Gjykata e Tiranës urdhëron vazhdimin e hetimit për mosdhënie të ndihmës së shpejtë për Arbër Demiraj, një prej 4 të vrarëve në masakrën e Rrugës së Elbasanit të ndodhur më 4 nëntor 2014. Për këtë vrasje është I arrestuar dhe dënuar me 35 vjet burg Kostandin Xhuvani.
Dosja ishte pushuar nga prokuroria në dhjetor të 2015 por me një vendim që mban datën 7 prill 2016 Gjykata vendosi shfuqizimin e këtij vendimi.
Në vendimin që mban firmën e gjyqtarit Kreshnik Omari thuhet se Skënder Demiraj ka bërë kallëzimi se djalit te tij nuk i eshte dhene ndihma e pare mjeksore nga punonjesit e policise, pavaresisht kembenguljes se tij qe Arberi te cohej ne spital per te marre ndihme mjekesore. Kjo ndihme i eshte dhene nga mjeku pas kalimit te 1 ore e 10 minutave, kur ai kish vdekur.
“Ne kallezimin e tij ai shpjegon se ju ka kerkuar ndihme oficereve te policise e shefave qe ishin te pranishem, por kjo ndihme nuk i eshte dhene duke i thene se eshte njoftuar ambulanca dhe nuk e linin te prekte djalin. Pasi ka ardhur ambulanca, nga ana e tij eshte kerkuar qe djali te cohej ne spital por ata nuk i jane afruar djalit te tij, por kane marre kufomat brenda lokalit. Me pas, pas 30 minutave ka ardhur nje ambulance tjeter dhe nje mjek ka kerkuar ti bente djalit te tij adrenalinen, por ka konstatuar se ai kishte vdekur dhe e kane cuar ne morg. Sipas kallezuesit, djali i tij eshte trajtuar nga policia si kriminel dhe eshte lene qellimisht te vdese ne menyren me te poshter pa e prekur njeri me dore dhe duke i penguar njerezit qe donin ta ndihmonin dhe perfundimisht, sipas tij, djalin e tij e ka vrare Policia e Shtetit dhe jo Kostandin Xhuvani dhe Erald Sida. Lidhur me sa siper nga nga ana e kallezuesit eshte kerkuar zgjidhje ligjore, lidhur me veprimet e punonjesve te policise qe kane qene ne vendngjarje e qe kane ndermarre veprime kriminale ndaj djalit te tij.”
Demiraj ka kërkuar zgjidhje ligjore për” veprimet e punonjesve te policise qe kane qene ne vendngjarje e qe kane ndermarre veprime kriminale ndaj djalit te tij”.
Masakra e 4 nentorit 2014
Me date 04.11.2014 , ne oren 04:26 minuta, Skenderi pasi eshte njoftuar me telefon nga djali i baxhanakut Alban Ballcaj se …eshte plagosur Arberi, jemi ketu te Gjuhet e Huaja …, menjehere ka shkuar ne rrugen e “Elbasanit”, se bashku me bashkeshorten Behije Demiraj dhe kane konstatuar djalin e tyre te shtrire ne sediljen e pasme te mjetit te tij tip fuoristrade Benz ML 270, ngjyre e zeze, me targe TR 0250 N, te ndezur, me drita ndezur, ne rruge kryesore, perbri Fakultetit Gjuhe Letersise, me drejtim nga qendra e Tiranes. Te dy jane drejtuar per tek makina per te shkuar tek djali i tyre por nuk jane lejuar nga forcat e policise. Skenderi ka degjuar Alban Ballcaj i cili u thoshte punonjesve te policise…vrameni mu, por coni Arberin ne spital! Perseri Skenderi tentoi t`i afrohej djalit por nuk eshte lejuar nga punonjesit e policise. Ne keto kushte u eshte drejtuar policeve duke u thene … cilet jane shefat tuaj ? Coheni djalin ne spital ! Ose me lejoni ta coj une… Por ata iu pergjigjen se…eshte njoftuar ambulanca. Pas 15 minuta ne vendngjarje ka mberritur nje ambulance, ku Skenderi u ka kerkuar punonjesve me bluza te bardha qe te kontrollonin gjendjen jetesore te djalit te tij por ata u futen ne lokal dhe kane nxjerre nje nga nje tre kufoma dhe i futen ne ambulance duke u larguar qe andej. Pas 20 minutash ka mberritur ne vendngjarje nje ambulance. Skenderi ka care rrethimin e policise dhe shkoi dhe preku djalin me dore, fillimisht tek kembet, tek koka, gjithkund ne trup, kontrolloi Arberin por nuk ndjeu puls dhe trupi ishte shume i ngrohte. Ne kete moment jane afruar dy personat me bluza te bardha, ku personi i pare ka urdheruar personin e dyte qe t`i injektonin nje andrenaline. Pasi personi i pare u fut brenda ne makine kontrolloi djalin, tha…lereni se ka vdekur…, dhe nuk ia bene andrenalinen. Me pas e kane marre Arberin dhe e kane futur ne ambulance dhe e cuan ne morg.
Nga ana e prokurorit ne vendimin e pushimit te hetimeve, argumentohet se mbeshtetur ne te dhenat e mesiperme rezulton se nuk ekzistojne prova dhe fakte te mosdhenies se ndihmes shtetasit Arber Demiraj, pasi ai eshte gjetur ne vendin e ngjarjes nga personeli mjeksor i Urgjences Ambulatore Tirane, pa shenja jete, pa frymemarrje,pa puls, pa tension, ndersa nga mjeket ligjor eshte konstatuar ne trupin e tij demtim i aortes torakale dhe mushkrive te cilat shkaktojne vdekje te shpejte, as sa nuk mund te lene kohe per dhenie te ndihmes mjeksore.
Kerkuesi Skender Demiraj, pretendoi se vendimi i prokurorit per pushimin e hetimeve te procedimit penal nr. 8708, te vitit 2014 eshte i padrejte dhe ne kundershtim te plote me ligjin. Sipas tij procedimi eshte filluar mbi bazen e kallezimit te tij si prind i djalit te tij te vetem te vrare dhe te vdekur midis rruges, pa e prekur njeri me dore, duke kerkuar si ai dhe gruaja e tij qe ta conin ne spital dhe per me shume se 30 minuta nuk i kane lejuar qe te afrohen, pasi vendi i ngjarjes ishte i rrethuar me shirit dhe forca policie. Prokurori ka pyetur nepermjet policise gjyqesore punonjesit e policise gjyqesore dhe personelin mjekesor pergjegjes dhe ato paskan pergenjeshtruar deklarimet e mia. Sipas ankuesit ata genjejne dhe prova e vetme qe verteton theniet e tij eshte kaseta e kameres vezhguese qe ka filmuar gjithe ngjarjen, te cilen ia ka kerkuar prokurorit, por ai nuk e administron. Te hapen kamerat e te shikohen veprimet personave. Nga ana e kerkuesit i eshte kerkuar prokurorit te hetoje mbi armen qe ia ka lene djalit te tij, pasi djali i tij nuk ka patur arme, arma ka qene e Erald Sides.
Prokuroria kerkoi rrezimin e kerkeses si te pabazuar ne prova dhe ne ligj, pasi nga ana e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, jane kryer te gjitha veprimet e mundshme hetimore. Ne baze te kallezimit te bere nga ankuesi, prokuroria ka rregjistruar ceshtjen per dy vepra penale ate te “Shperdorimit te detyres” dhe “Mosdhenies se ndihmes” dhe hetimet e bera jane perqendruar vetem per keto dy vepra penale.
Gjykata vendosi të shfuqizojë vendimin dhe të rifillojnë hetimet duke bere ballafaqimet e deklarimeve te dhena nga punonjesit e policise, si dhe nga punonjesit e dhenies se ndihmes mjekesore me pamjet filmike te kasetes se kameres vezhguese e cila ka filmuar vendin e ngjarjes, kasete e cila sipas deklarimeve te prokurorit eshte sekuestruar nga ana e policise gjyqesore dhe eshte pjese e fashikullit hetimor te prokurorise me nr. 8708, viti 2014, si dhe cdo veprim tjeter hetimor qe mund te dale i nevojshem gjate hetimit./Oranew