• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Mos u zini, Shullazi është i të gjithëve!

14:20 : 20/04/2016
në OP-ED

Nga Andi Bushati

Debati politik rreth ndalimit të bujshëm të Emiliano Shullazit i ngjan në thelb të gjitha debateve shterpë që zhvillohen prej kohësh në këtë vend, për kriminalizimin e palëve,  për koncesionet abuzive, për tenderat e miqve dhe familjarëve, për vjedhjen e zgjedhjeve e kështu me radhë.

Edhe njëherë akoma publiku është vënë në rolin qesharak të spektatorit që duhet të shohë pafundësisht filmin : “Hajduti thërret kapeni hajdutin”. Kjo po ndodh edhe tani.

Berisha bërtet për lidhjet e “Saje Qorrit” me të fortin e paprekshëm, për gjobat që i vihen biznesmenëve dhe grabitjen e pronave nga një njeri që ka mbulesën dhe mbështetjen e pushtetit. Zëdhënesit e tij përmendin atë rastin e “luftës” tek rruga e Kavajës, pas të cilës Shullazi u la i lirë menjëherë pas paraqitjes në polici me justifikimin se ndaj tij nuk kishte prova.

Nga ana tjetër, idhtarët e shumicës nuk përgjigjen direkt për këto akuza, por flasin vetëm për kohën kur Shullazi flirtonte me njerzit e Berishës. Ata kanë seleksionuar në memorien e tyre atë rastin kur “miku i sotëm i ministrit të brendshëm” shërbente në majin e vitit 2001 në fushatën e Lulzim Bashës. Kur ai u kap me armë dhe u la i lirë. Ata kujtojnë prishjen e mitingjeve të PS-së në opozitë dhe ngrejnë pyetjen: Pse kur Berisha ishte në pushtet i akuzuari prej tij, u arrestua dhe u lirua plot tre herë?

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 15 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH

Sot berishistët bërtasin se Tahiri nuk ka as guxim ta përmendi të fortin e arrestuar dhe socialistët mbrohen duke thënë : si ka mundësi që Saliu, që nuk le emër pa marrë nëpër gojë, e harroi për 8 vitet e pushtetit të tij Emiliano Shullazin ?

Ky pra është ping pongu i zi që luhet në sytë e publikut.

Dhe në këtë kuptim ai ngjan me një histori që kemi përjetuar më parë.

Me atë kur u vra komisar Dritan Lamaj.

Atëhere ishte koha e pushtetit të PD-së dhe opozita nxitoi të akuzonte se i dyshuari për vrasjen, Arben Frroku, ishte i lidhur me kupolën e policisë, se këndonte me ta me çifteli, pra se shkurt kish guxuar të ngrinte dorën mbi një komisar sepse kishte mbrojtjen e pushtetit.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Rama ndryshoi vendet me Berishën në qeveri. Por akuzuesit e dikurshëm e futën Frrokun e akuzuar në koalicion, e bënë vëllain e tij deputet, nuk e ndoqën procesin e policit të vrarë dhe se fundi fshëhën edhe dokumentat e interpoliti që mund të hidhnin pak dritë mbi këtë ngjarje.

Përfundimi dihet : në shkallë të parë, gjykata e la krimin pa autor dhe i dha mundësinë Arben Frrokut të arratiset.

Sepse ai qe i të gjithëve.

Kështu është edhe Shullazi sot.

Njësoj i demokratëve të djeshëm, sa dhe i socialistëve të tanishëm.

Prandaj disa zëra përtej PD-së dhe PS-së kanë filluar të bëjnë kasandrën për të thënë parathënë lirimin e tij. Dhe nuk është çudi që të ndodhë.

Ai dhe njerzit e tij mund të vazhdojë në rrugën e bëmave të deri tanishme ndërkohë që PS-ja dhe PD-ja do të vijojnë të zihen se kush e ka fajin për të, ashtu si për krimet e tjera, tenderat, koncesionet, lejet e ndërtimit.

Dhe fatkeqësisht kjo kacafytje gladiatorësh fallco do të vazhdojë, deria sa publiku në arenë të kuptojë se PD dhe PS janë e njëjta gjë.

Ata të gjithë janë me Shullazin.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 15 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 14/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH

22:54 : 14/07/2025
SHENDETI

Sa gjatë mund të durojë një person pa ushqim? Ja çfarë i ndodh trupit tonë ditë pas dite

22:52 : 14/07/2025
SPORT

Eurobasket vajza, Shqipëria U16 merr medaljen e bronzit

22:47 : 14/07/2025
AKTUALITET

“Bëj rrobat gati të vish në fshat”/ Zbardhet debati me babain i 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen

22:40 : 14/07/2025
BOTA

SHBA/ Roboti i fuqizuar nga AI kryen një ndërhyrje kirurgjikale pa ndihmën e njeriut

22:28 : 14/07/2025
Para

Ja si duket sot ish-gruaja e Edi Ramës (Fotolajm)

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 15 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 14/07/2025

EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH

22:54 : 14/07/2025

Sa gjatë mund të durojë një person pa ushqim? Ja çfarë i ndodh trupit tonë ditë pas dite

22:52 : 14/07/2025

Eurobasket vajza, Shqipëria U16 merr medaljen e bronzit

22:47 : 14/07/2025

“Bëj rrobat gati të vish në fshat”/ Zbardhet debati me babain i 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen

22:40 : 14/07/2025

SHBA/ Roboti i fuqizuar nga AI kryen një ndërhyrje kirurgjikale pa ndihmën e njeriut

22:28 : 14/07/2025

Zjarr në kodrën e Selitës, flakët përhapen në një sipërfaqe të madhe (VIDEO)

22:26 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com