Dashi
Nuk duhet ta provokoni për asnjë çast partnerit tuaj sot sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit ne çdo moment. Beqaret do kenë vetëm mundësi për dashuriçka pa te ardhme, asgjë me shume sesa aq. Do ju duhet te presin edhe disa kohe për ndryshime me rrënjësore. Me shpenzimet tregohuni te arsyeshëm dhe do e shihni qe gjendja do mbetet e qëndrueshme.
Demi
Gjate kësaj dite nuk do e dini shume mire çfarë dëshironi dhe mund te bëni disa gabime te vogla. Mësohuni te kërkoni falje dhe t’i pranoni gabimet. Beqaret do kenë ftesa nga persona te cilët nuk janë te përshtatshëm për ta. Ne asnjë mënyrë mos krijoni lidhje me ta. Merkuri do influencoje sektorin e financave. Situata do filloje te përmirësohet pa nga pak.
Binjaket
Do hidhni hapa te rëndësishëm sot ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe gjerat t’iu ecin sipas parashikimeve. Bashkëpunimi me partnerin do jete me i forte se kurrë. Beqaret do kenë propozime te papritura nga te cilat nuk do përfitojnë aspak. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm dhe reflektoni me kujdes qe te mos keni tronditje apo probleme.
Gaforrja
Dite e mrekullueshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Te dy do i shprehni pa fund ndjenjat dhe nuk do reshtni se surprizuari njeri-tjetrin. Do ju kenë zili, por nuk do mundin dot t’iu prishin pune. Beqaret do jene te pafat ne dashuri kështu qe do vazhdojnë te mbeten vetëm. Ne planin financiar mendoni edhe për te nesërmen sepse ne te kundërt do gjendeni përballë problemeve serioze.
Luani
Dite e qete dhe pa probleme kjo e sotmja. Do ndiheni mire pranë partnerit dhe do ia shprehni atij çdo ndjenje, e mire apo e keqe qofte. Beqaret do joshin shume një person qe ne fakt nuk vlen ose qe mund te kenë edhe një lidhje tjetër. Kujdes! Ne planin financiar do keni fat dhe do arrini te kryeni investimet e menduara prej kohesh. Situata do filloje te përmirësohet shpejt.
Virgjeresha
Jeta juaj ne çift do jete harmonike fale mbështetjes se madhe te planetëve. Do i qëndroni pranë ne çdo çast partnerit dhe do i mbani zgjuar ndjenjat. Beqaret ka rrezik te përballen me zhgënjime te mëdha nëse nuk tregohen te kujdesshëm. Ne planin financiar do jeni me më shume fat se kurrë me pare. Do kryeni investime te rëndësishme.
Peshorja
Për ata qe janë ne një lidhje, kjo dite do jete një nga me te bukurat e muajit. Çdo gjë do shkoje mjaft mire ndërmjet jush dhe emocionet do jene te mëdha. Beqaret do tregohen idealiste dhe mund te bëjnë disa gabime. Kujdes, mos u nxitoni për asgjë. Financat duan edhe me shume kujdes gjate kësaj dite sepse situata do jete e trazuar. Ulni shpenzimet!
Akrepi
Jeta juaj ne çift do jete e turbullt gjate gjithë kësaj dite. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë qe keni ne krah dhe ne çdo moment do doni te dale e juaja. Beqaret do realizojnë takimet e ëndërruara prej kohesh dhe shume shpejt do e ndryshojnë edhe statusin. Financat do jene te këqija, çka do ju mërzitë tej mase. Paratë duhet t’i menaxhoni gjithë kohës me maturi.
Shigjetari
Priten momente mjaft intensive dhe emocionuese gjate gjithë kësaj dite për juve qe jeni ne një lidhje. Do e dashuroni pa dorashka atë qe keni ne krah. Beqaret do jene te angazhuar me pune dhe përqendrimi i tepërt do i beje te mos mendojnë për jetën sentimentale. Buxheti do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Duhet te keni besim tek vetja juaj.
Bricjapi
Nuk do keni aspak probleme sot ne jetën tuaj ne çift, përkundrazi do merreni vesh me mire me atë qe keni ne krah. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe as qe do mendojnë aspak për te krijuar një lidhje. Ka gjera te tjera shume me te rëndësishme për ta ne këto momente. Financat do jene tejet te trazuara. Mos shpenzoni pa u menduar sepse do keni vështirësi.
Ujori
Dite rutine do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni aspak mire dhe ka rrezik t’i hidhni sytë diku tjetër. ky ne fakt do jete një gabim qe do ju kushtoje shtrenjte. Beqaret do dine si ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do e ndryshojnë menjëherë statusin. Buxheti do jete goxha me i mire se me pare. Nuk do keni asnjë lloj problemi ne këtë sektor.
Peshqit
Ju qe jeni ne një lidhje mos bëni gabim te flirtoni me persona te tjerë sepse jo vetëm do shkatërroni gjithçka qe keni dertuar, por mund te vuani vete tej mase. Beqaret do tundohen mjaft nga disa persona dhe do ja shprehin menjëherë ndjenjat. Ka mundësi te ndryshojnë shpejt status. Ne planin financiar mendohuni mire para se te veproni qe te mos keni surpriza te pakëndshme.