• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Defekt te Petrolifera, nafta bruto derdhet në bregdetin e Vlorës

18:28 : 25/05/2016
në KRYESORE

Çarja e një tubi në portin e karburanteve të kompanisë Petrolifera në Gjirin e Vlorës dy ditë më parë solli derdhjen e një sasie të konsiderueshme nafte bruto në det duke dëmtuar mjedisin dhe zemëruar banorët që e kanë turizmin burimin e vetëm të të ardhurave për qytetin.

Një sasi e konsiderueshme nafte bruto e destinuar për eksport përfundoi në bregdetin e Vlorës pranë Zvërnecit gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e çarjes së një tubi gjatë ngarkimit të një anijeje. Disa kilometra vijë bregdetare janë ndotur me naftë ndërsa autoritetet kanë hapur hetime.

Arben Abazaj, marinar në një anije peshkimi, tha se dalloi njollat e naftës nga anija ndërsa lundronin në Gjirin e Vlorës.

“Ishim duke udhëtuar në drejtim të Triportit kur anija jonë u ndesh me një njollë të zezë në det në afërsi të Petroliferës, ndërkohë që e gjithë zona mbante erë të rëndë… nuk kam parë kurrë një ndotje të tillë në gjirin e Vlorës,” tha ai.

Kompania Petrolifera, e cila mori një koncesion të shumë debatuar në vitin 2004 për ndërtimin e rezervuarëve të naftës pranë Portit të Vlorës, bëri të ditur në një njoftim për shtyp se aksidenti ka ndodhur natën mes 21 dhe 22 majit kur anija H Ismail Kaptanoglu po ngarkohej me naftë, por aksidenti u bë i njohur vetëm pasi nafta u dallua nga peshkatarët dhe banorët e zonës, mëngjesin e 24 majit.

Lexo edhe:

Ndryshime në Polici/ Altin Qato largohet nga drejtimi i “Rrugores”, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

“Rreth orës 03:30, anija H Ismail Kaptanoglu që ngarkonte naftë bruto në Portin Vlora 1, ndoshta nga një manovër e gabuar në bordin e anijes që ka krijuar mbipresion në tubacione, duke shkaktuar njëçarje me pasojë rrjedhje të naftës në brendësi të basenit të portit,” njoftoi kompania. Sipas saj, kompania dhe anija vunë në zbatim planin e emergjencës “të parashikuar nga standardet ndërkombëtare duke kontrolluar rrjedhjen dhe duke pozicionuar kordon lundrues në hyrje të portit, gjë që ka kufizuar në maksimum derdhjen e naftës si dhe ka sjellë rikuperimin e naftës së derdhur në ujë”.

Gjithsesi, fakti është që një sasi nafte përfundoi jashtë portit. Sipas kompanisë, bëhet fjalë për “një sasi të vogël të vlerësuar në disa qindra litra”.

Qytetarë duke parë bregdetin e ndotur me naftë në Zvërnec më 24 maj 2016. Foto: Enrik Mehmeti

Qytetarë duke parë bregdetin e ndotur me naftë në Zvërnec më 24 maj 2016. Foto: Enrik Mehmeti

Zëvendëskryetari i Bashkisë së Vlorës Ardian Musta deklaroi për mediat se kompania është gjobitur me 1 milionë lekë, duke premtuar se ndotja do të pastrohet me shpejtësi. “Ne kemi ngritur menjëherë një grup pune në bashkëpunim me firmat që punpojnë me Bashkinë e Vlorës për pastrimin e plazhit dhe brenda 24 orëve do pastrohet”, tha ai.

Dy anije të Rojës Bregdetare shqiptare u angazhuan për të inspektuar detin pranë zonës së ndotur për të dalluar nëse ndotja është vetëm në bregdet apo edhe në thellësi. Eduart Jeminaj, Kapiten i Rangut të Dytë deklaroi se ndotja duket se është e kufizuar, ndërsa ushtria është angazhuar në pastrimin e plazhit të Zvërnecit.

Burime nga grupi hetimor thanë se po punohet për të identifikuar nëse shkaku i aksidentit ka qenë një gabim njerëzor apo një defekt ndërsa përkohësisht puna e Petroliferës është ndërprerë.

Për një grup aktivistësh mjedisorë, të cilët vite më parë kundërshtuan me forcë ndërtimin e terminalit tëPetroliferës në zonën ku u ndërtua për shkak të rrezikut për ndotje, ngjarja e mëngjesit të 22 janarit ishte një aksident i paralajmëruar.

Eneid Hamzaj, një prej aktivistëve që kaloi pesë vjet nëpër procese gjyqësore i akuzuar për vandalizëm, pasi i hodhi naftë në shenjë proteste përfaqësuesve të kompanisë koncesionare gjatë një konsultimi në Universitetin e Vlorës.

Ai u shpall i pafajshëm nga gjykata në vitin 2014 ndërsa sot thotë se Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës nuk qe kundër ndërtimit të rezervuarëve por kundërshtonte vendin se ku po ndërtoheshin.

“Në atë kohë patëm thënë se pavarësisht se çfarë masash merreshin, këto lloje aksidentesh mund të ndodhin. Eksperienca ka treguar se ndodhin kudo, edhe në vendet më të zhvilluara. Ne nuk ishim kundër ndërtimit të Petroliferës por ishim kundër vendit që u zgjodh të ndërtohej”.

Gjiri i Vlorës është një gji i mbyllur, ku ndotja rrezikon të kërkojë vite dhe dekada që të largohet për shkak të nivelit të ulët të qarkullimit të ujit të detit nga gjiri për në det të hapur. /BIRN/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndryshime në Polici/ Altin Qato largohet nga drejtimi i “Rrugores”, ja kush e zëvendëson (EMRI)

18:33 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
NDRYSHE

Ekspertët e fluturimeve zbulojnë pse nuk duhet të uleni kurrë në fund të një avioni

18:10 : 08/10/2025
SHOW BIZ

Jul Deda reagon pas kandidaturës së Flor Binajt për Bashkinë e Tiranës: Kur doja të kandidoja, nuk më latë

18:07 : 08/10/2025
SPORT

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder

17:58 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse CEO i ri i ONE Albania duhet të dalë jashtë hijes së Veliajt

17:46 : 08/10/2025
Para

"Kërcënohet" aktori Albano Bogdo (FOTO)

TË GJITHA

Ndryshime në Polici/ Altin Qato largohet nga drejtimi i “Rrugores”, ja kush e zëvendëson (EMRI)

18:33 : 08/10/2025

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025

Ekspertët e fluturimeve zbulojnë pse nuk duhet të uleni kurrë në fund të një avioni

18:10 : 08/10/2025

Jul Deda reagon pas kandidaturës së Flor Binajt për Bashkinë e Tiranës: Kur doja të kandidoja, nuk më latë

18:07 : 08/10/2025

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder

17:58 : 08/10/2025

Pse CEO i ri i ONE Albania duhet të dalë jashtë hijes së Veliajt

17:46 : 08/10/2025

Dronët kamikazë “Skydagger” arrijnë në Kosovë, Kurti: Ndërtojmë një ushtri me zhvillimet e reja teknologjike

17:37 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com