• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ja sa është e gjithë pasuria e presidentit rus, Putin

10:03 : 18/04/2016
në BOTA

Lexo edhe:

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

Rritja marramëndase e pasurisë së presidentit, Vladimir Putin, sipas zyrtarëve perëndimor dhe kundërshtarëve të Kremlinit është bërë duke përdorur pozitën e tij të fuqishme.

Ai e ka rritur pasurinë dhe shtuar patundshmërinë luksoze, përfshirë një pronë të madhe përgjatë Detit të Zi, të njohur edhe si “Pallati i Putinit”.

Zyrtarish, sigurisht, xhepat e liderit rus janë më të cekët. Bazuar në dëshmitë e publikuara për të ardhurat e tij, të lëshuara nga Kremlini më 15 prill, tregohet se Putini ka fituar rreth 134 mijë dollarë në vitin 2015, pak më shumë se vitin paraprak, kur u raportua se ai kishte fituar 115 mijë dollarë. Askund nuk u përmend rezidenca që thuhet se u ndërtua nga ai në qytetin jugor të Gelendzhikut, për të cilën Kremlini ka mohuar çfarëdo lidhje. Ndërkohë, Putini ka deklaruar se është pronar i një banese prej 77 metrash katrorë, pastaj një copë toke prej 1,500 metrash katrorë, si dhe një garazhe prej 18 metrash katrorë. Deklarimi i pasurisë së Putinit gjithashtu tregon se ai ka në përdorim edhe një banesë tjetër prej 153 metrash katrorë.

Putini nuk deklaroi asnjë veturë luksoze të huaj, që zakonisht hyn në preferencat e elitës poltike dhe financiare të Rusisë. Zbulimi i të ardhurave të tij tregon se ai është pronar i dy veturave të rralla sovjetike; një Lada Niva ruse, dhe i një barke. Por, askund nuk u përmend se ai është pronar i një anije, pavarësisht se një raport i vitit 2012 i politikanit opozitar, Boris Nemtsov [i cili u vra në afërsi të Kremlinit vitin e kaluar], thoshte se Putini ka qasje në një flotë prej katër jahtesh. Raporti i ri tregon të ardhura të ngjashme të Putinit sikurse vitet e kaluara. Ky raport i fundit i pasurisë së tij vjen në kohën kur ai po përflitet në “Letrat e Panamasë”, të cilat tregojnë se miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kanë kryer marrëveshje financiare marramendëse jashtë vendit. Hetimet, bazuar në këto “Letra”, tregojnë se miku i tij i ngushtë, Sergei Roldugin, është pronar i një firme sekrete jashtë vendit, përmes së cilës kanë lëvizur rreth 2 milardë dollarë. Putini nuk është përmendur në këto dokumente, por kritikët e Kremlinit pohojnë se ai mund të jetë përfitues i këtyre shumave jashtë vendit, akuza që në vazhdimësi mohohen nga Putini dhe Kremlini. Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë se Putini “ka kapital të investuar” në Gunvor, një kompani e zotëruar nga bashkëpunëtori i tij, një miliarder rus, Gennady Timchenko, dhe se presidenti rus mund të ketë ‘qasje në fondet e Gunvorit.” Sigurisht, Gunvor dhe Kremlin i mohojnë këto akuza. Sidoqoftë, sado modeste të duket pasuria zyrtare e Putinit, ai duket se ka të afërm shumë të pasur. Versioni rus i revistës ‘Forbes’ raportoi para disa ditësh se Kirill Shamalov, që thuhet se është dhëndëri i Putinit, është miliarderi më i ri i Rusisë, në moshën 34 vjeçare. REL

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025
AKTUALITET

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025
BOTA

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025
AKTUALITET

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025
BOTA

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025
Para

Droga në Kakavijë, arrestohet 28- vjeçari nga Vlora

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com