Dy motra të përfshira në trafikun e drogës nga Kanadaja në Shqipëri janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Së bashku me to janë arrestuar dhe dy shqiptar të tjerë. Jonida dhe Denisa Aliçka 28 vje 26 vjeç u përfshinë në trafikun e drogës ku drejtuesi ishte Rinald Turhani, pronar i një firme kamionësh në Michigan. Ndërsa, Leka Konini, një shqiptar që punonte si shofer kamioni në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u arrestuar për trafik droge dhe në gusht të këtij viti do të jepet vendimi i Gjykatës për të.
Hetimet për grupin e shqiptarëve u drejtuan nga FBI. Dy vajzat shqiptare kishin tërhequr vëmendjen e policisë, me jetën luksoze, me makinat e shtrenjta, ndërhyrjet plastike dhe udhëtimet e shumta në Miami.
Dosja Hetimore
Dosja hetimore e SHBA që çoi në gjyq motrat seksi shqiptare të përfshira në trafikun e dorgës, pjesë e bandës së bashku me të dashurit e tyre zbardh detaje nga përfshirja në rrjet dhe roli i tyre si shpërndarëse dhe ndërlidhëse deri te përdoruesit.
Motra shqiptare Jonida, 28 vjeçe dhe Denisa Aliçka, 26 vjeçe janë arrestuar në dhjetor, por së fundi dolën para gjyqit, që i ngarkon me faj për drogë.
Agjenti special i FBI¬së, David Gardner në gjyq dëshmoi se të dy motrat ishin pjesë e trafikimit të 20 kg MDMA dhe marijuanë nga Kanadaja në Cleverland dhe nga shitja e drogës MDMA ato kanë fituar mesatarisht 40 dollarë për kg.
Autoritetet amerikane kanë hetuar çështjen që prej shtatorit dhe kanë bashkëpunuar me dëshmitarë dhe kanë përgjuar telefonata. Dosja e gjatë e prokurorisë ka të detajuara gjithë përgjimet dhe mesazhet e shkëmbyera dhe pikat ku bëhet dorëzimi i mallit. Mes të akuzuarve është dhe Rinald Turhani, i dashuri i Denisa Aliçkës dhe biznesmeni Leka Konini, të cilët janë arrestuar.
Turhani, Koni dhe Denisa Aliçka u arrestuan në dhjetor pasi policia e Los Angeles kapi Koninin me një çantë me rreth 10 kg MDMA. Sipas akuzës, Jonida Aliçka ka qenë studente në Universitetin Shtetëror të Cleveland dhe ka punuar një ditë në javë për policinë Linndale që nga viti 2013.
Burime të hetimit kanë thënë se Jonida Aliçka sjell 15 dhe 20 paund marijuanë të cilësisë së lartë në Cleveland një herë në muaj. Ajo transporton marijuanën nga Michigani, të cilën e siguron nga Turhani.
Pjesë e hetimeve është dhe ish¬i dashuri i Jonida Aliçkës, Fabian Mihaj. Ai besohet se ndodhet në Toronto dhe dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës. Burime nga hetimi kanë dyshime të forta se ajo kishte në plan të “të përdorte distinktivin e saj për të mos u kuptuar”.
Pjesë e përgjimeve në dosjen hetimore
Në 17 dhe 18 Nëntor të vitit 2015, CS¬2 dhe Denisa Alicka kanë shkëmbyer mesazhe përmes rrjetit Ëckr ku kanë folur rreth detajeve të shkëmbimit të drogës, MDMA.
BISEDA NE NENTOR
CS¬2: Hey kur do i marrim ato 9 dozat?
Denisa: Mendoj se nga e enjtja ose e premtja…(i shpjegon se dozën do t’ua japë Turhani, i dashuri i saj, në Michigan)
Denisa: Por ai (Turhani) nuk ndihet shumë i sigurt t’iu takoj ju sepse e keni ende dosjen e hapur. Shokët e tij e kanë frikësuar.
CS¬2: Po atëherë si do ta marrim ne?
Denisa: Do shkoj unë nesër dhe mund ta marr
BISEDA NË DHJETOR
Cs¬2: A ju ka mbetur më ‘Molly’? Na duhen edhe nja 9 doza
Denisa: Për kur? Ai (Turhani) me tha që mund të merrni një gjysmë kile për 16 (16.000 dollarë). Sepse nuk do të keni më për pak, se ai do t’i çojë zonjushat (drogën MDMA) në LA (Losa Angeles). Ato po lëvizin shumë ngadalë këtu ( droga nuk u shitej me shpejtësi në Detroid).