Ish-kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti hedh dyshime se kualicioni i nënshkruar sot mes AAK dhe nismës është afër me pushtetin e Kosovës.
Në Tonight Ilva Tare, Kurti tha se duke u nisur nga takimet e përfaqësuesve të AAK me përfaqësues të qeverisë, u shpreh se ka një lloj flirtimi me pushtetin. Ai deklaroi se AAK-ja dhe NISMA kanë zbutur qëndrimet e tyre, duke hequr vizat e kuqe për koalicion.
Gjatë intervistës, ai deklaroi se fal qëndrimit të Vetëvendosjes, Zajednica është praktikisht e vdekur dhe se në këtë linjë është edhe demarkacioni me Malin e Zi.
I pyetur për qëndrimet e Departamentit amerikan të Shtetit, Kurti u shpreh se është e vërtetë se shumë qëndrime të Vetëvendosje janë të jashtëligjshme, por se ato kanë sjellë bllokimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga qeveria e Kosovës me atë të Serbisë.
Duke hyrë në analiza politike të marrëdhënieve me ShBA-në, ish-lideri i Vetëvendosje thotë se duhet të kalohet në një aleancë të re me Shtetet e Bashkuara.
Intervista:
Tare: Çfarë ndodhi me AAK-në dhe Nismën? Marrëveshja ishte e pritshme?
Kurti: Ajo ishte e paralajmëruar që dje. Ne nuk kemi qenë të ftuar për një marrëveshje të tillë. Vetëvendosje po përgatitej për një alternativë qytetarëve edhe me shoqërinë civile. Këtë ide e ka pranuar AAK-ja dhe Nisma. Duket që kjo alternativë nuk ka hasur në mirëkuptimin e AAK-së, e cila nuk na ka ftuar neve në këtë marrëveshje. Nuk i di hollësitë.
Tare: I dini rezervat?
Kurti: Ne kemi thënë që Vetëvendosje, AAK dhe Nisma kanë bërë opozitën e bashkuar në Kuvend me vezë, uji dhe sidomos gaz lotsjellës. Prandaj na nevojitej një ombrellë të re. Ata thanë se këtë jetë politike. Ne e kemi konsideruar se kjo alternativë të paraqitej edhe në zgjedhjet e ardhshme. Kjo i sposton gjasat që të kemi zgjedhje parlamentare së shpejti, të nevojshme për Kosovën. Nuk na duket e drejtë të bëhen marrëveshje parciale. Jemi të brengosur në veçanti për takimet dhe kontaktet të AAk-së me ata të qeverisë, duke flirtuar.
Tare: Ju besoni se ka një marrëdhënie të re me qeverinë?
Kurti: Besoj se ka një raport të ri me kryetarin e Kuvendit, Veseli sepse ndryshe nuk shpjegohet qëndrimi se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti dhe nga ana tjetër ka një zbutje edhe të qëndrimeve dhe të qëllimeve. Ka kaluar koha kur protestat mund t’i thërrasë një subjekt dhe duhet një alternativë e re. Mos harroni se Vetëvendosje ka 17 deputetë dhe AAK dhe Nisma kanë 14 deputetë. Nuk e kuptoj se ku duan të shkojnë me këtë marrëveshje.
Në atë alternativën që kemi propozuar ne kemi thënë që udhëheqësi të jetë nga Vetëvendosje dhe pjesëmarrja të jetë 3 plus 1. Nëse duhen që udhëheqja të jetë me rrotacion, ku nuk është e barabartë.
Tare: Ndoshta të gjithën nuk mund t’ua lexoj, por më bëri përshtypje një fragment: duke pasur parasysh ndërtimin e një opsioni real qeverisës që garanton qeverisje demokratike, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Kurti: Pa Vetëvendosje nuk mund të kemi një qeveri të vërtetë në Kosovë. Është e vërtetë që ne ndonjëherë kemi bërë edhe shkelje të vogla, por në mbrojtje të Kushtetutës, por Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë me Zajednicës.
Sondazhet e fundit, Lëvizjen Vetëvendosje e nxjerrin në 2 pikë pas Partisë Demokratike. LDK-ja ka pasur rënie.
Tare: Edhe një pikë tjetër; ata thonë se janë të hapur për koalicion në përjashtim të partive qeverisëse!
Kurti: Tash e përjashtojnë koalicionin para zgjedhor që të mos përjashtojë atë pas zgjedhor. Është e qartë se e kanë zbehur aktivitetin opozitar. Ka një lloj zmbrapsje.
Tare: Bëri ndonjë gabim Vetëvendosje me aksionet e saj?
Kurti: Jo! Ne kemi bërë që Zajednica të jetë sot e vdekur dhe demarkacioni të mos ekzistojë. Pa aksionet e shumta, ne nuk do të arrinim t’i ndalim projektet e Serbisë. Vuçiçi dështimet më të mëdha i ka pasur në Kosovë dhe jo në Serbi.
Tare: Ka një reagim të Shpend Ahmetit se në Vetëvendosje ka një frikë nga ndryshimi… Pse ka frikë për ndryshim në Vetëvendosje?
Kurti: Vetëvendosje është ndodhur në një sulm të jashtëzakonshëm për shkak të bashkëpunimit me AAK-në dhe Nismën. Ata kanë qenë në qeverisje me PDK-në dhe LDK-në.
Tare: Siç ishit të gatshëm ju të qeverisnit me LDK-në!
Kurti: Synimi ishte largimi i PDK-së që kishte kapur shtetin. Ne e shikojmë koalicionin nga pikëpamja strategjike dhe jo nga qëndrimi moral.
Tare: Shpend Ahmeti po del kundër Vetëvendosje! Ka një distancë?
Kurti: Jo! Ne ishim bashkë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dje kur u bashkua Donika Kadaj Bujupi.
Tare: Çfarë do të ndodhë tani me marrëveshjen e Zajednicës?
Kurti: Zajednica ka vdekur për shkak të peticionit 205 mijë nënshkruesve, për shkak të protestave dhe për shkak të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo qeveria është mundësia për ringjalljen e saj. Prandaj duam ose ta largojmë ose ta rrëzojmë.
Tare: Kam pyetje për sa i përket një raporti të Departamentit amerikan të Shtetit, i cili thuhet se pengesa më e madhe e të drejtave të njeriut në Kosovë ka qenë pengimi i dhunshëm i Kuvendit nga deputetët opozitar. Pengimi ka bllokuar debatin dhe kalimin e ligjeve. E konsideron Vetëvendosje veten shkaktar?
Kurti: Është e vërtetë. Unë kam bërë burg për këtë. Unë për shkeljet më të vogla e paguaj shtrenjtë. Të gjithë deputetët e Vetëvendosje dhe aktivistët e saj janë dënuar. Dënimi me vdekje nuk ekziston. Po këta kur do të dënohen?
Tare: Si mund t’u besojnë ju qytetarët kur nuk e keni njohur këtë drejtësi?
Kurti: Pse qytetarët besojnë që unë të bëhem deputet? Nëse sillesh normalisht në një situatë ekstreme, atëherë je ekstremist. Ne sillemi radikalisht në një situatë ekstreme jemi normal!
Tare: Edhe pas raportit të DASH?
Kurti: Nëse kongresmenët amerikanë do të kishin një Zajednicë do të reagonin!
Tare: Ambasadori amerikan në Kosovë e ka cilësuar akt të neveritshëm hedhjen e gazit në Kuvend. Ju nuk e keni takuar asnjëherë ambasadorin amerikan në Prishtinë.
Kurti: Ai ka thënë që pamja është e neveritshme. Ky është gjykim estetik. Ishte akt i drejtë politik, kombëtar dhe moral. Ambasadori ka thënë se gazi lotsjellës nuk është mjet demokratik. Normalisht nuk është mjet demokratik. Duhet të kujtojmë edhe një gjë; Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përkrahur kurrë UÇK-në, por pas UÇK erdhi intervenimi i NATO-s. Faktorët ndërkombëtar na ndjekin kur ne ecim, dhe na shtypin kur ne ngecim. Po mos të ishte Vetëvendosje, Presidentja nuk do t’i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Nuk lexohet në mënyrë formale deklarata e ambasadorit amerikan.
Tare: Ju keni marrëdhënie të ftohtë me ambasadorët amerikan.
Kurti: Kryetari i Vetëvendosje, Ymeraj ka takime të vazhdueshme me ambasadorët. Shtetet e Bashkuara janë duke na testuar neve a jemi serioz apo jo! SHBA nuk mund të angazhohen për ty. Ne nuk kemi nevojë për aleat të ri, por për një aleancë të re. Si bëhet që Kosova ka 17 vjet partneritet me SHBA-në dhe nuk ka ushtrinë e saj? Kur kujtojmë aleancën me SHBA-të flasim për sulmet e NATO-së. Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk na lejojnë të kthehet ushtria e Serbisë.
Tare: Siç mund të themi se Shtetet e Bashkuara po punojnë kundër Kosovës. Kerry kur erdhi në Prishtinë tha se ‘ne nuk do të bënim kurrë një veprim kundër sovranitetit të Kosovës’.
Kurti: Çfarë ndodhi? Gjykata Kushtetuese pa u bërë tri javë nga deklarata e Kerryt rrëzoi vendimin për Zajednicën.
Duke folur për zgjedhjet e Hashim Thaçit President, Kurti deklaroi se ai nuk e përmendi në fjalën e tij UÇK-në, duke theksuar se ngjitja lart e tij do ta sjellë edhe rrëzimin më të fortë.
Tare: Pse realisht e kundërshtoni zgjedhjen e tij? Ka qenë pjesë e UÇK-së. Ka një karrierë të gjatë në politikë, ka qenë kryeministër i parë e Kosovës së pavarur.
Kurti: Ju thatë se ka qenë në UÇK. Ka pasur edhe shumë të tjerë që kanë luftuar. Mos harroni se më shumë ka luftuar Esat pashë Toptani se Hashim Thaçi. Se një njeri bën një luftë, nuk do të thotë se nuk bën gabime më pas. Mos harroni se Peteni në Francë në Luftën e Parë Botërore ishte hero dhe u bë Marshall, mirëpo në Luftën e Dytë Botërore, përfundoi në shportën e historisë. Nga Sharl Degoli u dënua me dënim me vdekje, por ju konvertua në burgim të përjetshëm. Tri gabimet e mëdha ishin: shpallja e projektit të mbyllur kombëtar të projektit të Ahtistarit, çarmatosja e UÇK-së dhe braktisja e të majtës kombëtare për neoliberalizmin kosovar.
Tare: Këto janë problemet e Thaçit President se këto ishin për Thaçin Kryeministër?
Kurti: Vëllezërit i ka milionerë, ka dështuar Kosovën, ka penguar me Projektin Ahtisari për bashkimin me Shqipërinë.