Madhe por dua të flas për eksperiencën që çdo lojtare e jona mori në gjithë ato ndeshje që zhvilluam. Patjetër edhe një shtysë janë afrimet e lojtareve të huaja, ku ndihet ndjeshëm niveli i lojës”, thotë Zykaj.