• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Letër e hapur për gazetarët shqiptarë!

14:32 : 10/05/2016
në BOLD BLOG

NGA ZEF PREÇI*

Të nderuar gazetare të shtypit të shkruar dhe medias audio-vizuale!
Duke vlerësuar lart misionin dhe rolin tuaj
– në një mjedis aspak të favorshëm për lirinë e medias,
– në një vend ku pushteti sjell para dhe paratë e grabitura buxhetit të ngjitin në majat më të larta të pushtetit,

– ku është përherë e më e vështirë të bësh dallimin midis atij që shkel ligjin dhe atij që paguhet me taksat e qytetarëve për të ruajtur të parin,
– ku është gati-gati e pamundur për të dalluar fjalët e politikanëve nga veprat (e munguara) të tyre që shfaqen vetëm në fushatën zgjedhore dhe mandej në mas-media,

– ku qytetarët si dele (jo si dele-gatë) votojnë listën e kryetarit pa ditur se çfarë pasanikësh pa tru të pasuruar nga pushteti e banditësh me emra të ndërruar e të dënuar apo të kërkuar nga drejtësia perëndimore ka kjo listë,

Lexo edhe:

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Lutfi Dervishi: Nuk ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real

– ku propaganda e ngritur në sistem zhurmon dhe mbyt zërat kritike dhe “era e lirisë” fryn vetëm në Fabebook e rrjetet e tjera sociale,
– ku ligjet bëhen vetëm për sytë e të huajve dhe jo për të mirën e qytetarëve të vendit,
– ku fjalët “punësim e mirëqenie” po dalin nga fjalori i përditshëm dhe janë zëvendësuar me fjalën “reforma” të cilat mungojnë,

– ku pronën e gëzon ai që është “më i fortë” dhe që ka padyshim mbështetjen e politikës/shtetit,
– ku investitorët perëndimorë e shohin vendin si të fundit të mundshëm për të investuar paratë e tyre,
– ku anglezët në dilemën e tyre të madhe “to be or not to be (EU member)” gjejnë rastin të bëjnë humorin e tyre të hollë,

ku “rregulli i e djeshëm” gati ndrin në krahasim me amullinë e të sotmes,
– ku “largimi/ikja” është kryefjala që shqipton i riu apo e reja sapo fillon të kuptojë botën përreth,
– ku shpresa venitet si në një “tokë të braktisur” (no men’s land),
– ku fjala “shtet” barazohet “pushtet”

Kam kënaqësinë të ndaj me ju shpresën për reformën në drejtësi që ndoshta fillon dhe në harkun e viteve të dekadës së ardhshme, lista e mësipërme do të fillojë të zvogëlohet dhe në vend do të bjerë “era shtet” dhe jo “vetëm erë…” E duke qenë se kjo është një rreze shprese siç është një qiri në një natë të ftohtë dimri me erë e stuhi, këto dite filloi edhe “dekriminalizimi”, një nismë që pakkush e beson, se largimi i kontingjenteve të krimit nga rreshtat e parë të përfaqësimit më të lartë politik dhe institucional do të zvogëlojë influencën e tyre në tenderë, në emërime, në kultivim e tregtim droge, grabitjen “me ligj” e copave të Shqipërisë përmes koncesioneve e të tjera si këto…

Meqë jemi te kjo temë, e meqë mbrëmë u mësua se një drejtues lavatriçeje për pastrim parash siç është sporti në “vendin e shqipeve” rrahu barbarisht një gazetar për shkak të detyrës (histori që ka ndodhur edhe më parë në raste të ngjashme) ju sugjeroj juve e përmes jush atyre që pretendojnë se përfaqësojnë qytetarët, (në fakt përfaqësojnë kryetarët e partive) të amendojnë ligjin për dekriminalizimin duke zgjeruar objektin e këtij ligji për të përfshirë edhe drejtuesit e klubeve sportive.

Kjo mbasi sporti, një lloj si arsimi dhe dija është një e mirë publike kudo në botën e qytetëruar dhe jo një ndërmarrje kriminale, që pjell para kriminale dhe në disa raste edhe ngjarje të dhimbshme kriminale si kjo e djeshmja.

Me këtë rast, e ftoj median të shprehë solidaritetin e vet me kolegun e dëmtuar për shkak të detyrës dhe të gjithë duhet të falënderojmë policinë që hodhi hapin e parë për ndëshkimin ligjor të dhunuesit të veshur me pushtet në lëmin e sportit. Ecuria e procesit duhet ndjekur në vijimësi…Kaq, më e pakta që mund të bëhet…

*Zef Preci, ekspert i njohur ekonomie

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Lutfi Dervishi: Nuk ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real

20:53 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
AKTUALITET

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

20:31 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

19:58 : 08/10/2025
Para

Rrahja e gazetarit/ “Presidenti i Kastriotit mik i Edvin Shullazit”

TË GJITHA

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Lutfi Dervishi: Nuk ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real

20:53 : 08/10/2025

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

20:31 : 08/10/2025
Screenshot

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025

Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

19:58 : 08/10/2025

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

19:49 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com