• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Testi i ri për klasat e pesta i gjen shkollat të papërgatitura

16:54 : 19/04/2016
në KRYESORE, SOCIALE

Ministria e Arsimit dhe Sportit urdhëroi një javë më parë mbajtjen e një testi të vlerësimit të arritjeve për klasat e pesta në maj 2016, duke u dhënë kështu shkollave vetëm një muaj kohë të përgatiten.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla përmes një udhëzimi të datës 11 prill 2016, i cili hyri menjëherë në fuqi, zuri në befasi mësuesit dhe nxënësit e arsimit fillor shqiptar kur urdhëroi zhvillimin e testit të vlerësimit të arritjeve të nxënësve të klasave të 5-ta më 23 maj 2016.

Testimi me shkrim do të përfshijë lëndën e gjuhës shqipe, matematikës dhe shkencave. Ai do të zgjasë për një orë e gjysmë dhe do t’i nënshtrohen nxënësit kalues të klasave të 5-ta nga e gjithë Shqipëria.

Ky testim prezanton një fazë të tretë provimi të njohurive të nxënësve, përveç provimit të lirimit të klasave të 9-ta dhe provimit të maturës së klasave të 12-a.

Në të njëjtën datë me lajmërimin e mbajtjes së vlerësimit të arritjeve të nxënësve të klasave të 5-ta, ministrja e arsimit, Nikolla ka nënshkruar miratimin e rregullores “Për organizimin dhe zhvillimin e vlerësimit të arritjeve të nxënësve të klasës së pestë të arsimit fillor 2016”.

Lexo edhe:

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para! Policia hesht

“Nuk e kam fëmijën me burrin tim”/ Historia e pazakontë, nëna e djalit 6-vjeç: Dua t’ia heq mbiemrin…

Urdhri imponon krijimin e menjëhershëm të Komisionit për Zhvillimin e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor në DAR/ZA dhe Komisionit Shkollor të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor në Shkolla, të dyja komisione të përkohshme. Ministria i jep dy komisioneve vetëm katër ditë kohë të hartojnë listën e nxënësve kalues, të shpallen mjediset e testimit, të përgatiten mjediset e testimit dhe të informojë për personat mbikëqyrës të testimit.

Urdhri i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit parashikon procedura të rrepta, të ngjashme me testimin e Lirimit dhe të Maturës.

“Largësia përmes nxënësve të jetë jo më pak se 120 cm; në mjediset e testimit nuk duhet të ketë postera; nxënësit ulen me fytyrë nga i njëjti drejtim dhe provimi mbikëqyret nga një administrator që nuk i përket shkollës ku po kryhet testimi” shkruan urdhri.

Procedurat e zhvillimit të testit përfshijnë struktura arsimore si Agjencia Kombëtare e Provimeve, Institutin e Zhvillimit të Arsimit, Njësitë Arsimore Vendore, qendrën e vlerësimit të testeve në DAR/ZA, administratorë gjatë testimit, administratorë të sekretimit.

Rregullorja parashikon vlerësimin e nxënësve me pikë, sipas formatit të vlerësimit të AKP. “Vlerësimi i testeve do të kalojë nëpër tre faza, dy të vlerësuesve të pavarur dhe një vlerësuesi të tretë përfundimtar, ku do të këqyret me kujdes mundësia e kopjimit” thotë rregullorja.

Megjithatë urdhri i ministres Lindita Nikolla nuk shpjegon se cili do të jetë fati i nxënësve ngelës dhe nëse ky test do të shërbejë që të kufizojë vazhdimin e nxënies në klasën e gjashtë për ata që nuk arrijnë ta kalojnë testin me sukses.

Burime nga sistemi arsimor i thanë BIRN se ky provim është në fazë eksperimentale dhe se nuk është përcaktuar ende nëse do të jetë një test barrierë apo një vlerësim formal për ciklin fillor.

Kushtetuta e Shqipërisë garanton të drejtën e arsimimit për çdo shtetas shqiptar dhe e bën arsimin 9-vjeçar të detyrueshëm.

“Arsimi bazë me kohë të plotë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët që janë shtetas shqiptarë me banim në Republikën e Shqipërisë nga mosha gjashtë vjeç deri në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, me përjashtim të rasteve të parashikuara në këtë ligj,” thotë Kushtetuta. /Reporter.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para! Policia hesht

20:58 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Nuk e kam fëmijën me burrin tim”/ Historia e pazakontë, nëna e djalit 6-vjeç: Dua t’ia heq mbiemrin…

20:57 : 09/06/2025
HOROSKOPI

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart! Më të bekuarit…

20:45 : 09/06/2025
SPORT

Kriza e Italisë “lumturon” presidentin e Interit: Ndoshta bëri një figurë më të shëmtuar se ne

20:44 : 09/06/2025
RAJONI

Presidentja Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë

20:41 : 09/06/2025
BOTA

Varr Bizantin në Siri/ I lashtë rreth 1500 vjet, zbulohet në rrënojat e një banese

20:41 : 09/06/2025
Para

Rumania mund të përjashtohet nga Eurovizioni

TË GJITHA

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para! Policia hesht

20:58 : 09/06/2025

“Nuk e kam fëmijën me burrin tim”/ Historia e pazakontë, nëna e djalit 6-vjeç: Dua t’ia heq mbiemrin…

20:57 : 09/06/2025

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart! Më të bekuarit…

20:45 : 09/06/2025

Kriza e Italisë “lumturon” presidentin e Interit: Ndoshta bëri një figurë më të shëmtuar se ne

20:44 : 09/06/2025

Presidentja Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë

20:41 : 09/06/2025

Varr Bizantin në Siri/ I lashtë rreth 1500 vjet, zbulohet në rrënojat e një banese

20:41 : 09/06/2025

Itali/ Atentati ndaj një shqiptari, dyshime për vrasës me pagesë

20:31 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com