• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Serbia s’mund ta rikthejë vendimin e UEFA-s për Kosovën

16:29 : 06/05/2016
në RAJONI

Fushata e Serbisë kundër ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës, në veçanti futbollit, nuk do të mund të ndikojë në kthimin e procesit prapa pas anëtarësimit të UEFA-s, thonë udhëheqësit më të lartë të institucioneve si dhe ata të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas një takimi me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, nuk është lëshuar në komente lidhur me fushatën e Serbisë kundër ndërkombëtarizimit të futbollit të Kosovës, duke pohuar se “politika nuk duhet të ndërhyrë në sport”.

Megjithatë, ai tha se presidenca do t’i përkrahë sportistët e Kosovës dhe synimet e Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Nuk ka qenë e lehtë, por ju keni arritur një fitore bindëse. E drejta ka qenë në anën tuaj. E drejta ka qenë në anën e futbollit kosovar “, ka thënë Thaçi, duke shtuar se institucionet e Kosovës pas pranimit në UEFA do të përqendrohen në përmirësimin e infrastrukturës sportive.

Presidenti Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, tha se tani futbolli kosovar është në një fazë tjetër për anëtarësim në FIFA.

Lexo edhe:

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen votat mes partive

Më 12 dhe 13 maj pritet që të diskutohet për anëtarësimin e Kosovës kur në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit – FIFA. Kongresi i FIFA-s mbahet në Meksiko City. Në ueb faqen zyrtare të FIFA-s tashmë është publikuar agjenda, ku aplikimi i Kosovës për pranim është në pikën e 15-të të agjendës së punës.

Vokrri pohoi se përpjekjet e Serbisë për të bllokuar Kosovën kanë qenë të kota.

“Ata me krejt forcën kanë provuar ta shtyjnë këtë çështje ose ta heqin nga agjenda, por nuk kanë pasur sukses. Mendoj se drejtësia në këtë rast është vonuar pak, por ajo ka arritur. Në kongresin e FIFA-s i cili do të mbahet, mendoj se do të jetë edhe më mirë sesa në UEFA dhe nuk ka asnjë arsye për të mos qenë ashtu”, është shprehur Vokrri.

Nga ana tjetër, Arbnor Morina, trajner i licencuar nga UEFA-s në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë se paralajmërimet e Serbisë se do ta çojë në gjykatë çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UEFA, tregojnë se ai vend ka humbur të gjitha mundësitë për të parandaluar sportin kosovar në synimet e tij.

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar ka karakter sportiv dhe jo politik, ashtu si po përpiqet të veprojë Serbia.

“Mendoj që Serbia i ka humbur të gjitha adutët për të bërë diçka më tepër. Do të mundohet ta bej edhe ketë, por nëse i referohemi asaj se çka ka thënë përfaqësuesi i zyrës ligjore [UEFA] atë ditë, gjerat janë shumë të qarta edhe mendoj se pranimi i Kosovës në UEFA ka qenë i rregullt. Mendoj që Serbia veç kësaj do të shikojë edhe rrugë të tjera për ta ndaluar Kosovën, por më duket se çdo ditë janë më të pakta e me të vogla këto rrugë”, ka theksuar Morina.

Ekipi ligjori i Federatës së Futbolli të Serbisë ka paralajmëruar se do ta padis UEFA-n në Gjykatën e Arbitrazhit në Lozanë të Zvicrës.

Lidhur me vendimin e UEFA-s, pati reaguar edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se Serbia do të përpiqet me të gjitha mjetet ligjore ta kthej prapa vendimin.

“Ne do të ankohemi dhe do të padisim. Do të luftojmë fort, do të shohim se çfarë vendimi do të ketë nga Gjykata e Arbitrazhit. Por, ne do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë ligjore për ta luftuar atë”, ka deklaruar Vuçiq.

Dorivoj Nasieviq, ish- zyrtar i lartë i futbollit në Serbi, ka thënë se edhe pse vendimi për Kosovës ka qenë i ndikuar politikisht, ai i ka këshilluar politikane në Serbi që të mos e ndërlidhin politikën me sportin.

“Mendimi im është që secili shtet në botë ka të drejtë të merret me sport dhe që sporti nuk duhet të përzihet me politikë. Por, UEFA dhe FIFA janë duke i thyer rregullat e veta. UEFA ka bërë një gabim të madh. Nuk do të duhet që Kosova të pranohet në UEFA pa ndryshimin e statutit i cili thotë se vetëm shtetet e anëtare të OKB-së mund të jenë pjesë e këtyre organizatave. Tash Kosova automatikisht është në FIFA. Me këtë, FIFA ka lejuar që politika të përzihet në vendimet e tyre”, u shpreh Nasijeviq.

Për tu bërë Kosova pjesë e FIFAL nevojiten 105 vota nga 209 sa janë gjithsej.

UEFA ka pranuar Kosovën si anëtare të 55-të me radhë në Kongresin e Budapestit të mbajtur më 3 maj, ndërkaq tani synon që në Kongresin e FIFA-s më 12 dhe 13 maj, të bëhet edhe anëtare e FIFA-s.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

09:44 : 13/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen votat mes partive

09:34 : 13/05/2025
NDRYSHE

E martë, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

09:23 : 13/05/2025
AKTUALITET

Mbyllet numërimi i votave për kandidatët në Himarë, Gjiknuri bën “tërmet” tek PS-ja

09:14 : 13/05/2025
AKTUALITET

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

09:00 : 13/05/2025
AKTUALITET

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

08:45 : 13/05/2025
Para

Romeo e Juliet te koherave moderne, adoleshentët e dashuruar kryejnë vetëvrasje

TË GJITHA

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

09:44 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen votat mes partive

09:34 : 13/05/2025

E martë, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

09:23 : 13/05/2025

Mbyllet numërimi i votave për kandidatët në Himarë, Gjiknuri bën “tërmet” tek PS-ja

09:14 : 13/05/2025

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

09:00 : 13/05/2025

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

08:45 : 13/05/2025

Këmbimi valutor 13 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:32 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com