Njihuni me parashikimin e yjeve për ditën e sotme, e diel, 29 maj!
DASHI
Venusi do ketë ndikim të madh tek jeta juaj në çift gjatë kësaj dite dhe më në fund do i rregulloni problemet që ju kanë dalë më herët. Beqarët qe janë ne kërkim te shpirtit binjak do mund ta gjejnë atë ne momentin qe me pak e presin. Ja qe ndonjëherë gjerat e bukura ndodhin pa u programuar. Me financat vazhdoni te tregoheni te matur dhe gjendja nuk do ketë asnjë problem.
DEMI
Mjedisi yjor do e turbulloje disi jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Mund te keni edhe ndonjë mosmarrëveshje te vogla me personin ne krah. Beqaret nuk do fillojnë dot një lidhje te qëndrueshme, por mundësitë për aventura nuk do ju mungojnë. Ne planin financiar mund te keni surpriza te këqija për shkak te pamaturisë qe keni treguar se fundmi.
BINJAKET
Jeta juaj ne çift do jete prioritet sot. Do bëni çdo gjë qe te kaloni momente sa me te këndshme me atë qe dashuroni. Edhe ai nga ana e tij do mendojnë gjithë kohës t’iu surprizoje. Beqaret as vete nuk do e dine çfarë duan dhe mundte refuzojnë disa ftesa interesante. Te ardhurat duhet t’i organizoni si duhet dhe keni për ta pare qe gjendja do përmirësohet menjëherë.
GAFORRJA
Do jeni me te lire për te bere atë qe dëshironi sot ju te dashuruarit dhe mund te kaloni momente fantastike me partnerin. Nuk do mungojnë as momentet e çmendura dhe te jashtëzakonshme. Beqaret me mire t’i marrin gjerat shtruar dhe te mos kërkojnë asgjë me ngulm. Ne planin financiar duhet te përfitoni nga mundësitë qe do iu jepen për ta përmirësuar situatën.
LUANI
Kujdes nga tradhtitë gjate kësaj dite. Mundohuni te përqendroheni vetëm tek partneri nëse nuk doni te vuani gjithë kohës. Beqaret mund te kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak e presin dhe çdo gjë do ju ndryshoje përgjithmonë. Financat mund te mbeten te mira vetëm nëse tregoni kujdes me shpenzimet. Po bëtë çmenduri do keni probleme serioze.
VIRGJERESHA
Do jeni ne humor shume te mire sot ju te dashuruarit dhe do bëni çdo gjë qe ai do ju sugjeroje. Emocionet kane për te qene te jashtëzakonshme. Beqaret do jene shume te qarte ne mendime dhe nuk do pranojnë çdo lloj ftese qe do ju behet. Te ardhurat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, kështu qe mundohuni te shpenzoni me kujdes qe te mos keni probleme.
PESHORJA
Jeta juaj ne çift do jete gjithë kohës e mbrojtur sot. Mes jush nuk do linde as mosmarrëveshje me e vogël dhe shume do ju kenë zili ne maksimum. Beqaret do kenë disa njohje te reja dhe me disa persona mund te mendojnë seriozisht për një lidhje. Financat do ekuilibrohen tej mase dhe kjo fale mbështetjes se madhe qe do iu japin te afërmit. Po i menaxhuat si duhet ato do pasuroheni shpejt.
AKREPI
Do i jepni rëndësi absolute sot jetës tuaj ne çift dhe marrëdhënia me partnerin do jete e jashtëzakonshme. Here pas here do bëni edhe surpriza gjigande dhe emocionet do jene te forta për te dy palët. Beqaret do jene gati te rrezikojnë çdo gjë vetëm për te gjetur princin e tyre te kaltër. Me financat nuk do keni aspak probleme sepse keni ditur si t’i menaxhoni.
SHIGJETARI
Dite e mbushur me turbullira do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni debate edhe për gjerat me elementare dhe nuk do ndiheni te qete. Beqaret ka rrezik te dashurohen me një person qe do i beje te vuajnë tej mase ne te ardhmen. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm nëse doni ta mbani situatën nen kontroll. Po bëtë gabime do keni vështirësi.
BRICJAPI
Nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur partnerit tuaj sot dhe marrëdhënia mes jush do ftohet disi. Reflektoni me kujdes dhe mundohuni sa me shpejt t’i ndreqni gabimet. Beqaret do kenë një dite harmonike dhe te mbushur me takime fantastike. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm, prandaj mund te përfitoni për te kryer ndonjë shpenzim me tepër nga zakonisht. Me vone nuk i dihet çfarë ndodh.
UJORI
Dielli do jete planeti qe do kujdes gjithë kohës për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ai do ua ndriçoje mendimet dhe do ju beje te tregoheni me te ëmbël me partnerin. Beqaret me mire te presin edhe pak dite për një lidhje serioze sesa te fillojnë aventura kalimtare dhe pa ndonjë emocion te madh. Buxheti do jete goxha i mire kështu qe mund mos e privoni aspak veten.
PESHQIT
Dite goxha e mire ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne çdo moment do flisni hapur me te për çdo gjë dhe atmosfera do mbetet e ngrohte deri ne mbrëmje. Beqaret duhet t’i marrin seriozisht propozimet qe do ju bëhen dhe nuk duhet t’i anashkalojnë ato. Ne planin financiar do keni disa probleme te vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Merreni gjithçka me qetësi.