• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Vokshi: Vjedhjet në shëndetësi mbahen sekret, ja kërkesat që i kam çuar Beqajt

14:18 : 04/05/2016
në KRYESORE, SOCIALE

Opozita ka akuzuar sërish sot ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha sot se sekretet e vjedhjeve në shëndetësi ruhen në kasafortën e korrupsionit, pasi edhe pse ka kërkuar informacion prej 2 javësh nuk ka ardhur asnjë përgjigje.

“Kryeministri Rama dhe Ministri Beqaj, pasi ndanë 340 milionë euro me klientët e tyre në shëndetësi, kanë urdhëruar vartësit të bllokojnë çdo lloj informacioni. Këtu kam disa kërkesa për informacion të dërguara javët e fundit në Ministrinë e Shëndetësisë, QSUT, Fondin e Detyrueshëm të Sigurimeve Shëndetësore. Edhe pse afati prej 2 javësh, sipas ligjit “Për Statusin e Deputetit” ka kaluar, asnjë përgjigje nuk ka ardhur”, tha ajo.

Vokshi sqaroi se i është drejtuar Ministrit dhe QSUT me një shkresë ku ka kërkuar informacion për aparaturat që trajtojnë sëmundjet tumorale, por nuk ka marrë asnjë përgjigje, duke i kërkuar tashmë ato publikisht.

“Me anë të kësaj shkrese, i jam drejtuar Ministrit dhe QSUT, në cilësinë e deputetes dhe Kryetares së Komisionit Parlamentar, ku kam kërkuar informacionin për aparaturat e trajtimit të sëmundjeve tumorale. Por Beqaj dhe Drejtoria e QSUT mban në sirtar kërkesën bashkë me informacionin.

– Pse Ministria nuk shpjegon për arsyet e mosvënies në punë të akseleratorit linear, inauguruar pak muaj më parë?

Lexo edhe:

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit

Tefik Osmani reagon pas largimit: Falënderoj klubin, së bashku e ringritëm Vllazninë

-Pse edhe pas vënies ne funksionim para pak ditësh, vetëm 2 pacientë kanë kryer terapinë, ndërkohë që numri i pacientëve duhet të ishte mbi 50 në ditë??

– Pse ministria refuzon të dërgojë dokumentacionin e plotë të pajisjeve të kobaltit? Pse nuk shpjegon, se përse njëra prej pajisjeve sot është prishur dhe tjetra nuk funksionon ashtu siç duhet??”, tha Vokshi.

Sipas saj, kjo shkresë është dërguar me datë 19 prill, ku ka kërkuar informacion në lidhje me mungesat e të gjitha barnave dhe kurave për të sëmurët më HIV/AIDS, si dhe pasojat që mund të kenë të prekurit nga kjo sëmundje.

“Në të dyja rastet, Drejtuesit e QSUT-së bllokojnë informacionin. Nga frika, apo bashkëfajësia, administratorja e QSUT shkel çdo afat kushtetues për të dhënë informacionin e kërkuar nga Parlamenti. Por bllokada e informacionit vazhdon për të gjitha praktikat korruptive të firmosura nga ministri i tenderëve dhe koncesioneve. Në disa shkresa radhazi, i kam kërkuar Ministrit Beqaj  praktikat e koncesionimit të 3 shërbimeve: sterilizimi, hemodializa dhe kontrolli periodik i shëndetit. Ministri ka refuzuar, në shkelje të Ligjit, të dërgojë të dhënat e kërkuara”, tha deputetja e PD-së.

Vokshi tha se Beqaj fshihet, se skandali është i madh, vjedhja është e madhe.

“Me anë të kësaj shkrese me datë 13 prill, i kam kërkuar informacion të detajuar drejtueses së Fondit të Detyrueshëm të Sigurimeve Shëndetësore. Kam kërkuar të gjitha praktikat që janë kryer dhe pagesat për koncesionarin e Check-up. Por edhe ky institucion, ka refuzuar të japë informacionin, duke shkelur ligjin. Urdhri politik dhe korruptiv për të mbrojtur korrupsionin dhe Vilmën, sjell shkelje e paligjshmëri të reja”, tha ajo.

Deputetja e PD-së tha se ndërkohë që aferat qindra milionëshe në shëndetësi vazhdojnë, spitalet janë në krizë totale, mungojnë ilaçet dhe pajisjet bazike.

“Partia Demokratike i bën thirrje edhe një herë drejtuesve të këtyre institucioneve të sjellin informacionin e kërkuar, siç parashikon ligji. Dita do të vijë kur Beqaj e njerëzit e tij me të cilët ka kapur shëndetësinë do të përgjigjen para ligjit për të gjitha këto krime që kanë bërë e po bëjnë ndaj qytetarëve. Partia Demokratike është e vendosur dhe do të përdorë të gjitha mjetet institucionale dhe ligjore për të zbardhur vjedhjet dhe abuzimet ne shëndetësi!”, theksoi deputetja Albana Vokshi.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit

19:45 : 13/05/2025
SPORT

Tefik Osmani reagon pas largimit: Falënderoj klubin, së bashku e ringritëm Vllazninë

19:44 : 13/05/2025
AKTUALITET

Manipulimi industrial i votave me “trenin bullgar”/ Ja si funksionon skema

19:44 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tropojë/ Përfundon numërimi i votave për kandidatët, kush kryeson

19:29 : 13/05/2025
SPORT

Brazili “lan në ar” Ancelottin, zbulohet rroga dhe bonusi për fitoren e Kupës së Botës

19:23 : 13/05/2025
AKTUALITET

Lapaj: Jemi pranë fitores së një mandati në Fier, do ja marrim PS-së

19:13 : 13/05/2025
Para

Qëllon me grusht efektivin, policia qëllon në ajër për të neutralizuar lazaratasin

TË GJITHA

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit

19:45 : 13/05/2025

Tefik Osmani reagon pas largimit: Falënderoj klubin, së bashku e ringritëm Vllazninë

19:44 : 13/05/2025

Manipulimi industrial i votave me “trenin bullgar”/ Ja si funksionon skema

19:44 : 13/05/2025

Tropojë/ Përfundon numërimi i votave për kandidatët, kush kryeson

19:29 : 13/05/2025

Brazili “lan në ar” Ancelottin, zbulohet rroga dhe bonusi për fitoren e Kupës së Botës

19:23 : 13/05/2025

Lapaj: Jemi pranë fitores së një mandati në Fier, do ja marrim PS-së

19:13 : 13/05/2025

Mbi 60 mijë zarfe të numëruara të Diasporës, ja rezultatet e deritanishme

19:04 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com