• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Basha: Zgjedhje të lira, drejtësi e pakapur dhe zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, sfidat për hapjen e negociatave

19:53 : 25/05/2016
në KRYESORE

Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin parlamentar të PD-së për të diskutuar qëndrimin e opozitës për reformën në drejtësi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat, u shpreh se PD qëndron fort mbi vendimin e bërë nga faktori ndërkombëtar. “I kemi thënë po nen për nen dhe këtu çeshtja është e zgjidhur, sigurisht dhe pala tjetër duhet të shpreh vullnetin për të cilën kemi marrë garanci nga faktori ndërkombëtar. Për arkitekturën, Venecia e thotë qartë drafti (e përsërit në pjesën të kuqe mbi të bardh) se arkitektura që pamundëson kapjen politike është përgjegjësi e legjislatorit, pra nuk ka dhe nuk mund të ketë pranueshmëri të një formulë që nuk garanton moskapjen politike. Partia Demokratike nuk ka pranuar dhe nuk do të pranojë kurrë institucione të drejtësisë të kapura politikisht”.

“Parimi është i rëndësishëm, drejtësi e pakapur, drejtësi të standarteve europian jemi gati, kemi propozimet tona, sygjerimet tona, zakonisht të shoshitura dhe të bazuara në standarte europian dhe nëse ka vullnet të ulemi t’i negociojmë dhe të ecim përpara. Pa dyshim që kjo kërkon kohë dhe jo presion dhe as hipokrizi, sepse nëse ka një gjë urgjente sot në Shqipëri është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ta harrojnë kushdo që beson ndryshe se BE do t’i hap dyert për negociata një Shqipërie që nuk garanton zgjedhje të ndershme. BE, kurrësesi nuk do t’i hap negociatat Shqipërisë për sa kohë nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe koha për të rënë dakort për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme po mbaron, e në veçanti për propozimin tonë, votimin elektoronik, biometrik dhe numërim elektronik”, tha Basha.

Basha theksoi se “PD është e përkushtuar për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithçka është kotë, sepse pa zgjedhje të ndershme nuk ka prokuror që shpëton Republikën”.

“Dekriminalizim, zgjedhje të lira dhe të ndershme për t’i dhënë formë reformës në drejtësi, ku kemi rënë dakort tashmë në aspektin antikorrupsion dhe ku për aspektin e arkitekturës, kushti unë i vetëm është ai që ka qenë prej ditës së parë, drejtësi e pa kapur”, përfundoi Basha.

Lexo edhe:

Tërmet me magnitudë 6.1 shkund Kretën, paralajmërimi për cunam

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Pyetje: Zoti Basha, a vendosi Grupi për një draft përfundimtar të Partisë Demokratike?
Siç e bëmë të ditur kjo javë u mor për të shqyrtuar propozimet e Partisë Demokratike për aspektet politike të reformës, të cilat siç theksojnë edhe ekspertët ndërkombëtarë, autorë të draftit të tretë, por siç thekson edhe Komisioni i Venecias janë përgjegjësi e vendimmarrjes së legjislatorit, pra të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.
Kështu që sot për më shumë se dy orë grupi parlamentar diskutoi në mënyrë shumë të hapur dhe konstruktive mbi draftin e propozimeve kushtetuese të hartuar nga ekspertët tanë sa i përket dy komponentëve, arkitekturës dhe vendimmarrjes.
Do ta bëj të qartë për të gjithë ata që nuk e kanë kuptuar, se ka edhe nga ata që e kanë kuptuar por bëjnë sikur nuk e kanë kuptuar: tek vendimmarrja ne qëndrojmë fort mbi propozimin e bërë nga faktori ndërkombëtar për vende të rezervuara. I kemi thënë “Po” dhe për ne këtu çështja konsiderohet e zgjidhur. Sigurisht duhet dhe pala tjetër të shprehë vullnetin për të cilin kemi marrë garanci nga faktori ndërkombëtar.
Për arkitekturën, “Venecia” e thotë qartë, drafti e përsërit në pjesën të kuqe mbi të bardhë se arkitektura që pamundëson kapjen politike është përgjegjësi e legjislatorit. Pra, nuk ka dhe nuk mund të ketë NJE formulë, e në veçanti nuk mund të ketë pranueshmëri të një formule e cila nuk garanton moskapjen politike.
Thënë më shkoqur, Partia Demokratike nuk ka pranuar dhe nuk do të pranojë kurrë institucione të drejtësisë që lënë shtegun e hapur për një drejtësi alla Shullaz dhe alla Kokëdhima. Me fjalë të tjera, ku Kryeministri aktual apo cilido kryeministër në të nesërmen të fusë duart e të bëjë çorbën sipas qejfit të tij.
Këtë Partia Demokratike nuk e pranon dhe kjo nuk duhet t’i vijë askujt si çudi, sepse ne këtë e kemi thënë prej ditës tonë të parë. Prej ditës tonë të parë kemi thënë Po për Reformën në Drejtësi, por jo kapjes politike. Dhe sot qëndrojmë për të njëjtin parim, Po Reformës në Drejtësi. Aspektin antikorrupsion, atë që iu nxin jetën qytetarëve, korrupsionin në nivele të larta qeveritare, korrupsioni në drejtësi, kemi që në mars që themi ejani të votojmë amendamentet, sigurisht bashkë me aktet ligjore dhe ti hapim rrugë.
Nuk duan ti votojnë, duan ti votojnë të gjitha bashkë. Dakord! Por kurrsesi nuk mund të përdoret kjo për ti bërë presion opozitës me hipokrizira të tilla si: ka kohë e s’ka kohë. Parimi është më i rëndësishmi dhe parimi është drejtësi e pakapur.
Drejtësi alla Shullaz, alla Prenga, drejtësi alla Kokëdhima ne nuk kemi pranuar dhe nuk do të pranojmë kurrë. Drejtësi të standardit europian, kemi sugjerimet tona, propozimet tona. Mendoj unë janë jashtëzakonisht të shoshitura, të bazuara mbi standardin europian. Nëse ka vullnet të ulemi, ti negociojmë dhe të ecim përpara.
Pa dyshim që kjo kërkon kohë dhe jo presion, dhe as hipokrizi. Sepse në qoftë se ka një gjë urgjente sot në Shqipëri është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Ta harrojnë kushdo që profeson ndryshe se Bashkimi Europian do ti hapë dyert për negociata një Shqipëria që nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Bashkimi Europian kurrsesi nuk mund dhe nuk do t’ia hapë negociatat Shqipërisë për sa kohë që nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe koha për të rënë dakord, për të krijuar sëbashku kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme po mbaron. Kjo është koha që po mbaron, e në veçanti për propozimin tonë për votimin elektronik, votimin biometrik që po kështu do të thotë numërim elektronik.
Dhe Partia Demokratike dhe unë personalisht jemi 100 për qind të përkushtuar për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sepse pa zgjedhje të lira dhe të ndershme gjithçka tjetër është fiasko, është falso, është kot dhe kot do të përfundojë.
Kjo është Republikë Parlamentare, nuk është Republikë Prokuroriale, as nuk është Republikë Gjyqësore.
Nëse zgjedhjet e ardhshme shqiptarët nuk kanë mundësi të zgjedhin me votën e tyre të lirë dhe të ndershme një qeverisje të përgjegjshme dhe përgjegjëse ndaj tyre nuk ka prokuror dhe gjyqtarë ta shpëtojë republikën.
Prandaj zgjedhjet e lira dhe të ndershme të cilat zunë një pjesë të mirë të debatit dhe të diskutimit në grupin parlamentar janë prioriteti numër një i vendit. Siç është prioritet absolut edhe zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, për të cilin sapo ka nisur procesi i verifikimit. Nguti për ta asgjësuar ligjin akoma pa nisur procesi i verifikimit tregon që pas ferrave ka jo lepur por derra të mëdhenj.
Por le t’ia lëmë ligjit bashkë me kërkesën tonë ndaj organeve përkatëse, e në veçanti ndaj prokurorisë që të bëjë verifikime të plota, të shpejta për personat me rekorde kriminale në Parlamentin e Shqipërisë. Sot që flasim i kanë fshehur ato, sipas të dhënave paraprake që ne disponojmë dhe po i verifikojmë por edhe po kështu në institucione të tjera.
Dekriminalizim, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të hapur për t’i dhënë formë përfundimtare reformës në drejtësi. Ku kemi rënë dakord tashmë në aspektin antikorrupsion për të cilin shqetësohen qytetarët dhe ku për aspektin e arkitekturës të institucioneve kushti ynë i vetëm është ai që ka qenë prej ditës së parë, drejtësi e pakapur, jo drejtësi alla Shullazi, jo drejtësi alla Kokëdhima, drejtësi e pakapur e standardit europian. Dhe për këtë Partia Demokratike nuk është gati të bëjë kompromis për cilësinë. Sigurisht është gati të negociojë për zgjidhje dhe alternativa të ndryshme që do të mishërojnë një drejtësi të pakapur.
Pyetje: Zoti Basha a mund të quhet hipokrizi deklarata e ambasadores së Bashkimit Europian se koha është tani për të miratuar reformën sepse do të ikë koha për të marrë ftesën për hapjen e negociatave për anëtarësim?
Deklaratat e ambasadorëve i komentoni ju sepse duhet të kuptoni që unë kam punë më të rëndësishme sesa komentet e deklaratave të ambasadorëve. Por mund t’ju them se Bashkimi Europian nuk mund dhe nuk do të hapë kurrë dyert e negociatave për një vend që nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Lajme të lidhura

RAJONI

Tërmet me magnitudë 6.1 shkund Kretën, paralajmërimi për cunam

08:31 : 14/05/2025
AKTUALITET

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:22 : 14/05/2025
SHOW BIZ

“Shndrit” në skenë Shkodra elektronike, Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025

08:13 : 14/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Ndjekje, përplasje makinash dhe sherr me leva, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë

08:06 : 14/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025
AKTUALITET

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025
Para

Zyrtare: Xhaka në Arsenal, ja sa mijëra paund përfiton në javë

TË GJITHA

Tërmet me magnitudë 6.1 shkund Kretën, paralajmërimi për cunam

08:31 : 14/05/2025

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:22 : 14/05/2025

“Shndrit” në skenë Shkodra elektronike, Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025

08:13 : 14/05/2025

VIDEO/ Ndjekje, përplasje makinash dhe sherr me leva, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë

08:06 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com