• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Qeveria vulos koncesionin e dyshimtë të Poçemit, fitojnë turqit pa konkurrencë

12:55 : 04/05/2016
në EKONOMI, KRYESORE

Pas tenderit ku mori pjesë vetëm kompania që fitoi bonusin në mënyrë të dyshimtë nga ana e qeverisë, ministria e Energjisë shpalli kompaninë turke fituese për hidrocentralin mbi lumin Vjosë, koncesioni i dytë më i madh në hidroenergji.

Pa bujë dhe pa krenari, në një cep të faqes së vet të internetit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë shpalli rezultatin e tenderit për hidrocentralin e Poçemit, një nga koncesionet më të mëdha të dhëna në sektorin e energjisë elektrike përgjatë viteve të fundit.

“Komisioni i dhënies me koncesion për ndërtimin, shfrytëzimin dhe transferimin tek Autoriteti Kontraktor të hidrocentralit “Poçem” ka përmbyllur procedurën e garës duke shpallur fitues bashkimin e dy shoqërive turke “Ayen Enerji Anonim Şirketi” dhe “Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm San Ve Tic Ltd.Şti”, thuhet në njoftimin e publikuar në seksionin ‘publikime te tjera’ të faqes në internet të Ministrisë së Energjisë.

“Në përfundim të vlerësimit, Komisioni klasifikoi Bashkimin e Përkohshëm të Shoqërive “Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm San Ve Tic Ltd.Şti” dhe “Ayen Enerji Anonim Şirketi”, si ofertë të vetme dhe e shpalli atë fituese të procedurës konkurruese”, vijon më tej njoftimi.

Hidrocentrali i Poçemit është një nga shumë hidrocentralet e projektuar gjatë kohës së komunizmit për t’u ndërtuar në kaskadën e Lumit Vjosa në Shqipërinë e Jugut. Qeveria aktuale i dha një bonus kompanisë turke si koncesion i pakërkuar, ndërsa kritikët argumentuan se dhënia e bonusit nuk justifikohet për shkak se projekti i hidrocentralit ekziston dhe se praktika e duhur është hapja e tenderit pa bonus për çfarëdolloj kompanie të interesuar. Ndërkohë, një grup ambjentalistësh kundërshtojnë dhënien e koncesionit me argumentin se Lumi Vjosa mbart vlera të mëdha mjedisore dhe mund të sjellë të ardhura përmes zhvillimit të turizmit. Qeveria shqiptare i është përgjigjur shqetësimeve të ambjentalistëve duke argumentuar se në Vjosë do të ndërtohen vetëm dy hidrocentrale, ai i Poçemit dhe ai i Kalivaçit ndërsa pjesa tjetër e kaskadës do të shpallet park kombëtar, ndonëse parku kombëtar nuk është shpallur ende.

Lexo edhe:

Buxheti 2026/ Banka e Shqipërisë: Rishikoni skemën e pensioneve dhe kujdes me koncesionet

Maliqi/ Pas rezultatit katastrofik në Berat, Eno Bozdo të japi dorëheqjen

Qeveria e hapi tenderin formalisht në muajin mars pasi e reklamoi mundësinë për pjesëmarrje edhe në median ndërkombëtare, por për shkak se kompania turke kishte marrë një bonus prej 8 pikësh, asnjë kompani tjetër nuk shprehu interes.

Hidrocentrali i Poçemit parashikohet të ketë fuqi të instaluar prej 99.5 MW, sipas propozimit të kompanisë koncesionmarrëse, dhe prodhim vjetor prej rreth 305 milionë kWh. Nëse do të ndërtohet, Poçemi do të bëhet hidrocentrali i dytë më i madh i dhënë me koncesion për nga niveli i prodhimit pas projektit të Devollit. Vlera tregtare e energjisë së prodhuar nga Poçemi mund të arrijë në 15 milionë euro në vit me një çmim prej 5 centësh për kËh. Sipas kompanisë turke që fitoi koncesionin, ndërtimi i këtij hidrocentrali do të kushtojë rreht 101 milionë euro, investim që me çmimet aktuale të energjisë elektrike në tregun privat mund të rikuperohet brenda 7-10 vjetësh nga 35 vjet që është kohëzgjatja e koncesionit. /Reporter.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Buxheti 2026/ Banka e Shqipërisë: Rishikoni skemën e pensioneve dhe kujdes me koncesionet

12:03 : 10/11/2025
AKTUALITET

Maliqi/ Pas rezultatit katastrofik në Berat, Eno Bozdo të japi dorëheqjen

11:52 : 10/11/2025
RAJONI

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Nuk na ndali as bashkimi kundërshtarëve

11:47 : 10/11/2025
AKTUALITET

Prej 10 ditësh e pandehur nga SPAK, Balluku vijon shfaqjen në publik! Del në krah të Ramës

11:32 : 10/11/2025
SHOW BIZ

Pagesa deri në 60 mijë euro nata, kush janë këngëtaret më të paguara

11:29 : 10/11/2025
AKTUALITET

Abuzimi me burimet publike në zgjedhje/ Gonzato: Duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

11:08 : 10/11/2025
Para

"Taulanti i jep Sadriut tenderët e Bashkisë Librazhd‏"

TË GJITHA

Buxheti 2026/ Banka e Shqipërisë: Rishikoni skemën e pensioneve dhe kujdes me koncesionet

12:03 : 10/11/2025

Maliqi/ Pas rezultatit katastrofik në Berat, Eno Bozdo të japi dorëheqjen

11:52 : 10/11/2025

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Nuk na ndali as bashkimi kundërshtarëve

11:47 : 10/11/2025

Prej 10 ditësh e pandehur nga SPAK, Balluku vijon shfaqjen në publik! Del në krah të Ramës

11:32 : 10/11/2025

Pagesa deri në 60 mijë euro nata, kush janë këngëtaret më të paguara

11:29 : 10/11/2025

Abuzimi me burimet publike në zgjedhje/ Gonzato: Duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

11:08 : 10/11/2025

Projektbuxheti 2026 prezantohet në Komisionin e Ekonomisë, opozita bojkoton mbledhjen

11:03 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com