• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

“Zyrtarët e ARRSH nuk zbatuan vendimin e gjykatës, fëmijët s’do kishin vdekur nëse do ishin trafikndarëset”

19:07 : 12/05/2016
në KRYESORE

 

Dy zyrtarët e Autoritet Rrugor Shqiptar nuk zbatuan vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ duke e lënë kështu aksin rrugor në Kavajë ku ndodhi aksidenti pa trafikndarëse. Sipas prokurorisë nëse trafikndarëse nuk do të ishin ndërprerë për të lënë rrugë për karburantin, pasojat e aksidentit nuk do ishin kaq të mëdha, pasi përplasja do ishte amortizuar. 

Nga veprimet e deritanishme hetimore, Prokuroria e Kavajës dyshon se pasojat e aksidentit rrugor do të ishin më të vogla, nëse siguria rrugore e aksit ku ka ndodhur ngjarja do të ishte më e lartë.

Në bazë të dokumentacionit të administruar deri në këtë fazë të hetimit, rezulton se:

Aksidenti ka ndodhur ne rrethanat e humbjes se vëmendjes se drejtueses se automjetit, duke kaluar me pas ne hapësirën mes guardarelave (mbrojtësit anësor të karrexhatës) dhe më pas është përplasur me fillimin e guardarelës, e cila vazhdon përgjatë aksit rrugor.

Lexo edhe:

Adriatik Lapaj zbulon si ia dogji PS mbi 15 mijë vota

“Atmosfera ndaj Serbisë ishte si në vaki”, Shakohoxha akuzon: Stadiumi u mbush me drejtora…

Nga akti ekspertimit auto-teknik, ndër të tjera, konkludohet se, lëvizja e automjetit të aksidentuar do të ishte në rrethana të tjera, nëse hapësira e ndërprerë e guardrelave do të ekzistonte e përfunduar, pra e plotësuar, duke bërë që forca goditëse e automjetit të amortizohej.

Në vijim të hetimeve, nga ana e Prokurorisë së Kavajës është marrë praktika e ndërtimit të rrugës, për të përcaktuar arsyen se përse rruga ishte e ndërprerë në mënyrë të tillë.

Nga praktika dokumentare rezulton se hapësira ndërmjet guardarelave është pranë një pike karburanti. Kjo e fundit, gjatë ndërtimit të rrugës në vitin 2011, ka aplikuar disa herë tek Autoriteti Rrugor për t’i krijuar hapësirë që mjetet të hynin e dilnin nga rruga kryesore në pikën e furnizimit të karburantit.

Kjo kërkesë nuk është miratuar dhe administrator i kompanisë që administronte pikën e karburantit ka paraqitur një padi në Gjykatën Administrative, e cila fillimisht kishte vendosur edhe masën e sigurimit të padisë, në bazë të së cilës autoriteti rrugor duhet të lejonte hapësirën e kërkuar nga shoqëria private deri në përfundim të procesit gjyqësor. Më pas, gjykata Administrative e Shkallës së Parë, i ka dhënë të drejtë padisë së pikës së karburantit në përfundim të procesit të gjykimit në themel.

ARRSH e ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën e Apelit Administrativ, e cila ka pushuar padinë e kompanisë, duke rrëzuar njëkohësisht edhe vendimin e shkallës së parë. Në bazë të këtij vendimi, Autoriteti Rrugor Shqiptar duhet të vijonte procedurat për mbylljen e hapësirës ndërmjet guardarelave, si edhe për të marrë masat për sigurinë rrugore në atë pjesë të rrugës, e cila ishte objekt shqyrtimi gjyqësor.

Vendimi i Gjykatës së Apelit Administrativ është marrë në vitin 2014 dhe deri në ditën e aksidentit tragjik të datës 08.05.2016, nuk janë marrë masat përkatëse si për plotësimin e hapësirës ndërmjet guardarelave, ashtu edhe për rritjen e sigurisë rrugore në këtë pjesë të aksit rrugor.

Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar ndalimin e dy zyrtarëve të lartë të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), të dyshuar për konsumimin e elementëve të veprës penale “Shpërdorim detyre”. Prokuroria urdhëroi ndalimin e Drejtorit Rajonal të ARRSH-Tiranë, Bib Gjomakaj, si edhe Drejtorit të Drejtorisë Juridike të ARRSH, Dritan Fejzo, në vijim të hetimeve të nisura kryesisht pas një aksidenti të ndodhur pasditen e së dielës (08.05.2016) në aksin rrugor Qerret-Plepa, në Kavajë.

Në këtë aksident rrugor humbën jetën dy fëmijë, të cilët ishin në një automjet të drejtuar nga nëna e tyre. Urdhri i Prokurorisë së Kavajës është zbatuar pasditen e së Enjtes (dt. 12.05.2016).

Për Prokurorinë e Kavajës, përgjegjës për mungesën e masave kanë drejtori juridik i ARRSH-së, Fejzo, si edhe Drejtori Rajonal i ARRSH-Tiranë, Gjomakaj.

Në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se drejtori Juridik nuk ka marrë masat për të vënë në zbatim vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ.

Ndërsa Drejtori Rajonal Tiranë nuk ka marrë masat për vendosur sinjalistikën dhe rritjen e cilësisë rrugore në vendin e ngjarjes së rëndë.

 

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Adriatik Lapaj zbulon si ia dogji PS mbi 15 mijë vota

22:05 : 09/06/2025
Lajmet e Dites

“Atmosfera ndaj Serbisë ishte si në vaki”, Shakohoxha akuzon: Stadiumi u mbush me drejtora…

22:05 : 09/06/2025
AKTUALITET

Vokshi flet me EMRA: 20 deputetë të PS janë përfaqësues të bandave

22:00 : 09/06/2025
BOTA

Prokurori i Kalifornisë padit Trumpin për federalizimin të Gardës Kombëtare të SHBA

21:58 : 09/06/2025
AKTUALITET

Sulmi me armë ndaj familjes së saj, Lala: Më kanë kërcënuar edhe me vajzat e mia

21:56 : 09/06/2025
AKTUALITET

11 maji/ Vokshi: Ka pasur kudo banda kriminale, zgjidhja është qeveri teknike

21:53 : 09/06/2025
Para

KLD: Dënojmë presionin e Veliajt dhe politikanëve ndaj Gjykatës Administrative, sjell destabilizim

TË GJITHA

Adriatik Lapaj zbulon si ia dogji PS mbi 15 mijë vota

22:05 : 09/06/2025

“Atmosfera ndaj Serbisë ishte si në vaki”, Shakohoxha akuzon: Stadiumi u mbush me drejtora…

22:05 : 09/06/2025

Vokshi flet me EMRA: 20 deputetë të PS janë përfaqësues të bandave

22:00 : 09/06/2025

Prokurori i Kalifornisë padit Trumpin për federalizimin të Gardës Kombëtare të SHBA

21:58 : 09/06/2025

Sulmi me armë ndaj familjes së saj, Lala: Më kanë kërcënuar edhe me vajzat e mia

21:56 : 09/06/2025

11 maji/ Vokshi: Ka pasur kudo banda kriminale, zgjidhja është qeveri teknike

21:53 : 09/06/2025

SPAK, i gjati, dhe ‘të paprekshmit’ e godinës së xhamtë

21:47 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com