• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Tërmeti në Ekuador, regjistrohen 272 viktima

10:00 : 18/04/2016
në BOTA

Të paktën 272 viktima janë konfirmuar nga autoritetet vendase përsa i përket tërmetit katastrofik që goditi Ekuadorin të shtunën në mbrëmje.

Ndërsa më shumë se 1500 të tjerë kanë mbetur të plagosur në tërmetin më të fortë që ka goditur këtë vend në dekada.

Tërmeti prej 7,8 ballësh goditi më rëndë zonat bregdetare të Ekuadorit, ku policia thotë se ndërsa informacionet vazhdojnë të vijnë, pritet që numri i viktimave të rritet. Rreth 10 000 forcat ushtarake dhe 3 5000 policë janë dislokuar në zonat e prekura më rëndë, ku vazhdojnë me shpejtësi operacionet e kërkim-shpëtimit. Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa ndërpreu vizitën e tij në Itali për t’u kthyer në vend dhe për t’u përballur me këtë krizë. Ai shpalli gjendjen e emergjencës dhe tha se prioriteti është gjetja e të mbijetuarve.

Në terren situata është vërtetë e rëndë dhe lëvizja e mjeteve, mes të cilave mjetet e emergjencës, është penguar ndjeshëm nga rrëshqitjet e dheut. Mësohet se në disa zona ekipet e kërkimit, të ndihmuar nga banorët lokalë po gërmojnë me duar në rrënoja, pasi druhen se përdorimi i makinerive të rënda mund të dëmtojë ata që gjenden ende të gjallë nën rrënoja. Disa qyteza raportohet se janë zhdukur nga faqja e dheut, ndërsa banorët dhe autoritetet po përballen edhe me fenomenin e plaçkitjes dhe revoltave që janë të zakonshme në raste të tilla.

Mediat vendase thonë se shtrirja e dëmeve është e jashtëzakonshme dhe si shembull marrin rastin e një ure që u shemb nga tërmeti 300 kilometra larg epiqendrës. Ky ishte tërmeti më i fortë në Ekuador që prej vitit 1979.

Sipas sizmologëve, epiqendra e tij pranë zonës Muisne ishte në thellësi shumë të vogël, prej vetëm 19.2 kilometrash dhe kjo shpjegon dëmin e madh të shkaktuar. Për të krijuar një ide më të qartë të tërmetit të Ekuadorit, ekspertët thonë se ai ishte 16 herë më i fortë se tërmeti i së premtes në Japoni, që vrau rreth 30 persona.

Lexo edhe:

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

Bold News

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025
AKTUALITET

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025
RAJONI

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025
AKTUALITET

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025
AKTUALITET

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025
Para

Ja sa është e gjithë pasuria e presidentit rus, Putin

TË GJITHA

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com