• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Eliminimi i Barcelona-s bën që vazhdojë mallkimi i kampionëve në fuqi në Champions League

21:06 : 14/04/2016
në SPORT

Njëzetë e gjashtë vite, dhe numërimi vazhdon. Largimi i Barcelona-s nga Champions League mbrëmjen së mërkurës, do të thotë se fitorja e Milan mbi Benfica-s në maj të vitit 1990, falë golit të Frank Rijkaard, ishte hera e fundit që kampionët në fuqi arritën të mbronin titullin i cili nga shumë njerëz njihet edhe si “Veshët e Mëdhenj”. Para një muaji, nuk mendohej se ekipi i Luis Enrique-s, nuk do të ishte të paktën në luftë për të thyer këtë rreth vicioz që ka mbështjellë kampionët që prej asaj nate të bukur në Vienë gati çerek shekulli më parë.

Pas “shpartallimit” që i bëri Arsenal, 5:1 në dy ndeshje, Barça, e udhëhequr nga treshja e frikshme e sulmit MSN, dukej sikur më në fund do të mbaronte ky mallkim i çuditshëm. Pasi mundën kampionët e vitit 1986 Steaua Bucharest një vit më parë, fitorja e Milan në vitin 1990 nën urdhrat e Arrigo Sacchi nuk ishte në surprizë. Një ekip i mbushur me talente, trio holandeze Rijkard, Van Basten dhe Gullit, mbrojtja e hekurt me Tassotti-n, Baresi, Costacurta dhe Maldini, italianët ishin favoritët kryesorë për të fituar turneun më prestigjioz evropian. AC Milan në vitin 1990 Në kohët e vjetra, ishte diçka e zakonshme ta fitoje dy apo më shumë vite radhazi.

Real Madrid ( pesë herë), Benfica (dy herë), Ajax (tre herë), Bayern Munich (tre herë), Liverpool (dy herë), Nottingham Forrest (dy herë), Internazionale (dy herë), kanë fituar përpara Milan-it. Por pasi ekipi i Sacchi-t u mund 4:1 në dy ndeshje kundër Marseille në çerekfinale, sekuenca u prish. Ekipi francez arriti të shkonte në finale, dhe humbën me penallti në fund nga Ylli i Kuq i Beogradit në Bari. Dymbëdhjetë muaj më vonë, jugosllavët u eliminuan në çerekfinalet e Champions League të sapo inauguruar. Barcelona fitoi kupën pasi mundën Sampdoria-n në finalen e Wembley-t. Por përpjekja e tyre për të fituar kupën një vit më vonë, nuk ishte e suksesshme pasi u mundpn nga CKSA e Moskës në raundin e dytë, pra as nuk u kualifikuan për fazën e grupeve. Marseille atë vit arriti të mundte Milan-in në finale por u përjashtuan nga turneu një vit më pas, pasi presidenti i tyre u shpall i fajtor për ryshfete në kampionatin vendas.

Kjo i hapi rrugë Milan-it të fitonte titullin e tretë në vetëm pesë vite, duke “shkërmoqur” Barcelona-n 4:0 në finalen e Athinës. Ekipi i Fabio Capello-s arriti të shkonte deri në finalen e Vienës vitin tjeër por u mundën nga goli i Patrick Kluivert, që i dha fitoren ekipit të Loius van Gaal, Ajax Amsterdam. Kështu filloi një histori e ekipeve që shkonin deri në finale por nuk arrinin të fitonin. Kjo ndodhi në tre vitet e ardhshme, ekipet që fitonin një vit më parë shkonin në finale dhe humbnin. Në fillim ishte Ajax, të cilët u mundën nga Juventus një vit pas triumfit. Vetë Juventus u mund nga Borussia Dortmund një vit më vonë. Dortmund një vit më pas u mund nga Real Madrid në gjysmëfinale, të cilët mundën Juve-n në finale më pas.

Edhe tentativa e Manchester United për të përsëritur suksesin dështoi pasi Real Madrid i mundi në çerekfinale dhe më pas fituan titullin e tyre të tetë në vitin 2000. “Los Blancos” mundën Valencian, të cilët një vit më pas ishin sërish në finale, dhe sërish u mundën, këtë herë nga Bayern Munich. Edhe ëndrra e bavarezëve për të replikuar ekipin e 1974/76, u shua pasi u mundën nga Juve një vit më pas në gjysmëfinalen e vitit 2003, vit që ishte i gjithi italian, pasi Juve bashkë me Milan shkuan në finale, me Milan që fitoi e penallti. Kampionët në fuqi dështuan në pesë vitet e ardhshme t’i afroheshin finales. Pas fitores kundër Chelsea, në një finale angleze, Manchester United ishin pranë historisë kur një vit më pa kishin Barcelona- në finale. Por katalanasit sapo kishin filluar dominimin e futbollit evropian, dhe si pasojë fituan 2:0 në finale. Inter-i i Jose Mourinho-s e ndali Barça-n në gjysmëfinale një vit më vonë duke fituar më pas kundër Bayern në finale. Por italianët u mundën nga Schalke 04 në çerekfinale vitin tjetër.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

Barcelona ishte sërish kampione, teksa mundën sërish United. Por shokun e madhe bëri Chelsea një vit më pas, teksa të gjithë menduan se mallkimi do të thyhej. Bayern fitoi një vit më pas në një finale gjermane kundër Borussia Dortmund. Ata u eliminuan sezonin tjetër në gjysmëfinale nga Real Madrid, dhe rrethi vicioz u përsërit, teksa 12 muaj më vonë ata u mundën nga Juventus, të cilët e humbën finalen kundër Barcelona-s.

“Mendoj se është shumë e vështirë të fitosh dy vite rresht Champions League, teksa konkurrenca sa vjen e rritet nga viti në vit, në krahasim me të kaluarë,” shprehet Ancelotti, i cili ishte mesfushori i Milan në vitet 1989/90, dhe e ka fituar tre herë të tjera edhe si trajner këtë trofe. “Kur ne e fituam dy vite rresht në 1989 dhe 1990, nuk kisha aq shumë ndeshje për të arritur deri në finale. Në të shkuarën, ishte vetëm një ekip nga çdo shtet, i cili mund të luante në Champions League. Prandaj tani është shumë më e vështirë për ta fituar.” Kur nuk e fitoi një ekip që cilësohet si një nga ekipet më të mëdha e të gjitha kohërave, mund të na duhet të presim një kohë të gjatë për ekipin që do të fitojë titullin e Champions League për dy vite radhazi.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025
BOTA

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025
SHENDETI

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025
BOTA

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025
SPORT

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Para

I shpëtoi atentatit në “Don Bosko” Italia do njohje dënimi për Budllën

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com