• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Ekonomia rritet me 2.62 % më 2015, shtesa më e ulët se pritjet e qeverisë

20:16 : 11/04/2016
në EKONOMI

Prodhimi i Brendshëm Bruto u shtua me 2.62 për qind gjatë vitit 2015 duke rezultuar më ulët se, programi i rishikuar i qeverisë për këtë vit që ishte 2.7 për qind.

Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë ekonomia u rrit me 2.15 për qind më shumë se në tremujorin e katërt të vitit 2014.

Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si Ndërtimi me 1,54 pikë përqindje, Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me 0,71 pikë përqindje.

Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me 0,70 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me 0,36 pikë përqindje, Shërbimet e tjera me 0,33 pikë përqindje, informacioni dhe Komunikacioni me 0,22 pikë përqindje.

Degët që kanë kontribuar negativisht janë aktiviteti Pasuritë e paluajtshme me -0,56 pikë përqindje, industria, Energjia dhe Uji me -0,38 pikë përqindje, Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me -0,37 pikë përqindje dhe Aktivitetet financiare dhe të Sigurimit me -0,09 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan negativisht me -0,31 pikë përqindje.

Lexo edhe:

Tirana në kaos! Trafik i rënduar për shkak të “Giro d’Italia”

Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Besmir Hidës, arrestohet në Greqi bashkëpunëtori i Laert Haxhiut

Degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e katërt të vitit 2015 krahasuar me tremujorin e IV 2014:
Aktiviteti Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit në tremujorin e katërt të vitit 2015 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë pati një rënie prej 1,94 %.

Grupi i industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rënie me 2,94 % në tremujorin e katërt të vitit 2015 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014, ku ndikimin kryesor në këtë rënie e ka dhënë nën grupi industria Nxjerrëse dhe Energjia Elektrike të cilat në vetvete shënuan një rënie respektivisht me 18,03 % dhe 10,11 %.

Aktiviteti i Ndërtimit në tremujorin e katërt të vitit 2015 pati rritje prej 12,75 % krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014. Grupi i degëve Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport pati një rritje prej 4,37 % në tremujorin e katërt të vitit 2015 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Grupi i degëve informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me një rritje prej 7,60 % në tremujorin e katërt të vitit 2015 përkundrejt tremujorit të katërt të vitit 2014. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rënie prej 3,36 % në tremujorin e katërt të vitit 2015 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rënie prej 8,21 % në tremujorin e katërt të vitit 2015 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Grupi i degëve Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 6,25 % në tremujorin e katërt të vitit 2015 përkundrejt tremujorit të katërt të vitit 2014. Grupi i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë në tremujorin e katërt të vitit 2015 pati rritje me 6,18 % kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2014. Grupi Shërbime të tjera si Arte dhe argëtim, Aktivitete të tjera shërbimi, Aktivitete të familjes, Aktivitete të familjes për përdorim të vet, Aktivitete të organizatave ndërkombëtar, në tremujorin e katërt të vitit 2015 pati rritje me 15,25 % kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2014.

Taksat Neto mbi produktet në tremujorin e katërt të vitit 2015 patën rënie me 2,58 % kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2014. Me vlerësimin e tremujorit të katërt, iNSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2015, i cili mbështetur në vlerësimet tremujore, pati rritje prej 2,61 % krahasuar me vitin 2014.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brëndshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 0,73%. Aktiviteti Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit në tremujorin e katërt të vitit 2015 krahasuar me tremujorin paraardhës u ul me 2,39 %. Grupi i industrisë, Energjisë dhe Ujit u ul me 6,01 % në tremujorin e katërt të vitit 2015 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2015.

Aktiviteti i Ndërtimit në tremujorin e katërt të vitit 2015 shënoi rënie me 15,77 % krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2015. Grupimi Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport pati një rritje prej 1,32 % në tremujorin e katërt të vitit 2015 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2015. Dega informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me një rritje prej 3,92 % në tremujorin e katërt të vitit 2015 në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2015.

Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit në tremujorin e katërt të vitit 2015 pati një rritje prej 0,29 % krahasuar me tremujorin paraardhës. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme në tremujorin e katërt të vitit 2015 pati një rënie prej 5,93 % krahasuar me tremujorin paraardhës. Grupimi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 0,89 % në tremujorin e katërt të vitit 2015 në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2015.

Grupi i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë në tremujorin e katërt të vitit 2015 u shfaq me një rritje prej 3,25 % në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2015. Grupi Shërbime të tjera si Arte dhe argëtim, Aktivitete të tjera shërbimi, Aktivitete të familjes, Aktivitete të familjes për përdorim të vet, Aktivitete të organizatave ndërkombëtar, në tremujorin e katërt të vitit 2015 u shfaq me një rritje prej 16,61 % në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2015. Taksat Neto mbi produktet në tremujorin e katërt të vitit 2015 patën rënie me 2,07 % kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2015.

PBB sipas metodës së Shpenzimeve

Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve për tremujorin e katërt te vitit 2015 krahasuar me tremujorin e katërt 2014 shfaqen si më poshtë: Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi ne tremujorin e katërt 2015 u rrit me 2,12 % krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014. Konsumi final i qeverisë, në tremujorin e katërt 2015 u ul me 3,74 % krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014. Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 6,89 % krahasuar tremujorin e katërt të vitit 2014. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve* u rritën me 0,76 % krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014 ndërsa importet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 2,17 % krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014. /Monitor/

kontributi degeve ne ekonomi

ndryshimet tremujoret

tm4 2015

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tirana në kaos! Trafik i rënduar për shkak të “Giro d’Italia”

09:45 : 10/05/2025
AKTUALITET

Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Besmir Hidës, arrestohet në Greqi bashkëpunëtori i Laert Haxhiut

09:14 : 10/05/2025
AKTUALITET

DW: Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe elektorati “gri”

08:56 : 10/05/2025
AKTUALITET

Dita e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, akset që do të bllokohen

08:40 : 10/05/2025
AKTUALITET

Parashikimi i motit për ditën e sotme, vranësira dhe reshje shiu

08:31 : 10/05/2025
AKTUALITET

Sot heshtje zgjedhore, mbi 3.7 milionë shqiptarë i drejtohen të dielën kutive të votimit

08:19 : 10/05/2025
Para

Kjo është mënyra më e mirë për t’u puthur me partnerin (VIDEO +16)

TË GJITHA

Tirana në kaos! Trafik i rënduar për shkak të “Giro d’Italia”

09:45 : 10/05/2025

Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Besmir Hidës, arrestohet në Greqi bashkëpunëtori i Laert Haxhiut

09:14 : 10/05/2025

DW: Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe elektorati “gri”

08:56 : 10/05/2025

Dita e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, akset që do të bllokohen

08:40 : 10/05/2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, vranësira dhe reshje shiu

08:31 : 10/05/2025

Sot heshtje zgjedhore, mbi 3.7 milionë shqiptarë i drejtohen të dielën kutive të votimit

08:19 : 10/05/2025
Foto ilustruese

Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë

08:12 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com