Lexoni parashikimin e yjeve për ditën e sotme.
Dashi
Në çift mosmarrëveshjet dhe konfliktet do jene te shumta. Asnjeri nuk do beje atë qe thotë tjetri dhe secili do kërkojë te jete dominues. Beqaret do kenë takime te cilat mund t’i çojnë veçse ne aventura afatshkurtra. Mendohuni mire para se te hidhni çdo hap. Ne planin financiar ka ardhur koha te luftoni për te ruajtur stabilitetin. Mund t’ia dilni edhe duke shpenzuar me pak.
Demi
Influenca e Saturnit do jetë pozitive për te dashuruarit. Bashkëpunimi do jete i mire dhe nuk do keni as me te voglin problem. Ata qe ende nuk janë martuar duhet ta marrin këtë vendim. Beqaret duhet te tregohen me te hapur nëse duan te krijojnë një lidhje. Dilni edhe neper takime. Dite e mire edhe për financat. Do e dini mire sa te shpenzoni qe mos e tronditni buxhetin.
Binjaket
Ne qiellin tuaj te dashurisë do ketë turbullira gjate kësaj dite. Keqkuptimet do jene te mëdha, kështu qe matuni mire para se te flisni. Beqaret do i mahnitin te gjithë me pamjen e tyre. Do e keni te lehte te bëni për vete cilindo qe do iu pëlqejë. Shfrytëzojeni ditën! Jupiteri do jete planeti qe do i mbroje financat. Edhe pse do iu duhet te bëni disa shpenzime ato do jene te qëndrueshme.
Gaforrja
Pritet një dite e zjarrte kjo e sotmja për çiftet. Nuk do mundojnë për asnjë moment puthjet dhe përkëdheljet nga te dyja palët. Ne mbrëmje pasioni do te rindizet dhe do ndiheni si mbi re. Beqaret do joshin pa fund dhe do hedhin hapat e para drejt fillimit te një lidhjeje. Edhe pse do keni probleme financiar, duhet te keni kurajën për t’i përballuar ato. Mund t’ia dilni mbanë.
Luani
Marrëdhënia me partnerin do thellohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do tregoheni me te kuptueshëm me atë qe keni ne krah dhe do ia shprehni ne çdo moment atë qe ndjeni. Një pjese e beqareve do nisin një histori dashurie te bazuar ne besimin reciprok dhe pavarësia. Një hyrje e vogël parash mund t’ua përmirësojë paksa buxhetin. Ruajeni këtë ekuilibër duke mos shpenzuar shume.
Virgjëresha
Ambienti në çift nuk do jete ashtu si ju e prisnit sot dhe do ketë goxha konflikte. Mundohuni te tregoheni me te kuptueshëm dhe toleroni. Mos kërkoni te dale gjithmonë e juaja. Beqaret do kërkojnë pa fund një person interesant por nuk do e gjejnë. Te ardhurat do fillojnë te përmirësohen ndjeshëm dhe do ndiheni me te qete ne këtë plan.
Peshorja
Dite e bukur dhe plot diell për jetën ne çift. Do ia kaloni mire me partnerin tuaj dhe do i shprehni me tepër ato qe ndjeni. Ata qe kane pasur debate do i pranojnë edhe gabimet e tyre. Beqaret do pëlqejnë dike qe nuk është i lire. Mos vazhdoni te mendoni për te sepse do jeni ju qe do vuani. Tregohuni me te kthjellet ne planin financiar dhe mundohuni t’i zgjidhni problemet.
Akrepi
Dashuria për çiftet do shkoje shume mire. Ne mbrëmje partneri do iu përgatisë surpriza te këndshme dhe do iu duket vetja si ne ëndërr. Shfrytëzojeni çdo moment. Beqaret nuk duhet te marrin asnjë iniciative për te krijuar lidhje. Nuk ka ardhur ende momenti. Situata financiare do filloje te përmirësohet dalëngadalë. Me ne fund do keni mundësi te shpenzoni me tepër.
Shigjetari
Bashkëpunimi me partnerin do te përforcohet gjate kësaj dite. Do i zgjidhni edhe problemet qe keni pasur dhe me ne fund do ndiheni te qete. Beqaret do bëjnë një takim vendimtar gjate kësaj dite dh e ardhmja e tyre do ndryshoje shume shpejt. Sektori i financave do jete me i stabilizuar. problemet qe keni pasur me pare do t’i zgjidhni dhe do shpenzoni pak me tepër.
Bricjapi
Lidhja juaj me partnerin do ftohe pak gjate kësaj dite. Beni përpjekjet e nevojshme ne mënyrë qe te mos lindin mosmarrëveshje me te. Beqaret nuk do tërhiqen aspak nga aventurat kalimtare por do kërkojnë një lidhje serioze e me te ardhme. Përfitoni nga ftesat dhe njihuni me persona te shumte. Financat do te tronditen pak. Mos bëni gabim te kërkoni hua tek miqtë.
Ujori
Dite e favorshme për te bere projekte ne çift. Gjeni me tepër kohe për t’ia kushtuar partnerit tuaj sepse keni disa kohe qe e keni lënë pas dore. Beqaret do kenë takimin me te bukur qe mund te kishin menduar. Shfrytëzojeni ditën dhe bëjini sytë katër. Financat nuk do jene te këqija dhe do keni mundësi te shpenzoni pak me tepër. Gjithsesi mos e teproni ne asnjë moment.
Peshqit
Ka rrezik qe ne jetën tuaj ne çift te rilindë tensioni gjate kësaj dite. Do e teproni me xhelozinë dhe kjo do sjelle debate te mëdha. Plutoni do i ndihmoje beqaret te gjejnë personin e duhur. Takimet do jene te mrekullueshme dhe mjaft emocionuese. Tregohuni me te kujdesshëm me shpenzimet gjate kësaj dite. Nëse i menaxhoni si duhet financat çdo gjë do shkoje mire.