• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Obama vizitë treditore në Britani: Qëndroni në BE!

07:21 : 23/04/2016
në BOTA

Ashtu siç është bërë e ditur edhe më herët, Presidenti amerikan Barack Obama i ka bërë thirrje Britanisë së Madhe të qëndrojë brenda BE-së, me të zbritur në tokën britanike në atë që është edhe udhëtimi i tij i fundit si president i Amerikës. Vizita, siç ishte programuar, nisi me një drekë mes kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe Mbretëreshës Elizabeth të Anglisë.

Obama do të qëndrojë për tri ditë në ishullin britanik së bashku me bashkëshorten e tij, Zonjën e Parë të Amerikës, Michelle Obama, teksa është takuar edhe me kryeministrin David Cameron për bisedime. Më herët gjatë ditës së sotme, Obama kishte thënë për “Daily Telegraph” se, duke qëndruar në BE, Britania mund ta shfaqë në mënyrën më të mirë të mundshme influencën e saj anembanë botës.

Megjithatë, kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson e quajti pikëpamjen e tij “hipokrite”, duke e përshkruar sistemin e BE-së si “të huaj” kundrejt traditave amerikane. Kryeministri britanik Cameron e ka pritur Obamën në “Downing Street”.

Dy krerët më të lartë të vendeve respektive kanë biseduar mbi luftën kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik, ndërkohë që më vonë takimit do t’i bashkëngjiten edhe ministri britanik i Brendshëm, ai i Jashtëm dhe ai i Mbrojtjes. Nuk do të mungojë gjithashtu edhe Sekretari i Thesarit (apo ai i Ekonomisë).

Cameron dhe Obama besohet të kenë biseduar mbi progresin e bërë në luftën kundër ISIS në Irak dhe se, çfarë mund të bëhet më shumë për të frenuar deri në zhdukje grupin xhihadist në Siri. Situata në Libi, ku Perëndimi po konsideron mënyrat sesi të mbështesë Qeverinë e sapoformuar të Akordit apo Unitetit Kombëtar në betejën kundër ISIS, pritet të diskutohet gjithashtu. Obama dhe Cameron do të mbajnë një konferencë për shtyp pasditen e sotme.

Lexo edhe:

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

Fillimisht, presidenti dhe Zonja e Parë, Michelle Obama morën pjesë në një drekë private me Mbretëreshën Elizabeth dhe Dukën e Edinburgut në kështjellën “Windsor”, vetëm një ditë pas festimeve të 90-vjetorit të lindjes së Mbretëreshës.

Çifti Obama i dhuroi Mbretëreshës një album fotografik të vizitave të shumta të saj me presidentët amerikanë dhe zonjat e tyre. Albumi nis me foto që nga vizita e saj në Amerikë në vitin 1951, atëherë kur quhej Princesha Elizabeth duke mbajtur postin e Dukeshës së Edinburgut, e që kishte vizituar “Mount Vernon Estate” të George Washingtonit, si dhe u takua me Presidentin Harry Truman në Shtëpinë e Bardhë.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit dhe Princi Harry do të mirëpresin çiftin Obama për darkë në “Kensington Palace” mbrëmjen e sotme.

Lajme të lidhura

RAJONI

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025
AKTUALITET

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025
AKTUALITET

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025
AKTUALITET

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025
AKTUALITET

Pas Tepelenës, nis procesi i numërimit edhe në bashkinë e Beratit dhe Vlorës

21:53 : 09/11/2025
Para

Zyrtare policia: Prince nuk ka kryer vetëvrasje

TË GJITHA

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025

Pas Tepelenës, nis procesi i numërimit edhe në bashkinë e Beratit dhe Vlorës

21:53 : 09/11/2025

Raporti/ Shqipëria, ndër vendet me rezultatet më të ulëta në testin “PISA 2022”

21:46 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com