• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali “Fëmijët e tij”/ Gjykata i fal 45 ditë pedofilit anglez David Brown

15:44 : 14/05/2016
në AKTUALITET

Lexo edhe:

“Rama, Toto Rina i Tiranës”, Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e votës

Përplasje në KZAZ 31, policia nxjerr jashtë të gjithë vëzhguesit

Gjykata e Tiranës i ka ulur dënimin me 45 ditë pedofilit anglez David Brown. Gjyqtarja Klorinda Çela ka pranuar kërkesën e 65-vjeçarit, i cili po vuan dënimin në burgun 302 në Tiranë.
Sipas vendimit të gjykatës që disponon Bold News, rezulton se David Brown po vuan dënimin në Shqipëri, pasi është shpallur fajtor në vitin 2008 për marrëdhënie homoseksuale me të mitur, duke u dënuar me 20 vite burg, në të ashtuquajturin skandali “Fëmijët e tij”. Me këtë emër, disa shtetas britanikë kishin hapur në Shqipëri një qendër për fëmijët nën nevojë, duke abuzuar seksualisht me ta për disa vite. Ata u dënuan dhe po vuajnë dënimin, ndërsa rezulton se shpeshherë, gjykatat shqiptare i ulin vendimin.
I tillë është edhe vendimi që po publikon Bold News, ku rezulton se më datë 25 prill 2016, në gjykatë është depozituar një kërkesë nga mbrojtësit e të dënuarit. Ka rezultuar se David Brown, ka vuajtur gjithsej 13 vjet e 11 muaj e 7 ditë burgim, duke i mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet e 23 ditë.
Gjykata ka vlerësuar provat e administruara, dinamikën e vuajtjes së dënimit për të dënuarin në datën 25 prill, vendimi i uljes së fundit të përfituar prej tij më 24 mars 2015. Pas shqyrtimit gjyqësor, gjykata konkludoi se i dënuari përmbush kushtet ligjore për përfitimin e uljes së dënimit. “Gjatë 12 muajve të fundit të vuajtjes së dënimit, ai rezulton të ketë pasur sjellje korrekte. Kjo tregon se i dënuari po bën përpjekje për riintegrimin e tij në shoqëri, çka është dhe një nga qëllimet esenciale të një dënimi penal” thotë gjykata.
Sipas vlerësimit të sjelljes së të dënuarit, bërë nga Drejtoria e I.V.Penale “Mine Peza” Tiranë, rezulton se i dënuari John David Brawn ka ardhur në këtë burg në date 22.05.2006. “Sjellja dhe qëndrimi në institucion: Ka shfaqur sjellje pozitive duke mos paraqitur rrezikshmëri shoqërore dhe duke ndikuar në ruajtjen e klimës së sigurt në institucion. Shfaq aftësi të mira të menaxhimit të vetes, të racionalitetit në vendimmarrje dhe të një komunikimi efektiv, në situata të ndryshme frustuese në institucion. Nuk ka kryer dhe nuk ka marrë pjesë në akte apo veprimtari, të cilat cënojnë qetësinë dhe sigurinë në LE.V.Penale 302, si dhe nuk është përfshirë në rebelim (revoltë) brenda LE.V.Penale 302, apo në LE.V.P-të e tjera. Ka aftësi të mira dhe është i motivuar të ndërtojë marrëdhënie ndërpersonale pozitive me të tjerët. Etika e komunikimit me punonjësit e institucionit është korrekte, duke ndikuar në krijimin e marrëdhënieve pozitive në nivel reciprok dhe duke lehtësuar ushtrimin e detyrës prej tyre. Gjatë vuajtjes së dënimit ka manifestuar sjellje korrekte dhe tolerancë në marrëdhënie me bashkëvuajtësit. Nuk ka kryer veprime të cilat cënojnë liritë dhe të drejtat e të burgosurve të tjerë, të tilla si: sulm apo kanosje, dhunë fizike apo seksuale, manipulim apo viktimizim të të tjerëve, apo edhe sjellje të tjera të pafavorshme me ndikim në shëndetin dhe marrëdhëniet me bashkëvuajtësit. Nuk ka tentuar më parë të largohet pa leje dhe nuk është larguar nga vendi i qëndrimit të tij të detyrueshëm. Nuk ka mbajtur ose shpërndarë sende që mund të përdoren për të dëmtuar jetën, shëndetin e personave të tjerë, sigurinë në institucion, apo sende personale që janë të ndaluara për t’u mbajtur në përputhje me nenin 17 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve. Gjatë vuajtjes së dënimit në mënyrë të vazhdueshme ka marrë pjesë aktive në aktivitete rehabilituese dhe ka shfaqur ndjenjë përgjegjësie dhe korrektësie” pretendonte burgu 302, çka i ka mbushur mendjen gjykatës të pranojë uljen e dënimit.
Madje, gjykata thotë se ai ka komunikim të rregullt me familjarët me anë të telefonit, ndërsa në takim i vjen djali i tij i birësuar. Gjithashtu në takim i vijnë dhe miq që ka në Shqipëri. Marrëdhëniet me familjen janë shumë të mira dhe të qëndrueshme. Mësohet se ai nuk e pranon veprën penale për të cilën është dënuar.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama, Toto Rina i Tiranës”, Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e votës

14:37 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përplasje në KZAZ 31, policia nxjerr jashtë të gjithë vëzhguesit

14:34 : 14/05/2025
AKTUALITET

DW: Rama ruajti pushtetin me mjete të dyshimta?

14:22 : 14/05/2025
AKTUALITET

Rrëmbimi në Tiranë/ U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit

14:10 : 14/05/2025
AKTUALITET

SPAK dhe BKH tjetër aksion në Shkodër, shoqërohen disa mbështetës të PSD

13:50 : 14/05/2025
AKTUALITET

Celibashi apel numëruesve: Mos cenoni votën e kandidatëve, do ndëshkoheni!

13:46 : 14/05/2025
Para

Ja mënyra më e mirë natyrale që redukton dukjen e rrudhave në 7 ditë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Rama, Toto Rina i Tiranës”, Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e votës

14:37 : 14/05/2025

Përplasje në KZAZ 31, policia nxjerr jashtë të gjithë vëzhguesit

14:34 : 14/05/2025

DW: Rama ruajti pushtetin me mjete të dyshimta?

14:22 : 14/05/2025

Rrëmbimi në Tiranë/ U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit

14:10 : 14/05/2025

SPAK dhe BKH tjetër aksion në Shkodër, shoqërohen disa mbështetës të PSD

13:50 : 14/05/2025

Celibashi apel numëruesve: Mos cenoni votën e kandidatëve, do ndëshkoheni!

13:46 : 14/05/2025

Dhunoi vëllanë dhe tentoi t’i digjte makinën, arrestohet 40-vjeçari

13:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com