• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

A janë të kënaqur qytetarët me punën e Veliajt? Ja sondazhi i Zaloshnjës

10:41 : 31/05/2016
në OP-ED

Nga Eduard Zaloshnja

Në vazhdën e sondazheve në disa bashki të mëdha të vendit (të financuara nga fondacionet gjermane Konrad Adenauer Stiftung dhe Friedrich Ebert Stiftung – njëri i djathtë e tjetri i majtë), zhvillova ditët e fundit një sondazh me 1000 votues urbanë të Tiranës (maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: plus/minus 3%), nga i cili rezultoi se 55% e tyre janë të kënaqur me punën e Bashkisë, qysh kur në krye të saj erdhi Erion Veliaj, ndërsa 38% janë të pakënaqur (7% kishin opinion asnjanës).

Të përkthyera në numër votuesish për të gjithë territorin e Bashkisë, këto përqindje tregojnë se rreth 210 mijë votues janë të kënaqur me punën e Bashkisë dhe rreth 150 mijë janë të pakënaqur (Veliaj mori 160 mijë vota në zgjedhjet e vjetshme, dhe rivalët e tij morën rreth 140 mijë vota).

Në një sondazh të ngjashëm të para katër muajve, plot 59% e votuesve kryeqytetas më rezultonin të kënaqur me punën e deriatëhershme të Veliajt. Firoja e kuotave pozitive (prej 4 pikë përqindjeje) ka ndodhur kryesisht tek segmenti i zgjedhësve që nuk votuan vjet për Veliajn ose që nuk votuan fare. Më poshtë janë të renditura rezultatet e tjera kryesore të sondazhit.

Rreth 40% e popullsisë urbane të Tiranës mendon se drejtimi ku ka punuar më mirë Bashkia në 10 muajt e parë të mandatit të Veliajt është pastrimi (26% e të anketuarve zgjodhën këtë opsion kur u pyetën dhe 14% deklaruan se çdo gjë është bërë mirë). Rreth 46% e popullsisë urbane të Tiranës mendon se drejtimi ku ka punuar më keq Bashkia në 10 muajt e parë të mandatit të ri është riparimi i rrugëve/rrugicave (24% e të anketuarve zgjodhën këtë opsion kur u pyetën dhe 22% deklaruan se çdo gjë është bërë keq).

Lexo edhe:

Ishte harruar në Bankën e Italisë, “thesari” i bandës së drogës i kthehet pas 31 vitesh shtetit

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

Pritmëritë më të shumta pozitive për tri vitet e ardhshme janë për ndriçimin, pastrimin dhe përmirësimin e qendrës së qytetit (përkatësisht, 69%, 64% dhe 59% e të anketuarve kishin pritmëri pozitive në këto drejtime). Pritmëritë më të pakta pozitive për tri vitet e ardhshme janë për shtimin e hapësirave të gjelbra, përmirësimin e trafikut dhe për rritjen e kapacitetit të shkollave/koshteve publike (përkatësisht, vetëm 41%, 42% dhe 53% e të anketuarve kishin pritmëri pozitive në këto drejtime).

Numri i përgjigjeve optimiste për këto punë të bashkisë në tri vitet e ardhshme është më i madh se i atyre pesimiste. Prioritetet kryesore të kryeqytetasve për tri vitet e ardhshme janë shtimi i parqeve/këndeve të lojrave (28% mendojnë kështu), shtimi i kapacitetit të shkollave/kopshteve (27% mendojnë kështu), dhe riparimi i rrugëve/rrugicave (25% mendojnë kështu).

Lajme të lidhura

BOTA

Ishte harruar në Bankën e Italisë, “thesari” i bandës së drogës i kthehet pas 31 vitesh shtetit

22:50 : 11/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025
BOTA

Ministri i Financave të Izraelit: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin

22:29 : 11/08/2025
SPORT

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

22:24 : 11/08/2025
HOROSKOPI

4 shenjat e horoskopit që përjetojnë trishtimin më thellë

22:19 : 11/08/2025
BOTA

Ari thyen rekord historik, kalon 3 mijë dollarë për oncë

22:10 : 11/08/2025
Para

Trafiku i drogës, arrestohen 4 persona në Elbasan

TË GJITHA

Ishte harruar në Bankën e Italisë, “thesari” i bandës së drogës i kthehet pas 31 vitesh shtetit

22:50 : 11/08/2025

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025

Ministri i Financave të Izraelit: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin

22:29 : 11/08/2025

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

22:24 : 11/08/2025

4 shenjat e horoskopit që përjetojnë trishtimin më thellë

22:19 : 11/08/2025

Ari thyen rekord historik, kalon 3 mijë dollarë për oncë

22:10 : 11/08/2025

Ten Hag: Zëvëndësimi i Florian Wirtz, një detyrë pothuajse e pamundur

22:01 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com