Tahiri ka replikuar fjalën e Blushit lidhur me akuzat për të inkriminuarit brenda Partisë Socialiste duke i thënë se ndihej i fyer nga këto fjalë.
Më pas Blushi ka replikuar ashpër ndaj fjalës së Tahirit duke i thënë: “Sajme, pse ti do më tregosh mua se çfarë është të jesh socialist, dhe jam apo s’jam unë socialist?”
Edhe pse ka munguar opozita replika të ashpra ka pasur në Kuvend. Ndërsa replika ka pasur edhe mes Blushit dhe deputetes Blerina Gjylameti dhe Erjon Brace, ku ky i fundit kërkoi që të flitej për rendin e ditës.
REPLIKAT:
Saimri Tahiri: I fundit që do doja të dëgjoja të tilla gjëra je ti Blush, se është një gjë ta dëgjosh nga Saliu e opozita se kjo është pjesa e të bërit politikë, por jo nga ty e të thuash që s’je socialist se socialistët mbrojnë kriminelët nuk e pranoj, jam i fyer. Kush i mbron bandidët këtu, unë, Dashi, Pandi, Gramozi, Erjoni e me radhë? Dëgjova që ti the se s’je socialist se socialistët mbrojnë bandat, kjo është cështja jote, edhe sipas meje nuk je më në fakt
Erjon Brace: Jemi jashtë rendit të ditës totalisht. Unë kujtoja se seancën këtu e prish PD apo Berisha, për fat ai s;është sot në parlament, do ju ftoja të kaloni në rendin e ditës, janë pr/lgije shumë të rëndësishme.
Ben Blushi: U ftova në një debat që s’e kërkova dhe ky debat për këdo që e ciëlson jashtë rendit është vetë jashtë rendit të ditës se ky Parlament ka 20 vjet që është jashtë rendit se për pak raste diskuton se për cfarë është rendi i ditës dhe i jetës për shqiptarët. Sajme, pse ti do më tregosh mua se çfarë është të jesh socialist, dhe jam apo s’jam unë socialist? Beson se e ke këtë tagër ti për të më treguar mua se cfarë është një socialist i ndershëm? Unë s’mund të paguaj cmimin e të qenit socialist nëse të jesh socialist do të thotë të mbrosh përdhunuesit, unë se paguaj dot cmimin e të qenit socialist nëse të jesh socialisht do të thotë të iki deputeti me kontrabandistin e drogës në makioë, të shkosh në gjykatë dhe gjykata të thotë se ke abuzuar me fondet publike dhe për këtë arsye s’je më deputet, nëse 10% e kryetarëve të bashkive që kjo parti ka kandiduar janë në konflikt me ligjin në Shqipëri apo jashtë Shqipërie, nëse kjo parti nuk mbron por cënon cdo ditë interesin publik?
Ta shpejegoj? Në fakt kësaj i kam gjetur alibi, por s’është alibi, është mbrotje pozitive. S’është PS detyrimisht në konflikt me interesin publik, është vllazëria e vesit, Rilindja edhe këto që the sot ti nuk mbrojte PS, ti mbrojte Rilindjen që është një skemë e falimentuar e vesit e dhunës, e nënshtrimit të ligjit, kë po mbron?
Blushi i drejtohet Idrizit kur ai kërkon që të ndalojë: Të lutem hiqe atë fishkëllimën se më duket sikur flet njëri nga këta.
Ndërhyn Gjylameti
Blushi i përgjigjet Gjylametit: Gjylameti ca ke? Ca ke se unë jam në kohën time se nuk jam marrë me ty, ti je një rilindase e devotshme..
Blushi i drejtohet Tahirit: Fole më shumë për mua se për atë që ka përdhunuar, kush ka përdhunuar unë apo kreu i bashkisë së Kavajës? Ai më kërcënoi mua me mesazh…
Blushi i drejtohet Gramoz Rucit: Doli kreu i grupit parlamentar dhe tha se ka qenë një komunikim personal, Gramoz ne kemi 20 vjet që komunikojmë në mënyrë personale por unë s’të kam shkruajtur ashtu. Kë mbrotje Gramoz interesin personal apo atë që ka përdhunuar? Kë mbron ti Saimir, ata që duan të bëjnë karrierë pa përdhunuar njeri, pa vjedhur, pa cënuar njeri, pa pasur nevojë të ketë një mik nga ne, ne s’po e përfaqësojmë më këtë gjë, ëëhtë një cmim që s’kam pse e përballoj. S’ka ardhur koha asnjërit nga ju të më tregojnë se kush është socialist. Nëse të jesh socialist dmth të jesh si Rlvis Rroshi, KocK kokëdhima, Shkuriu, Arben Noka, unë s’jam socialist Po pyetja është kush do të jetë socialist? unë jo e jo. Mbroni akoma partinë para Shqipërisë, kjo është e turpshme… Ka vetëm një mundësi për ju ta lini këtë parti të jetojë normalisht… historia ka një vend për të gjithë ata që bëhen me krimin.
Saimir Tahiri: Ne e shtrimë dekriminalizimin deri në administratën publike, ky është produkt i vetëdijës që nesër të rinjtë të mos kenë merak se ca do dëgjojnë nga Kuvendi, kjo nuk funksionon kështu, këtu nuk ka njerëz me më shumë kredo morale se sa ca të tjerë, për sa kohë që ligjit jemi të detyruar ti bindemi, kush shkon përtej ligjit ka punë me drejtësinë, kjo është kultura, e jo kultura e akuzatorit që vjen e ngre gishtin ndaj kujtdo. Të jesh socialist nuk do të thotë të kesh lidhje me emrat që përmende, unë s’marr njeri në mbrojtje kur ka cështje me ligjin, por të përdorsh një emër e ti vësh njollë të gjithëve nuk shkon, është kjo arsyeja pse reforma në drejtësi i jep zgjidhje përfundimtare. Nuk mund t’i drejtosh gishtin kolegëve edhe nga opozita po të duash, ti bësh mbrojtës të krimit e bandave, ka instrumente e institucione, cdo gjë që del jashtë këtij kufiri ka interes politik