• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulohet mafja në internet/ Ja si porositen dhe sa kushtojnë vrasësit me pagesë, mes tyre dhe shqiptarë

16:11 : 15/05/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Faqja e Besa Mafia, (http://oiiuv2 gwl2jhvg3j.onion), ofron të dhëna për vrasësit me pagesë. Mes tyre janë gjendur dhe vrasës shqiptarë me pagesë.

Shqiptarja.com ka mundur të futet në pjesën e errët të internetit “Dark Web”, web i cili është i vetmi që hap faqen e Besa Mafia, e cila u zbulua dy ditë më parë nga hakeri i njohur si ‘bRpsd’. Ky i fundit mundi të marrë nga websiti materiale për vrasësit me pagesë, mes tyre shqiptarë, të dhëna që ende nuk janë bërë publike por tregojnë për ekzistencën e vrasjeve me porositje nëpërmjet “Dark Web” ku ndodhet dhe faqja e Besa Mafia.

Faqja e Besa Mafia, nuk mund të hapet me një browser si Chrome, Mozilla, Internet Explorer por me një browser që ka akses në Dark Web)

Dark web

Dark Web (rrjeti i errët) që operon brenda internetit. Me t’u lidhur në ueb, arrin të kesh akses në një shumëllojshmëri përmbajtjesh dhe sitesh ku nuk mund të futesh me mjetet tradicionale të kërkimit si Google apo Bing. Është një lloj klubi privat gjysmë sekret ku lejohen të futen vetëm anëtarë të caktuar. Siç shpjegojnë ekspertët nuk kemi vetëm një “Dark Web” të vetëm, por shumë të tillë, disa kanë akses të lirë ndërsa disa të tjerë kërkojnë që të paguash për të hyrë. Dark Web është ndryshe nga interneti tradicional, ku të gjithë vizitojnë Facebook, Google bëjnë blerje online dhe lexojnë lajme.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital

Besa Mafia

Kjo faqe operohet nga mafia shqiptare që ka përdorur fjalën Besa në kuptimin e besës, fjalës së dhënë, kodi i tyre i nderit është “Premtimi mbetet premtim”. Ky grup mund të kryej vrasje por dhe shërbime të tjera kriminale dhe mund të paguhet me anë të monedhave elektronike Bitcoin mbi të gjitha gjithçka mbetet e fshehtë dhe e pa zbulueshme nga autoritetet. Grupi tregon se përdor trafikantë droge që mund të kryejnë krime, vrasje, plagosje sipas kërkesave për një shumë të caktuar parash. Besa Mafia tregon se ka shtrirje në SHBA, Canada, Europë. Në faqe shkruhet se që prej vitit 2012 kur ky portal u krijua janë kryer 1035 vrasje.

Vrasësit me pagesë dhe çmimet

Besa Mafia tregon për shërbimet e saj që nga pjesëtarë bandash që mund të kryejnë një vrasje duke filluar nga 5000$ deri në ish-ushtarakë profesionistë që mund të vrasin me snajper nga 30 mijë deri në 200 mijë dollarë. Grupi tregon se mund të rrah dhe persona pa i vrarë ata, mund të djeg banesat dhe makinat e tyre dhe mund të shesi armë. Sigurisht që gjithçka kundrejt një vlere të caktuar parash, rrahjet mund të kushtojnë nga 500 – 2000 dollarë por pagesa nuk bëhet në dollarë por në monedha elektronike Bitcoin (para elektronike).

Si porositet vrasja

Për porositjen e një vrasje duhet fillimisht një regjistrim i thjeshtë me një pseudonim dhe një adresë e-maili të rreme më pas formulari i porositjes së krimit kërkon një pseudonim, një password dhe një burim si ke mundur të futesh në Besa Mafia ose nga kush të ka treguar. Pjesa tjetër vijon me emrin, mbiemrin, adresën dhe një foto të shënjestrës.

Çmimet

5.000 – 200.000$

Vrasje me snajper – 30.000 – 200.000$

Vrasje – 5.000$ + 4000$ të duket si aksident

Rrahje – 500$ + thyerje kockash dhe prerje të pjesëve trupore – 1.500$

Djegie makinash – 1.000$

Djegie banesash – 2.000$

Si bëhet pagesa

Si çdo gjë tjetër në Dark Web pagesa është me Bitcoin, para elektronike që nuk mund të gjurmohen dhe gjithçka mbetet e fshehtë. Sapo merret konfirmimi që pagesa me Bitcoin është kryer, 80% e parave shkon për vrasësin ndërsa 20% mbahet nga Besa Mafia.

Komunikimi i Koduar

Nëpërmjet mesazheve të koduara të faqes së Besa Mafia në Dark Web por edhe nëpërmjet e-maile të inkriptuara vrasësit i kalohen të dhënat për shënjëstrën.

Shqipëria

Ende nuk ka prova për aktivitete kriminale të kryera nga Besa Mafia në territorin shqiptar. Nga burimet tona deri në këto momente nga Prokuroria dhe Policia shqiptare nuk ka ndonjë hetim të mundshëm por sqarojnë se me rastin janë njohur nga media dhe se do ta mbajnë në vëzhgim këtë çështje në bashkëpunim me partnerët EUROPOL e INTERPOL pasi nuk përjashtohet edhe mundësia që të ketë aktivitet dhe në territorin shqiptar,

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 11/08/2025
BOTA

U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital

22:56 : 11/08/2025
BOTA

Ishte harruar në Bankën e Italisë, “thesari” i bandës së drogës i kthehet pas 31 vitesh shtetit

22:50 : 11/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025
BOTA

Ministri i Financave të Izraelit: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin

22:29 : 11/08/2025
SPORT

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

22:24 : 11/08/2025
Para

Dokumete/ Ja si dënoheshin pushtetarët si "Shukriu" në Tiranën e viteve `30

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 11/08/2025

U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital

22:56 : 11/08/2025

Ishte harruar në Bankën e Italisë, “thesari” i bandës së drogës i kthehet pas 31 vitesh shtetit

22:50 : 11/08/2025

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025

Ministri i Financave të Izraelit: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin

22:29 : 11/08/2025

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

22:24 : 11/08/2025

4 shenjat e horoskopit që përjetojnë trishtimin më thellë

22:19 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com