• Kontakt
Wednesday, June 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SOCIALE

I fundmi i Mohikanëve

13:56 : 28/04/2016
në SOCIALE

Edhe pse ky shkrim e merr titullin nga një roman i njohur i James Fenimore Cooper i vitit 1826, në fakt ai bën fjalë për fatin e shtëpisë së fundit që ka ngelur në këmbë në lagjen e Vllehëve të Tironës përbri hotel “Tiranës” (15-katëshit), dhe që me shumë gjasa do të shembet e gjitha nga forcat e specializuara të bashkisë së kryeqytetit këtë të premte të fundit të prillit (e cila qëllon të jetë edhe e premtja e zezë e Pashkëve Ortodokse).

Dënimi me vdekje i shtëpisë zë fill në shkurt të këtij viti, kur u u miratua projekti për ndërtimin e Unazës së Vogël të Tiranës. Sipas këtij projekti, pjesa fundore e trotuarit me gjerësi 3.5 metra në zonën mbrapa 15-katëshit do të prekte pak cepin lindor të shtëpisë, në një sipërfaqe prej 4 m2 nga rreth 160 m2 që kap shtëpia plus 24 m2 oborr/truall. U njoftuam zyrtarisht, sipas ligjit, për këtë shpronësim prej 4 m2 objekt; dhe po zyrtarisht brënda afateve ligjore, krahas të tjerave, kërkuam të njihemi me hartën treguese të prishjeve për pronën tonë; dhe më konkretisht të pjesëve që do të na shpronësoheshin, në mënyrë që të mernim vetë masat e duhura për ndërhyrje ndaj banesës dhe për të hequr pjesën/cepin prej 4 m2 pa dëmtuar pjesën tjetër të shtëpisë.

Nuk morëm asnjë përgjigje per kërkesën tonë, çfarë na bëri të shpresojmë se mos investitori (Bashkia Tiranë) do të hiqte dorë nga prishja e 4 m2 të kësaj shtëpie; edhe për faktin se kjo banesë e ndërtuar në fillim të viteve 30 të shekullit të kaluar jo vetëm që ruan edhe sot tiparet më karakteristike të ndertimeve të asaj kohe, por edhe sepse në korrik të vitit 2015 ishte shpallur monument kulture i kategorisë së dytë nga Ministria e Kulturës.

Kjo shpresë nuk zgjati më tej ditës kur, nga Bashkia Tiranë, sektori i Inspektimit dhe Mbrojtjes së Territorit, na erdhi kërkesa me shkrim për lirimin e shtëpisë, pasi do të prishej e gjitha?! Nëse, me vendim të Këshillit të Ministrave nr.236, datë 30 mars 2016, do të shpronësoheshin vetëm 4 m2 për të cilat edhe do të shpërbleheshim, tani doli që Bashkia e kërkonte krejt pronën.

Dhe ja pse.

Lexo edhe:

Gjermani-Portugali/ Zhbllokohet supersfida, Wirtz kalon në avantazh “panzerat”

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

Loti nr.3 i ndërtimit të Unazës së Vogël, që përkon me segmentin nga Bulevardi në drejtim mbrapa 15-katëshit dhe përmes godinës së INSIG-ut me dalje te kryqëzimi i rrugës së Dibrës me atë të Barikadave, përmban mu në mes të tij, edhe sot që po shkruaj, nënstacionin elektrik funksional 110 kv, me një shtrirje prej rreth 600 – 700 m2. Ky nënstacion nuk mund të qëndrojë më aty ku është tani meqë, sipas angazhimeve/premtimeve të Kryebashkiakut, Unaza e Vogël duhet të përfundojë brenda muajit maj. E vetmja zgjidhje e shpejtë dhe shpëtimtare është spostimi disa metra më tutje (deri te pjesa fundore e trotuarit të unazës në krahun e 15-katëshit) i aparaturave dhe pajisjeve të tjera ndihmëse të këtij nënstacioni elektrik.

Pengesë për këtë zhvendosje sipërfaqësore është pikërisht shtëpia e ndërtuar nga stërgjyshi im Theofan Zoga Niça, e cila duhet sakrifikuar për “mbrojtjen e territorit”. Me këtë rast dua t’i ftoj të gjithë kureshtarët apo edhe dashamirësit e “Mohikanit të fundit” të marrin pjesë, këtë të premte, në ekzekutimin e kurbanit.

Teodor Gadeshi

Lajme të lidhura

SPORT

Gjermani-Portugali/ Zhbllokohet supersfida, Wirtz kalon në avantazh “panzerat”

22:23 : 04/06/2025
BOTA

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

22:22 : 04/06/2025
SHENDETI

10 frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:15 : 04/06/2025
AKTUALITET

Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses

22:13 : 04/06/2025
SPORT

Liga e Kombeve/ Gjermani-Portugali, mbyllet pa gola pjesa e parë

22:11 : 04/06/2025
SOCIALE

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta në Postribë

21:56 : 04/06/2025
Para

Kreu i NATO-s: Shqipëria të rrisë investimet e mbrojtjes

TË GJITHA

Gjermani-Portugali/ Zhbllokohet supersfida, Wirtz kalon në avantazh “panzerat”

22:23 : 04/06/2025

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

22:22 : 04/06/2025

10 frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:15 : 04/06/2025

Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses

22:13 : 04/06/2025

Liga e Kombeve/ Gjermani-Portugali, mbyllet pa gola pjesa e parë

22:11 : 04/06/2025

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta në Postribë

21:56 : 04/06/2025

Diddy e vari nga kati i 17-të/ Dëshmia tronditëse në gjyq: Jam djalli dhe mund të të vras

21:49 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com