• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Frikërat e reja që po e zgjojnë Evropën

14:59 : 30/05/2016
në BOTA

Nga Francesco Giavazzi/ Corriere della Sera

Ndoshta vetëm frika do ta bindë Evropën që të tundet për të marrë ato vendime të cilat shumëkush i konsideron thelbësore për mbijetësën e Bashkimit, por që shtyhen rregullisht nga njëri Këshill evropian te tjetri.

Sipas asaj që shkruajnë disa gazeta evropiane, disa krerë qeverish të BE-së, sidomos udhëheqësit në Gjermani, Francë dhe Itali, i kanë dhënë mandat njerëzve të tyre për të përgatitur një Plan B, pra një program që duhet aktivizuar në rast se referendumi i 23 qershorit do ta nxjerrë Britaninë e Madhe jashtë Bashkimit Evropian.

Është e mundur që e njëjta gjë të ndodhë edhe pas pesë muajsh, në vigjilie të zgjedhjeve amerikane dhe përballë mundësisë që Donald Trump të jetë presidenti i ri.

Në njërin rast frika është që braktisja e Londrës mund të sjellë shpërbërjen e Bashkimit apo të forcojë pushtetin negociues të vendeve si Hungaria, të cilat po largohen gjithnjë e më shumë nga vlerat thelbësore të Evropës. Ka edhe shqetësime më konkrete. Për shembull në fushën ushtarake: në vitin 2010 Parisi dhe Londra nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi shumë të gjerë që përfshin edhe armatosjen bërthamore. A do t’i mbijetonte kjo marrëveshje Brexit-it?

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

Në rastin tjetër, mundësia që Donald Trump të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara vendos një dilemë në Evropë. Sikurse shkruante të dielën e kaluar Alberto Alesina, ka mundësi që Trumpi, pasi të zgjidhet, të harrojë një pjesë të madhe të premtimeve të tij.

Por ka dy sektorë ku presidenti i Shteteve të Bashkuara ka pushtet ekzekutiv: marrëveshjet tregtare dhe ato për klimën – të cilat do t’i anulojë për t’i rinegociuar me kushte të kundërta nga ato për të cilat luftoi Obama – dhe marrëveshjet e bashkëpunimit ushtarak, me në krye Nato-n. Kërkesa e Trump që evropianët “ta paguajnë vetë mbrojtjen e tyre” dhe të reshtin duke u mbështetur te shpenzimi ushtarak amerikan është popullor në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm ndërmjet zgjedhësve republikanë.

Formalisht Trump e ka gabim. Vendet e Nato-s kontribuojunë në shpenzimet e aleancës secili në proporcion me të ardhurat e veta: SHBA-të me 22%, Gjermania me 15, Franca, Britania e Madhe dhe Italia rreth 10%. Por realiteti është se Shtetet e Bashkuara shpenzojnë sot për mbrojtjen një shifër që përkon me 3,5% të PBB-së së tyre, kundrejt rreth 2% të Francës dhe Britanisë së Madhe dhe rreth 1%-shit të Gjermanisë dhe Italisë. Dhe ajo që shpenzojnë SHBA-të jashtë Nato-s, për shembull për të garantuar mbulimin ajror natën nëpër qiejt e të gjithë planetit, sjell përfitime edhe për ne. Po ta paguanin vetë Nato-n, pa i pakësuar detyrat, kjo do t’iu kushtonte evropianëve të paktën 1% të PBB-së në vit. Është e qartë se në atë pikë aleanca do të reshte së ekzistuari dhe do të zëvendësohej nga një mbrojtje e përbashkët evropiane.

Ka 60 vjet, që kur ka lindur BE-ja, që evropianët flasin për mbrojtje të përbashkët pa bërë asgjë. As ISIS-i nuk mjaftoi për t’i kapërcyer xhelozitë kombëtare. Ndoshta do ta bëjë Donald Trump mrekullinë, me pasoja pozitive tek ekonomia evropiane. Sepse në momentin që do të na duhet të paguajmë 100% të Nato-s dyshoj se do të vazhdojmë të blejmë avionë luftarakë amerikanë.

Nga ajo që dihet për Planin B duket se është pikërisht mbrojtja ajrore ajo prej të cilës kërkohet nisja për t’iu përgjigjur Brexit-it duke e përshpejtuar integrimin. Instrumenti do të jenë “bashkëpunimet e përforcuara”, një parashikim Traktatesh që i mundëson një grupimi prej 27 shtetesh (ose sa do të mbeten) që të përshpejtojnë integrimin në disa zona, për shembull në mbrojtje.

Ndërkohë që, as frika duket se nuk është në gjendje që të lejojë bërjen e hapave përpara për integrimin ekonomik. Këtu pres që Plani B të jetë bosh. Si lidhur me mundësinë që BQE-së t’i atashohet një instrument fiskal që të mundësojë kontrollimin e kërkesës kur Banka Qendrore, pasi t’i ketë reduktuar normat e interesit në zero, nuk është në gjendje që ta bëjë më. Ashtu edhe për mundësinë për të krijuar një rrjet mbrojtjeje financiare për vendet e euros, duke nisur nga një figuracion evropian lidhur me depozitat bankare dhe rregullave të aplikueshme konkretisht, jo vetëm në teori, në rast se një bankë falimenton.

Mundësia që një krize e re besimi të godasë eurozonën mbetet domethënëse, ndoshta më e mundur se sa Brexiti dhe zgjedhja e Trumpit. Por me sa duket kokat (dhe interesat) e disa aktorëve të politikës evropiane janë më të forta se sa ato, gjithsesi jo të buta, të hierarkive ushtarake.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025
AKTUALITET

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025
SPORT

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025
SHOW BIZ

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025
Para

Kryeministri britanik ironizon Shqipërinë: Vendi më i varfër në Europë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com