• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Dekriminalizimi/ Zbardhen formularët, ja kush janë gjyqtarët që kanë ndërruar emrin

08:21 : 28/05/2016
në KRYESORE

Pas Prokurorëve zbardhen formularët e vetëdeklarimit edhe të gjyqtarëve që ushtrojnë detyrën në gjykatat e Shkallës së Parë dhe Apel në gjykatat e zakonshme në vend, në ato administrative dhe te Krimet e Rënda. Formularët e 363 gjyqtarëve u publikuan dje nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Si subjekte që preken nga ligji për dekriminalizimin, gjyqtarët u janë përgjigjur tetë pyetjeve të formularit. Bie në sy fakti që pjesa dërrmuese e tyre, përveç plotësimit të gjeneraliteteve, nuk kanë pasur asgjë tjetër për të shënuar në formular, pasi u janë përgjigjur me “jo” të gjitha pyetjeve.

NDALIMI

Kuadrati i pyetjes nëse kanë qenë ndonjëherë të ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e ndonjë vepre penale, ka marrë përgjigje “Jo” dhe kuadrati shoqëruese është lënë bosh thuajse në të gjithë formularët e vetëdeklarimit të gjyqtarëve. Ndër të vetmit formularë ku ka ndodhur e kundërta është ai i gjyqtarit të Apelit për Krimet e Rënda, Dhimitër Lara.

Dhimiter Lara formular

Lexo edhe:

Në makinë me punonjësin e Policisë, zbulohet lidhja mes Gilmando Danit dhe “Sheqerit”

Mesazhi prekës i Parashqevi Simakut për të birin: Edhe nëse më mohon, unë do të jem gjithmonë nëna jote

Gjyqtari Lara ka plotësuar se në vitin 1982 është ndaluar nga hetuesia e qytetit të Durrësit. Si arsye gjyqtari ka shënuar “dyshim për sjellje të padenjë në shoqëri (neni 129 K. Penal, ligji nr.6069, dt. 25.12.1979)”. Referuar formularit të nënshkruar prej tij, periudha që ka zgjatur ky veprim ka qenë 3 ditë në pranverën e vitit 1982. Në kuadratin e rezultatit është shënuar “liri, pa asnjë pasojë”.

EMIGRACIONI

Në një vëzhgim të kryer nga gazeta në formularët e vetëdeklarimit të gjyqtarëve, dhjetëra prej tyre kanë jetuar në periudha disamujore deri në disa vite jashtë vendit për qëllime studimi, apo trajnimi. Por në këtë listë nuk mungojnë edhe emra të gjyqtarëve që kanë emigruar për arsye ekonomike, apo politike.

Kastriot Gramshi formular

Kështu, gjyqtari Kastriot Gramshi ka deklaruar se ka jetuar dhe punuar në Nju Jork, SHBA, në periudhën shtator 2003­korrik 2014. Gjyqtari i Tiranës, Kreshnik Omari, ka deklaruar se ka qenë emigrant në Itali në periudhat 1991­1996 dhe maj­shtator 1997. Gjyqtari Arjan Aliaj ka deklaruar se në periudhën gusht­dhjetor 2000 ka qëndruar për arsye studimi në Spanjë, ndërsa janar­korrik 2001 si emigrant në Francë. Gjyqtari i Apelit për Krimet e Rënda, Dhimitër Lara, ka deklaruar se ka qendruar nga 17 janari­ fund tetori 1991 në Greqi për arsye emigrimi politiko­ekonomik. Emigrantë në Greqi kanë deklaruar të kenë qenë dhe gjyqtarët Ken Dhima në vitin 1992 dhe Ilir Çeliku në 1991­92. Nga ana tjetër, gjyqtari i Apelit Tiranë, Gjin Gjoni, ka deklaruar katër periudha disamujore të jetesës jashtë vendit për arsye studimi gjatë 2000­2002 përkatësisht në Gjermani, Danimarkë dhe dy herë në SHBA. Po për arsye studimi, kanë deklaruar të kenë qëndruar jashtë shtetit edhe gjyqtarët e Tiranës, si Migena Laska, Arjan Aliaj e Asim Vokshi.

NDRYSHIMI I EMRIT

Identitetet e ndryshuara rezulton të jenë shumë të pakta në radhët e gjyqtarëve. Referuar vetëdeklarimeve të tyre, rezulton se gjyqtari Ken Dhima ka pasur gjeneralitete të mëparshme Krenar Gjoka.

Ken Dhima formular

Një tjetër rast i një emri të ndryshuar është ai i gjyqtarit Ilir Çeliku. Gjyqtari ka vetëdeklaruar se ka përdorur gjeneralitetet Elefterios Çelikas me amësi dhe atësi të ndryshme nga aktualja. Gjyqtari i Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri, ka deklaruar se ka përdorur më herët mbiemrin Hasani.

Ilir Celiku formular

Ndërsa kolegu i tij, Idriz Mulkurti, ka deklaruar se më herët mbiemri i tij shkruhej Mulkurtaj. Fakti më i shpeshtë i konstatimit të ndryshimit të mbiemrit është ai i disa dhjetëra gjyqtarëve femra, të cilat e kanë ndryshuar atë pas martesës. /Panorama/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në makinë me punonjësin e Policisë, zbulohet lidhja mes Gilmando Danit dhe “Sheqerit”

19:44 : 11/11/2025
BOTA

Mesazhi prekës i Parashqevi Simakut për të birin: Edhe nëse më mohon, unë do të jem gjithmonë nëna jote

19:43 : 11/11/2025
AKTUALITET

Vrasja në Rinas/ Dërgohet për ekspertizë “Benz-i” luksoz i “Visit të garave”

19:31 : 11/11/2025
AKTUALITET

Arrestohet në aeroportin e Veronës 32-vjeçari shqiptar, drejtonte një grup trafiku droge në Angli

19:19 : 11/11/2025
AKTUALITET

“Policët nuk rrinë në kuzhina se janë kthyer në shoferë të kriminelëve”

19:11 : 11/11/2025
AKTUALITET

Atentati në Rinas/ Tomorri: Policia organizatë mafioze, Koçiu kukull e Ramës

18:51 : 11/11/2025
Para

Këto janë 24 bibliotekat më të bukura në botë (FOTO)

TË GJITHA

Në makinë me punonjësin e Policisë, zbulohet lidhja mes Gilmando Danit dhe “Sheqerit”

19:44 : 11/11/2025

Mesazhi prekës i Parashqevi Simakut për të birin: Edhe nëse më mohon, unë do të jem gjithmonë nëna jote

19:43 : 11/11/2025

Vrasja në Rinas/ Dërgohet për ekspertizë “Benz-i” luksoz i “Visit të garave”

19:31 : 11/11/2025

Arrestohet në aeroportin e Veronës 32-vjeçari shqiptar, drejtonte një grup trafiku droge në Angli

19:19 : 11/11/2025

“Policët nuk rrinë në kuzhina se janë kthyer në shoferë të kriminelëve”

19:11 : 11/11/2025

Atentati në Rinas/ Tomorri: Policia organizatë mafioze, Koçiu kukull e Ramës

18:51 : 11/11/2025

Vrau shqiptaren Ilaria Sula, nesër del para gjykatës italiane 23-vjeçari

18:48 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com