• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Bayern dominon, por Atletico Madrid fiton “betejën” e parë

23:08 : 27/04/2016
në SPORT

Bayern Munich ka provuar të shënojë në të gjitha mënyrat. Me goditje nga jashtë zonës, me kombinime të shpejta, me goditje me kokë, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës, duke u larguar nga “Vicente Calderon” me një humbje zhgënjyese 1-0. Beteja e parë mes Guardiola dhe Simeone është fituar nga argjentinasi, i cili ka shfrytëzuar në maksimum karakteristikat e ekipit të tij, që ka pikën më të fortë mbrojtjen, e cila, edhe falë fatit, ka dalë e pamposhtur mbrëmjen e sotme, teksa Atletico ka marrë fitoren e 13-të nga 16 ndeshjet e luajtura në shtëpi në Champions League nën drejtimin e Diego Simeone-s.

Pjesa e parë e super sfidës së sotme ka qenë shumë e luftuar. Në fakt, ka qenë një luftë e vërtetë taktike mes dy trajnerëve të mëdhenj, por kanë qenë vendasit që i janë drejtuar dhomave të zhveshjes me avantazhin 1-0 pas golit të mrekullueshëm të realizuar nga Saul Niguez në minutën e 11-të. Mesfushori i “Colchoneros” ka shmangur Bernat dhe ndërhyrjen e Alonso-s, është futur në zonë dhe ka lëshuar një goditje me hark me të majtën ndaj së cilës Neuer nuk ka pasur mundësi të bëjë asgjë.

Ky ka qenë goli i tretë për Saul në këtë edicion të Champions League, i cili është bërë edhe futbollisti spanjoll me më shumë gola të shënuar në këtë edicion të kompeticionit europian. Momenti i golit të realizuar nga Saul Pavarësisht sulmeve të miqve, kanë qenë përsëri bardhekuqtë që kanë shkuar afër golit të dytë me Griezmann, por goditja e francezit është devijuar në këndore nga Manuel Neuer. Në minutat e para të pjesës së dytë bavarezët janë hedhur menjëherë në sulm, por mbrojtja vendase ka arritur të shmangë rrezikun. Në minutën e 54-t ka qenë fati ka shpëtuar lojtarët e Simeone.

David Alaba ka goditur portën nga një distancë prej 35 metrash me një gjuajtje të jashtëzakonshme, me topin që është ndalur në traversë. Tri minuta më vonë bavarezët kanë shkuar përsëri afër golit të barazimit me Martinez, goditja e të cilit me kokë është ndalur nga Oblak. Kingsley Coman i dëshpëruar gjatë sfidës së sotme E gjithë pjesa e dytë është luajtur në mesfushën e spanjollëve dhe në minutën e 64-t ka ardhur radha e Lewandowski-t për të kërcënuar portën, teksa goditja diagonale e sulmuesit polak ka përfunduar për pak jashtë. Sulmet e bavarezëve kanë qenë të njëpasnjëshme, por ekipi i Guardiola-s, edhe falë organizimit perfekt në mbrojtje të kundërshtarit, nuk ka arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Siç ka ndodhur në minutën e 70-të kur kapiteni Lahm ka dhënë një pasim të shkëlqyer për Douglas Costa, i cili ka kërkuar të befasojë Oblak me një goditje parabël, që ka përfunduar sipër traversës.

Katër minuta më vonë Vidal ka kërkuar golin me një goditje të fortë nga jashtë zonës, por portieri i Atletico-s ka qenë i vëmendshëm. Trajneri Guardiola mundohet të motivojë skuadrën Në minutën e 75-të, në një nga daljet e pakta në sulm, Atletico Madrid ka shkuar shumë afër golit të dytë, që do të kishte qenë një ndëshkim i padrejtë për Bayern.

Lexo edhe:

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

Torres është futur në zonën e rreptësisë, pasi ka shmangur me një lëvizje të bukur Alaba-n, dhe ka goditur portën, por topi është ndalur nga shtylla, duke përfunduar më pas në këmbët e Koke, i cili ka gjuajtur menjëherë, por është ndalur nga Neuer, që ka bërë ndërhyrjen e tij të parë në pjesën e dytë. Në 10 minutat e fundit, vendasit kanë arritur të dalin nga mesfusha e tyre, duke përfituar edhe nga lodhja e bavarezëve, që kanë sulmuar pa pushim. Në fund Atletico ka arritur të mbrojë golin e shënuar nga Saul, që mund të rezultojë vendimtar për kualifikimin në finalen e Milanos. Simeone ka fituar betejën e parë me Guardiola-n, por lufta do të vendoset në “Allianz Arena” pas një jave.

Atletico Madrid – Bayern Munich 1-0
Shënues: Saul 11’
Atletico Madrid: Oblak, Juanfran, Gimenez, Savic, Luis, Saul (Teye 85’), Gabi, Fernandez, Koke, Torres, Griezmann. Trajner: Simeone.
Bayern Munich: Neuer, Lahm, Martinez, Alaba, Bernat (Benatia 77’), Thiago (Muller 70’), Alonso, Vidal, Coman (Ribery 64’), Costa, Lewandowski. Trajner: Guardiola.

Gjyqtar: Clattenburg Kartonë të verdhë: Saul/Costa, Benatia, Neuer, Vidal

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025
SPORT

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025
BOTA

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025
SPORT

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025
AKTUALITET

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025
RAJONI

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025
Para

Reportazhi britanik: Grupet shqiptare kontrollojnë trafikun e heroinës nga Afganistani

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025

Etrit Berisha eliminon Anderlecht-in, pret penalltinë vendimtare dhe shënon atë të fitores

22:25 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com