• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

ILDKPKI po heton pasuritë e gjyqtarëve supremë. Pas Llallës, Ganaj verifikon dhe Zaganjorin

15:08 : 13/04/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Prej pak ditësh, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, ka nisur një verifikim të hollësishëm të pasurive të njerëzve të drejtësisë. Deklaratat e ambasadorëve të huaj, por edhe të politikës shqiptare, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Kryeinspektori Shkëlqim Ganaj, i cili gjatë javëve të fundit, ka kaluar “në sitë” qindra deklarata pasurie të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pak javë më parë, Ganaj vuri në “rresht” prokurorët e Tiranës, duke i thirrur për të dhënë shpjegime të hollësishme. Ai u kërkoi që të justifikonin burimin e pasurive, ndërsa mori prej tyre dokumente të vlefshme, që mund ti përdori më pas në ndonjë kallëzim të mundshëm.

Ndërkohë, ILDKPKI tha disa ditë më parë se filloi një verifikim të pasurive të kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe stafit të tij, që ishin për një vizitë në SHBA. Pas lajmit se Ambasada Amerikane i refuzoi vizën drejtuesit të prokurorisë së Durrësit, Agron Gjana, Inspektoriati tha se do të nisë një hetim, i cili mësohet se ende nuk ka përfunduar.

Ndërkohë, ditët e fundit, Shkëlqim Ganaj, ka urdhëruar nisjen e një verifikimi të plotë për të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, mes të cilëve edhe për kreun, Xhezair Zaganjori. Burime të konfirmuara nga ILDKPKI thanë për Boldnews.al se ka përfunduar analizimi i dokumenteve, ndërsa në ditët e ardhshme do të ftohen gjyqtarët për tu pyetur, apo për të dorëzuar materiale shtesë.

Sipas deklarimeve, kreu i Gjykatës së Lartë, ka deklaruar në vitin 2012 të ardhura si anëtar i Gjykatës Kushtetuese 2 052 336 lekë, 2 507 000 lekë nga mësimdhënia në Fakultetin e Drejtësisë, Institutin Europian dhe Shkollën e Magjistraturës. Ka fituar të ardhura në vlerën 15 000 euro nga mësimdhënia në Universitetin Europian të Tiranës, 192 000 lekë nga mësimdhënia në Universitetin Luarasi. Më pas ka arkëtuar 3 320 euro nga bashkëpunimi me fondacione të huaja, 257 000 lekë nga bashkëpunimi me fondacione të huaja, 9 000 lekë për seminar në Institutin e Medias. Ka deklaruar të ardhura në vlerën 60 408 lekë nga anëtarësia në Këshillin për Arsimin e Lartë dhe Shkencën dhe 480 000 lekë nga dhënia me qira e një ambienti.

Lexo edhe:

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

Në vitin 2013 ka deklaruar pagën neto si Anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe si Kryetar i Gjykatës së Lartë 2 042 000 lekë. Ka të ardhura në vlerën 1 703 000 lekë nga mësimdhënia në Fakultetin e Drejtësisë, Institutin Europian dhe Shkollën e Magjistraturës dhe Zyrën e Komisionerit kundër Diskriminimit. Të ardhura në vlerën 17 000 euro nga mësimdhënia në Universitetin Europian të Tiranës, 126 000 lekë nga mësimdhënia në Universitetin Luarasi dhe 1 985 euro nga bashkëpunimi me fondacione të huaja. Ka fituar 202 500 lekë nga bashkëpunimi me fondacione të huaja. Bashkëshortja e tij ka deklaruar disa depozita bankare nga puna e saj si notere, ndërsa djali i tij, është specialist në Zyrën e Komisionerit kundër Diskriminimit 247 328 lekë.  Në 2013, Zaganjori ka paguar 7 500 paund për studimet master në Londër të djalit Renis Zaganjori.

Në vitin 2014, kreu i Gjykatës së Lartë ka deklaruar 1 896 000 lekë nga pagat, 954 000 lekë të ardhura nga mësimdhënia, udhëheqja, master dhe Dr. në Fakultetin e Drejtësisë, në Shkollën e Magjistraturës. Ka fituar 2050 euro nga mësimdhënia në Universitetin “Luarasi”. Ka edhe të ardhura si anëtar i KLD-së, apo nga qiraja e bodrumit. Bashkëshortja e tij ka fituar 774 000 lekë si notere, ndërsa ka edhe disa llogari bankare, ku më e majmja është 21 mijë euro. Ndërkohë, djali ka gjendje në llogarinë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 9 000 euro, dhënë nga prindërit për studime në Mynih (Gjermani). Djali tjetër, ka filluar punë në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, ku ka fituar 965 000 lekë.

Ndërkohë, burime nga ILDKPKI, pohojnë se nga analizimi i pasurisë së zyrtarëve të drejtësisë, në javët në vijim pritet të bëhen një mori kallëzimesh në prokurori.

 

Lajme të lidhura

SPORT

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025
BOTA

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025
SPORT

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025
SHENDETI

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025
SPORT

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025
Para

Divorcohet nga gruaja, e kthen tatuazhin me fytyrën e saj në një djall

TË GJITHA

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com