Dështimi i Tottenham për të mundur mbrëmë West Bromwich Albion, do të thotë se sipas të gjitha gjasave, Leicester City është tashmë në prag të një fitore fluturuese për titullin kampion. Pikërisht në pritje të këtij eventi historic, kompania e basteve me famë botrëore, William Hill, ka zbuluar faktin se rrezikon që të nxjerrë nga arka e firmës rreth 4 milion euro, nëse ekipi i “Dhelprave” do ta mbyllë sezonin në krye të klasifikimit.
Kompania e basteve tashmë kuoton kryesuesit me koefiçentin prej vetëm 1.05 për fitimin e titullit kampion, me një koefiçent shumë herë më të ulët se ai Spursave, kur kanë mbetur vetëm tre ndeshje nga përfundimi i kampionatit. Klubi londinez kuotohet me koefiçentin 10.0 për parakalimin e “Dhelprave” që mund të vulosin suksesin më të madh dhe çuditshëm pikërisht me një fitore në Old Trafford, ditën e dielë. Vetëm 490 mijë euro baste janë vënë në fillim të sezonit në favor të Leicester që fiton titullin kampion. “Rrezikojmë të humbasim një thesar të vogël, nëse Leicester do të bëjë atë që gjithësecili pret që të bëjë, të fitojë titullin kampion. Koefiçenti 5000 është më i madhi me të cilin është fituar ndonjëherë në historinë e basteve”, deklaroi zëdhënësi për shtyp i William Hill, Joe Crilly.
Duke pranuar bastet me koefiçent 5000 (ekuivalent i 0.02 % të shanseve), që para fillimit të sezonit, janë vënë shumë baste me alternativën për të arkëtuar menjëherë të gjithë shumën (shitur/mbrojtur bastin), ose vetëm një pjesë të saj. 25 persona (24 meshkuj dhe një femër) vendosën bastet e tyre për Leicester City që fiton titullin kampion, me koefiçentin më të madh ekzistues. Nga të gjitha këto, 40% e basteve janë arkëtuar duke shitur/mbrojtur bastin nga bastexhinjtë, por 45 euro mbeten ende në lojë me një potencial fitimi në shumën rreth 250 mijë euro, nëse bastexhinjtë do të zgjedhin që të mbajnë bastin deri në fund të sezonit. Koeficenti i vendosur për fitimin e titullit nga Leicester ishte 5000, më i madhi në histori, nëse do të shpallet fitues.
Një person në moshën 39 vjeçare, i cili e pati të vështirë të menaxhoi presionin, Leigh Herbert, vuri bast 6.5 euro për Leicester që fiton titullin me koefiçentin 5000, pasi mësoi se Claudio Ranieri do të merrte drejtimin e skuadrës së “Dhelprave”, duke tërhequr përfitimet nga 2.5 euro të bastit të tij fillestar, që u shumëfishuan në rreth 7 mijë euro, duke lënë ende në lojë një fitim potencial në shumën rreth 20 mijë euro, nëse Leicester do të fitojë titullin. Basti tek për Leicester që ka gjeneruar fitimin më të madh i takon bastexhiut nga Guildford, i cili disa javë pas fillimit të kampionatit vuri bast shumën prej 100 euro me një koefiçent 1500, me opsionin dopio-shans, për një përfitim që sot përllogaritet në shumën prej 145 mijë euro, pasi nuk ka tërhequr asgjë gjatë gjatë të gjithë sezonit.
Shuma totale e përfituesve që kanë vënë bast për Leicester me koefiçent 1500 është rreth 970 mijë euro. 3.9 milion euro është shuma që do të paguajë kompania e basteve William Hill, nëse Leicester fiton titullin. Në total, William Hill ka arkëtuar 490 mijë euro baste për Leicester, prej të cilave 467 mijë euro vijojnë të jenë në lojë. Ndërkohë, nëse Leicester City do të ngrejë trofeun, atëherë, shuma që kompania e basteve, William Hill përllogarit të nxjerrë nga arka e saj, është rreth 3.9 milion euro.
Sipas hartuesve të koefiçentëve, ky është koefiçenti tek më i madh në historinë botërore të basteve, me të cilin janë shpallur fitues, duke përjashtuar këtu koefiçentin total si produkt i shumëfishimit të koefiçentëve tek. Koefiçenti tek më i lartë me të cilin ishin shpallur më parë fitues, ishte 2500. Ndërkohë që humbjet e kompanive të basteve në tregun e Premier League, përllogariten shumë të larta, fitimet e tyre në kurriz të bastexhinjëve humbës janë të paimagjinueshme, duke parashikuar numrin e basteve të dështuara në Premier League, sa i përket fituesit të titullit kampion.