• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosovë, operacioni masiv i policisë në kërkim 40 persona, mes tyre dhe deputeti i PDK

15:51 : 28/04/2016
në RAJONI

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion masiv për goditjen e një grupi kriminal, ku të dyshuar janë 40 persona, anëtarë të grupit, mes tyre deputeti i partisë në pushtet dhe ish-komandanti i UÇK Azem Syla, i cili dyshohet se e drejtonte. Ata akuzohen se kanë përvetësuar sasi të mëdha toke publike.

Deri tani janë arrestuar 6 persona si pjesë e një hetimi mbi një skemë të dyshuar përvetësimi tokash me një kosto prej 30 milionë eurosh, njoftoi zyra e prokurorisë të mërkurën.

Azem Syla, një deputet i rëndësishëm i partisë në pushtet, dyshohet se është udhëheqësi i mashtrimit që përfshin rreth 40 vetë, tha misioni policor i BE-së në Kosovë.

Pasi policia bastisi shtëpinë e Sylës, ai nuk u gjet. Ai gjithsesi iu përgjigj një telefonate nga policia, të cilës i tha se gjendej në Shqipëri. Policia i tha se duhej të shkonte për t’u marrë në pyetje në Prishtinë.

Më shumë se 300 policë kryen kontrolle në 42 vende dhe arrestuan së paku gjashtë të dyshuar në operacion.

Lexo edhe:

Test për qeverinë Vuçiç, mbahen zgjedhje lokale në dy komuna të Serbisë

Heqja e flamurit nga stadiumi, reagon OVL-UÇK: Kur preket ai simbol, preket gjaku i dëshmorëve

Prokuroria thotë se po heton për përvetësim pronash publike, krim të organizuar, pastrim parash, falsifikim dokumentesh, korrupsion dhe mashtrim. Grupi dyshohet se ka gjithashtu lidhje me kriminelë serbë.

“Anëtarët e këtij grupi rrëmbyen prona publike të Kosovës me vlerë 30 milionë euro,” thotë deklarata e policisë, shkruan Reporter.al.

Deklarata thoshte se si pasojë e këtyre aktiviteteve kriminale, familjet serbe të Kosovës kishin humbur pronat e veta.

Shumë nga personat e shpallur në kërkim janë ish-zyrtarë, përfshirë Nuhi Kuka, ish-kryetar i Gjykatës Penale të Prishtinës dhe Safedin Haxhiu, ish drejtor i hipotekës së Prishtinës.

Kryebashkiaku i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se arrestimet janë të vonuara. “Nga ndërtimet ilegale te keqpërdorimi i pronës publike… faktet janë të shumta. Ne kemi bërë kallëzime penale dhe kërkojmë hetime urgjente,” tha ai.

Megjithëse prokuroria deklaroi se kishte kërkuar për Sylën si i dyshuar për kryetar të grupit, fakti është që ai nuk dukej se po fshihej së paku deri në fillim të kësaj jave.

Të hënën, Kadri Veseli, kryetar i partisë PDK në pushtet dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, pati postuar një foto në Facebook ku ai shfaqet bashkë me Sylën në inaugurimin e një shkolle, krahas kryeministrit Isa Mustafa dhe Ministrit të Arsimit Arsim Bajrami.

Qeveria nuk ka shpjeguar nëse e dinte apo jo faktin se për Sylën qe lëshuar një urdhërarresti në atë kohë.

Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryetar i PDK-së dhe, si Syla e Veseli, ish komandand i UÇK, tha se e miratonte operacionin e policisë.

“Unë e mbështes aksionin e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare të zbatimit të ligjit,” tha ai, duke shtuar se lufta kundër krimit të organizar qe kyçe në ndërtimin e një shteti të drejtë dhe demokratik, kyçe për të ardhmen europiane të Kosovës.

Në shkurt, autoritetet e Kosovës publikuan një listë me prona publike të uzurpuara dhe emrat e rreth 170 emrave të personave të dyshuar si uzurpues. Gjithsesi, një hetim i BIRN zbuloi se uzurpuesit e njohur si të lidhur me PDK-në nuk qenë përfshirë në këtë listë.

 

Lajme të lidhura

RAJONI

Test për qeverinë Vuçiç, mbahen zgjedhje lokale në dy komuna të Serbisë

12:23 : 08/06/2025
SPORT

Heqja e flamurit nga stadiumi, reagon OVL-UÇK: Kur preket ai simbol, preket gjaku i dëshmorëve

12:21 : 08/06/2025
SPORT

“Ju kërkoj falje”/ Manaj reagon pas penalltisë së humbur: Sot ndjej një dhimbje të madhe

12:05 : 08/06/2025
AKTUALITET

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë dhe 4 të tjerë

12:04 : 08/06/2025
AKTUALITET

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

12:00 : 08/06/2025
SPORT

Rraklli: Barazimi me Serbinë rezultat i keq, ja pse Manaj s’ishte i duhuri për penalltinë

11:52 : 08/06/2025
Para

Franca goditet nga një tërmet i rëndë

TË GJITHA

Test për qeverinë Vuçiç, mbahen zgjedhje lokale në dy komuna të Serbisë

12:23 : 08/06/2025

Heqja e flamurit nga stadiumi, reagon OVL-UÇK: Kur preket ai simbol, preket gjaku i dëshmorëve

12:21 : 08/06/2025

“Ju kërkoj falje”/ Manaj reagon pas penalltisë së humbur: Sot ndjej një dhimbje të madhe

12:05 : 08/06/2025

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë dhe 4 të tjerë

12:04 : 08/06/2025

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

12:00 : 08/06/2025

Rraklli: Barazimi me Serbinë rezultat i keq, ja pse Manaj s’ishte i duhuri për penalltinë

11:52 : 08/06/2025

Arrestimi për lëndë narkotike, Enca pranon publikisht se konsumon hashash

11:50 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com