• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Rrëfimi i 19 vjeçarit nga Kosova, kampet e xhihadistëve në Debëllde të Vitisë (Video)

14:15 : 10/05/2016
në RAJONI, VIDEO

Ky i ri ishte vetëm 14 vjeç kur ra pre e më pas u shpëtoi kthetrave të ideologjisë së ISIS­-it në Kosovë.

Vetëm pak ditë para se të merrte rrugën për xhihad në Siri, pasi ishte zbuluar nga familja e tij, babai e kishte detyruar që të denonconte rekrutuesit kosovarë të ISIS­-it në polici.

5 vite pas, ai bashkë me Gazetën Express u kthye në kampin ku me rreth 120 bashkëmoshatarë të tij ishin indoktrinuar për xhihad, për të rrëfyer historinë dhe përjetimet e tij të asaj kohe, duke u bërë personazhi kryesor në dokumentarin e Zona Express, “Kampet e Zeza”, që u transmetua të dielën në Klan Kosova. Denoncimi i tij në polici, për aktivitetin e dyshimtë të imamit nga Gjilani Zekeria Qazimi, ndonëse pa dëshirën e këtij të riu, por me detyrimin e babait të tij, u bë pikënisje e hetimeve e me vonë aktakuzës ndaj imamit të xhamisë “El Kaddus” dhe 6 bashkëpunëtorëve të tjerë, mbi dyshimet se rekrutuan disa të rinj për t’iu bashkangjitur luftërave fetare në Siri e Irak. “Në fillim (Zekria Qazimi) u kon shumë i mirë, u paraqitë si imam në lagje. Na kemi dhanë nënshkrimet që mu pranu imam i kësaj lagje.

“Nuk u kon ai nënshkrim veç prej neve fëmijëve, po prej krejt lagjes… U dok si njeri i mirë, do me thanë skena pas diçka të keqe, se nuk e kena njofton në fillim”, tregon ai. Sot, 19 vjeçari, që për një kohë ishte indoktrinuar me ideologjinë vehabiste, e cila sipas Parlamentit Europain është ideologji e lidhur me terrorizmin, rrëfen për herë të parë për “kampin veror”, ku imami Zekeria Qazimi dhe bashkëpunëtorë të tjerë, rekrutuan dhjetëra xhihadistë kosovarë, disa prej të cilëve arritën të shkonin deri në token e Shamit, ku humben jetën, e një pjesë u kthyen të gjallë për të rënë në duart e autoriteteve kosovare. Fatin si të këtyre të fundit e pati edhe vetë imami Qazimi, që në pjesën e fundit të vitit 2014 u bë i akuzuari i parë për rekrutimin dhe përhapje të ideologjisë terroristë në Kosovë. Ndërsa, personazhi i Zona Express, arriti të dalë nga kjo ‘shpëlarje e trurit’, nga e cila deri më sot e kanë pësuar me jetë përafërsisht 60 kosovarë. Ai tregon për herë të parë se në Kosovë, në vitin 2011, kishte ekzistuar një kamp ku rekrutoheshin terroristë të rinj, në të cilin morën pjesë mbi 120 kosovarë – pjesa më e madhe e tyre fëmijë – prej moshës 14 – 24 vjeç. “U kon një si shupë, si shtall e lopëve me thanë. Jon kon një shpi, njo ku kena nejtë na u kon e mykët, qaty kemi nejt ditën e parë që kemi shku, natën kur kemi hy aty e kemi pa që shpija veç që nuk u shemb, tan natën kemi nenjt zgjut pa gjumë. Të nesërmen kemi flejt në livadh në tokë”, përshkruan ai kampin. “Për fe na ka kallxu që për shembull nëse të fol dikush për fe, hë baba, hë nana, këto i ka përmend me një fshat që quhet Debëllde kur jena ka, ka thanë baba e nana për fe nuk janë kurgjo. Lidhje me fe s’kan hiq kurgjo. Lirisht si ke prindë , mundësh me iu ba diçka të keqe që folin për fe diçka. Jo veç nana e baba po çdo njeri që të kundërshton për fe mundësh me akuzu”, kujton ai mësimet që i morri sa qëndroi për një javë në kamp. Brenda këtij kampi të vendosur në fshatin Debëllde të Vitisë, imami Zekeria Qazimi me bashkëpunëtorë të tij, në mesin e tyre edhe tashmë kreu i terroristëve shqiptarë në ISIS, Ridvan Haqifi, fëmijëve iu mësohej ideologji që përputheshin me atë të ISIS’it dhe Al Nussra’s , u shfaqeshin filma me skena horror dhe përmbajtje religjioze kundër të krishterëve dhe hebrenjve. Madje, iu mësohej edhe si të përdornin shpatë.

“Në Debëllde jena kon me njëfarë vendi të rrethakuar, skena guxu me fol me kërkon. Kena pas dofarë ushtrime si të kota, po na si kena marrë vesh se jena kanë në moshën 14 vjeçare. Qaty pak e morëm hapin për Siri. I kena pas tema të Sirisë, i kena pas qeso ekrane, na kanë leshu filma qysh me marr guximin edhe na, prej qasej moshe. Na kanë sillë si rrethë, nuk na kanë thanë bash drejtpërdrejtë, që është mirë, shkon në xhenet, e qeso sene, tani na kanë filma mi marr hapat edhe na qeshtu”, tregon dëshmitari.

Lexo edhe:

Negociatat për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, Rutte: ‘Topi’ në fushën e Rusisë

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

Gazeta Express, në dokumentarit “ZonaExpress: Kampet e Zeza”, ka shfaqur për herë të parë dëshminë e një pjesëmarrësi dhe pamje të papara më parë, të kampit, gjatë kohës sa ishte aktiv, i ndërtuar në një kodër malore në zonën kufitare të Anamoraves. Ndiqeni më poshtë të plotë rrëfimin e dëshmitarit, të ilustruar me pamje reale gjatë mbajtjes së ‘kampit veror’ në Debëllde të Vitisë. Ai, gjatë rrëfimit ekskluziv, tregon se si ishte detyruar nga babai i tij ta denoncojë përgjegjësin e kampit – Zekeria Qazimin, si kishte refuzuar të flasë para organeve të rendit. Dhe për torturat e policisë që e detyruan të rrëfejë historinë e tij. Në rrëfim, dëshmitari, tregon edhe se si kishte nisur të shoqërohej me Imamin Qazimi dhe të dyshuar tjerë për terrorizëm. Si dhe pse kishte shkuar në këtë kamp. Çka u kishin ligjëruar, dhe si ishin mashtruar ata nga Zekeria Qazimi se do të qoheshin në ekskursion në vendet e ndryshme të Kosovës? Si ishin detyruar t’i mashtronin prindërit, duke mos u treguar se gjenden në Debëllde të Vitisë. E në fund, si e zbuluan familja se ai ishte gati të ikte për të luftuar në Siri e Irak. Çka u kishte thënë Imami Zekeria Qazimi në ligjëratat e tij, se si duhet sjellë me prindër nëse ata u kundërshtojnë për fe? Si ua hoqi hoxha frikën që të flinin në male, dhe si i bëri të besojnë në një shishe uji që duhej ta pinin çdo ditë, pa i treguar askujt? I riu, sot duket i shëruar nga ideologjia që iu mësua sa ishte fëmijë. Duke rrëfyer për kujtimet që çdo herë do ta ndjekin pas, ai flet edhe për pendesën e tij dhe rrezikun se si mund të bien edhe shumë të rinj të tjerë pre e kësaj ideologjie të rrezikshme. E natyrisht, asnjëherë s’e harron falënderimin për babin, i cili e nxori nga kjo rrugë e errët, që ia destinoi atij një fat që nuk e kishin shumë shokë të tij nga ky kamp. “Nuk ja vlen me shku me humb jetën, për valluan me vllaun me mytë, se atje është lufta mysliman me mysliman, ama këta nuk janë mysliman këta janë qafira”, mendon sot i riu.

“Feja nuk është e keqe, ama ISIS është i keq, lufta që bahet atje është e keqe”, thotë ai. Sot, këto shtëpi që dikur ishin kampe rekrutimi të xhihadistëve kosovar, në Devëllde të Vitisë, njëra përdoret si shtëpi banimi për një familje që jeton në skamje – përkundër kushteve të tmerrshme për, ndërsa tjera përdoret si pushimore për vizitorë. Gazeta Express, për shkaqe të sigurisë dhe mbrojtjes së dëshmitarit, ka ruajtur identitetin e të riut, duke mos i publikuar emrin, dhe gjatë rrëfimit i ka mbuluar fytyrën dhe ndryshuar zërin. Njëjtë, është vepruar edhe me emrat e tjerë, të cilët dëshmitari i përmend të kenë qenë pjesëmarrës në kamp. Intervista me dëshmitarin është ilustruar edhe me pamje reale të kampit të zbuluara dhe shfaqura nga Zona Express në dokumentarin “Kampet e Zeza”. Dokumentarin e plotë, “Kampet e Zeza”, të transmetuar të dielën në Klan Kosova – prodhuar nga Gazeta Express, mund ta ndiqini të plotë, më poshtë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Negociatat për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, Rutte: ‘Topi’ në fushën e Rusisë

10:48 : 16/05/2025
AKTUALITET

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

10:46 : 16/05/2025
AKTUALITET

Lufta në Ukrainë, Kallas paralajmëron sanskione të reja: Rusia nuk do paqe

10:34 : 16/05/2025
AKTUALITET

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

10:32 : 16/05/2025
AKTUALITET

Sherri në KZAZ Nr. 30, arrestohet Rei Nozlli! Shpallet në kërkim një 40-vjeçar

10:16 : 16/05/2025
AKTUALITET

Thethi dhe Boga zbardhen nga dëbora në prag të verës

10:15 : 16/05/2025
Para

Letër e hapur për gazetarët shqiptarë!

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Negociatat për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, Rutte: ‘Topi’ në fushën e Rusisë

10:48 : 16/05/2025

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

10:46 : 16/05/2025

Lufta në Ukrainë, Kallas paralajmëron sanskione të reja: Rusia nuk do paqe

10:34 : 16/05/2025

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

10:32 : 16/05/2025

Sherri në KZAZ Nr. 30, arrestohet Rei Nozlli! Shpallet në kërkim një 40-vjeçar

10:16 : 16/05/2025

Thethi dhe Boga zbardhen nga dëbora në prag të verës

10:15 : 16/05/2025

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, përfshirë edhe nga SHBA

09:58 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com