Në foltoren e parlamentit Ben Blushi bëri një fjalim të gjatë për të dënuarit dhe përdhunuesit në Partinë Socialiste. Në lidhje me zhvillimet e fundit dhe dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, Blushi u shpreh se kur i kap ligji i mbron partia. “Kur i partia do vota ata i gjejne. Kur shqiperia humb ata fitojne”, tha Blushi.
Ja fjala e plotë e Blushit në Parlament:
Ne kete parlament kane ndodhur shume skenare te denja per filma te pabesueshem dhe une do tregoj nje subjekt filmi sot.
Quhet Boardwalk Empire dhe ben fjale per menyren se si nje qytet iu nenshtrua krimit te veshur me kostum politik ne vitet 1920- 30 ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.Ishte koha e Prohibicionit pra e ndalimit te pjeve alokolike cka gjalleroi kontrabanden dhe krimin ne Amerike.
Boardwalk Empire tregon se si nje njeri me pushtet i cili ka ezgistuar realisht ne ato vite Enok Johnson nenshtroi nje qytet duke e kthyet ate ne kryqytetin e vesit te prostitucionit te kotrabandes te kumarit dhe krimit.
Politika ishte krimi dhe krimi ishte politika kjo eshte historia e Boardwalk Empire.Atlantic City ishte qyteti.Politika ishte vesi i tij.Krimi u be menyre e tij e jeteses. Kriminelet ishin me kostum dhe me parfum.
Por ketu po flasim per vitet 1930.Per shkak te industrise se vesit Atlantik City ceshte e verteta lulezoi.Qyteti fitoi konkurrencen me qytete te tjera turisktike ne Amerike per shkak te lirise se kumarit prositucionit dhe pijes.Sot eshte nje qytet modern dhe shume i vizituar.Megjithate cfare ndodhi me politikanet qe ndertuan Atlantik City per te fituar para dhe vota permes parave?
A i nderoi amerika ata njerez?A doli ndonje parti dhe tha se ata jane duke punuar dhe madje po punojne shume?Askush.Njeriu qe ishte ne krye te industrise se vesit nje politikan Enoch jonnson u denua te pakten kater here dhe pjesen e dyte te jetes e kaloi ne burg,
Pse ndodhi kjo?
Sepse shoqeria ka nevoje te ndeshkoje te padrejten, te paligjshmen te pamoralshmen dhe te panevojshem edhe kur ajo shkelqen ne lluks ne parfum ne ngjyra dhe ne lekure.
Kete beri dhe shoqeria amerikane.Nuk iu neshtrua industrise se vesit.
Ndau krimin nga politika.Ndau vesin nga virtyti.Ndau ligjin nga e paligjshmja.
E permenda rastin e Boadwalk Empire per te treguar se si shoqerite ndahen nga e demshmja dhe e pamolashmja.
Shoqerite e perparuara nuk e kthejne vesin ne standart dhe as ne menyre jetese.
Ky debat ka sot me shume kuptim se kurre ne Shqiperi dhe kushdo qe do te kuptoje se sa larg perendimit jemi ne kuptimin e standartit le te krahasoje rastin e boardëalk empire me shqiperine sot.
Natyrisht qe e kuptoni se per cfare e kam fjalen.
Ajo qe ka ndodhur ne ditet e fundit me ish kryetarin e bashkise se kavajes eshte deshmi e degradimit te moralit.
Por une personalisht nuk kam asgje me ish kryearin.
Ne fakt nuk eshte ai problemi.Ai beri ate qe mendonte se ishte e vlefshme ne jete dhe natyrisht qe nje shoqeri me e perparruar se ne ku mbizoteron ligji e ndeshkoi.Kurse ne nderuam dhe e kthyen ne ajken e shoqerise.Ky eshte ndryshimi.
Dikush ketu mendon se ky djale kaperceu dallget dhe per tu thare zbarkoi ne brigjet e Shqiperise dhe aty gjeti nje shok qe e ndihmoi te behej nje kryetar bashkije ne qytetin e tij te lindjes.
Deri ketu nuk ka asgje per tu shqetesuar.
Ceashtja fillon jo se cfare ka bere ish kryetari i bashkise se kavajes dhe si i kaperceu ai dallget e jetes por si po mbrohet e ai dhe cfare dallgesh po i ngre shqoerise sone mbytja e tij ne detin e vesit?
Ceshtja nuk eshte ai.Ai ka cdo te drejte te mbrohet.Ceshtja jane ata qe e mbrojne?
Ne emer te kujt?
Une ju pyes ju sot ne emer te kujt e mbroni?
Cfare doni ti thoni shoqerise shqiptare?
Qe duhet te jesh delinkuent per te marre nje pune?
Qe duhet te kesh perdhunuar per te bere karriere?
Qe duhet te jesh denuar per tu bere kryetar bashkije?
Ky eshte fundi i moralit.Nje parti qe del ne proteste per te mbrojtur nje njeri qe jep doreheqjejn sepse eshte ne konflikt me ligjin.
Me ke jeni ju ne kete rast me ligjin apo me njeriun?
Kujt i sherben ky qendrim shoqerise apo nje interesi personal?
Akoma me e rende eshte kur degjoj ca njerez nga qeveria qe pa piken e krupes thone po pse duhet te ike crendesi ka cfare ka bere dje ai po punon.
Kjo eshte edhe me e rende.Nese nje shatrivan quhet pune ky eshte degradimi i punes.Nese ca pllaka mbi qendren e qytetit jane pune ky eshte fundi i punes.
Nese nje qytet ka me te shenjte nje shatrivan se ligjin ky nuk eshte fundi i ligjit ky eshte fundi i qytetit.
Une jam i bindur se qyteti nuk mbron ate qe kap ligji por qyteti eshte detyruar te mbrohet.Une i them sot Kavajes se do ishte fatkqeesie per ju nese do medonit se ia vlen te shkembesh virtytin me vesin per nje llampe me shume per nje pllake me shume per nje semafor me shume per nje palme me teper.
Shoqerite nuk ndertohen mbi shatrivane ato ndertohen mbi modele.Shoqerite nuk ndertohen mbi ves ato ngrohen mbi virtyt.Kjo eshte arsyeja pse jane krijuar fete dhe pas tyre ligjet.Ndryshe shoqeria njerezore mund te ishte peng i krimit dhe ligesise per shekuj por kjo nuk ka nodhur.Dhe nuk mund te ndodhe me ne.
Ata e kane shkelur ligjin nuk mund te jene modele.Ata qe kane vrare qe kane vjedhur qe kane perdhunuar qe kane trafikuar keta nuk mund te jene modele per shqoerine.Ky sandart eshte i vjeter sa bota.
Perndryshe cfare u themi femijeve sot?
Cfare norme ju trashegjme atyre.Normen e nje vendi qe bashkejeton me te keqen dhe madje e kthen ate ne rruge dhe nder?
Ne emer te kujt e mbroni?
Une e di ne emer te kujt.
Jo ne emer te Shqiperise.As ne emer te shoqerise.as ne emer te partise.Por ne emer te shokut te kryetarit te partise.Ja pra sa poshte ka arritur morali i kesaj partije.Tani mboron edhe shokun e kryetarit megjithese e di se mund te kete vrare te kete vjedhur te kete perdhunuar dhe mashtruar.
Para disa kohesh pata nje debat me disa prej jush se kush eshte e para shoqeria apo partija.
Shqiperia apo partija?
Disa njerez u habiten dhe thane si mund ta besh kete dallim.Disa te tjere thane kjo eshte nje gracke ky nuk kemi pse hyjme.
Por ja ku e provua se keni partine mbi shqiperine.
Per te treguar se partia eshte paster njolloset gjithe shoqerine.
Per mbrojtur partine dolet si kukumjacka duke mbrojtur nje njeri qe eshte denuar si perdhunues dhe ju e bete kryetar bashkje.
Per te mbrojtur nje njeri nxorret gjithe partine e kavajes ne proteste.
Dhe eshte dita tju pyes ke mbron partia socialiste e shqiperise?
Nuk ka lidhje aspak me mua por dua tju bej nje krahasim:
Para disa kohesh kerkova dicka qe me sa duket nuk e kishit me fuqi ta benit, kerkova zgjedhje:
E mbani mend se cfare ndodhi ne elbasan.U ngriten ne antimiting te organizuar kunder meje sepse kerkoja zgjedhje brenda partise.Asnjeri prej jush nuk doli kunder atij mjerimi dhe shemtije.Perkundyrazi thate qe jane njelloj si ata qe kercenuan si une qe i provokova ata.
Dje pashe nje miting qe partia socialiste bente per te kundeshtuar nje doreheqje qe behej ne emer te ligjit.Gjithe partia doli ta mbronte.Nje nga nje.Ish gazetare, vajza burra ministresha qe kane ardhur nga orienti burra te pjekur.Po pse?A thua detyra e nje partije eshte te mbronte dike qe ligji e ndalonte te ishte ne detyre.Dhe ne emer te partise ky njeri tha:une do jem serish kryetar i bashkise.
A do ta kandidoni serish?Po thote ministreasha e orientit.Ai punon.Natyrisht.Ai jo vetem punon por edhe perdhunon.
KJo eshte fiks Boardëalk Empire.Kjo eshte perandoria e vesit.
Ceshtja eshte se keta njerez qe ligji po i kap partija po i strehon.
Rlindja eshte streha e tyre.
Shikoni ne kavaje ne lezhe ne shkoder ne vlore.te gjithe ata qe kapen ne koflikt me ligjin apo ne shlejje te tij po ikin nga zyrat e shtetit por jo nga zyrat e pushtetit.Ata kane ne dore gjithshka aty dhe prandaj njerezit e shkrete detyrohen tu dalin ne mbeshtetje.
KJo eshte ta perdhunosh moralin shoqeror.Tia nenshtrosh ate forces ta besh servil dhe te perkulshem.
Mund te ikesh nga deputet sic ka ndodhur por emerimet i ke serish ne dore.
Iken nga kryetar bashkije por bashkine dhe ate qe te zevendeson e ke serish ne dore.
Iken nga detyra por detyrat i cakton serish ti.
Vetem ne shqiperi ndodh kjo:Ne cdo vend te botes ka njerez qe shkojne nga detyra ne burg,por vetem ne shqiperi ndodh qe nga burgu shkon ne nje detyre publike.E para nuk ndodh pra askush qe abuzon me detyren nuk ndeshkohet.Por e dyta ndodh cdo dite:kusho qe vjen nga burgu mund te marre nje detyre publike.
Ky eshte demi me i madh qe rilindja i beri shqiperise.
Ky eshte demi me i madh qe rilindja i beri partise socialiste.I detyroi socialiste te ,brojne ate qe nuk mbrohet ate qe demton ate qe duhet ndeshkuar.Nese te jesh socialist do te thote te mbrosh perdhunimin dhunen trafikun dhe vesin une mund tju them sot se nuk do doja te isha socialist.Dhe pa dyshim keshtu mendojne me qindra dhe mijera shqiptare.
Por kjo nuk eshte me Rilindje.KJo eshte vellazeria e vesit
Keta djem jane vellezer.Evropa i zboi se ishin shume puntore ndersa ne po i japim pune publike qe te clodhen.
Kur i kap ligji i mbron partia.Kur i partia do vota ata i gjejne.Kur shqiperia humb ata fitojne.
Vellazeria e vesit po kthehet ne norme.
Une e refuzoj kete norme sepse kjo eshte arsyeja se pse shqiperia po rrudhet se pse nuk ka investime sepse ka kaq shume krim dhe kaq shume depresion.
*fjala e plotë e Ben Blushit sot në parlament