• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Zbardhen të gjitha sharjet dje në Kuvend që nga “buçe, ordiner, qen, kolerë, këlysh….”

12:45 : 08/04/2016
në POLITIKE
Deputeti i PS, Erion Brace, duke debatuar me deputetet e PD, Roland Keta dhe Flamur Noka, gjate nje seance parlamentare, ku jane diskutuar nismat ligjore te propozuara nga opozita, amendamentet ne ligjin "Per dekriminalizimin" dhe ato ne ligjin "Per funksionimin e komisioneve hetimore"./r/n/r/nLawmakers, Erion Brace, Roland Keta and Flamur Noka, during a parliamentary session.

Deputeti i PS, Erion Brace, duke debatuar me deputetet e PD, Roland Keta dhe Flamur Noka, gjate nje seance parlamentare, ku jane diskutuar nismat ligjore te propozuara nga opozita, amendamentet ne ligjin "Per dekriminalizimin" dhe ato ne ligjin "Per funksionimin e komisioneve hetimore"./r/n/r/nLawmakers, Erion Brace, Roland Keta and Flamur Noka, during a parliamentary session.

Ditën e djeshme, parlamenti degjeneroi në fyerje e sharje që sollën dhe përplasje fizike mes deputetëve.

Shkak i konfliktit është bërë deklarata e ish- ­Kryeministrit Sali Berisha, i cili ka thënë dje se kishte informacione të shumta që kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, ishte trafikant prostitucioni dhe në bashkëpunim me deputetin Erjon Braçe kishin vjedhur 1 milion dollarë me tenderin e rikonstruksionit të rrugës Mërtish­Tre Urat.

Por këto deklarata kanë ngjallur reagime nga sallën e Kuvendit. Braçe është konfrontuar me deputetin Arben Ristani, për të cilin tha se po qeshte ndërkohë që ky po fliste për viktimat e 21 janarit. Por në përgjigjen nga vendi Ristani e ka quajtur Braçen “burrë kone”, ndërkohë që socialisti e quajti Ristanin “buçe”. “Boll ti, o kone e vogël, që je sa këpuca ime”, iu përgjigj Ristani. Ndërkohë që Braçe ka vijuar akuzat ndaj Berishës, ky i fundit tha: “Kërcen se ka marrë 1 milion dollarë me Kokoneshin”.

Të gjitha replikat dhe sharjet në Kuvend:

Sali Berisha: Po marrim Divjakën, ku qeveris sipas informacioneve të shumta, të paverifikuara natyrisht, një trafikant prostitucioni, njëfarë Fredi, Fredi Kokoneshi.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

Alfred Peza: Kush e thotë që është e vërtetë? Ky është kryetar bashkie.

Flamur Noka: Ashtu është ashtu.

Sali Berisha: Zotëri, ligji i dekriminalizimit do të tregojë është apo nuk është. Po ja çfarë bën Fredi, sesi e fut në xhep milionin e dollarëve. Kemi një tender, i cili është tender i hapur për asfaltimin e rrugës Mërtish­Tre Urat, merr pjesë “Alba Construction”, më kanë thënë, por nuk e di sa e vërtetë është që është kompani e të vëllait të Bashkisë së Vlorës. Ndoshta nuk është e vërtetë. Dhe kjo “Alba Construction”, që më thonë se është një kompani serioze, ka ofruar për të fituar tenderin 212 milion lekë. Tenderi i jepet kompanisë tjetër “Salillari”, me 317 milionë lekë, me 1 milion dollarë më shumë vetëm për asfaltim. Mund të çohet deputeti i Vlorës dhe të thotë që kemi mbajt me hatër, po këta s’kanë hall tjetër, vetëm hall xhepi. Salillari i ka ofruar kryebashkiakut dhe deputetit 1 milion dollarë, po kjo është “kafe”… Erjon Braçe: A je prind ti? A ke fëmijë ti atje në shtëpi? Unë nuk e di se si ndihen ata fëmijët e tu kur më dëgjojnë mua kur të përmend vrasjet në mes të bulevardit. Atyre mbase u vjen mirë, secilit prej tyre mund t’i vijë shumë mirë se kanë një baba trim që vret mu në mes të bulevardit, që vret prindër. Nuk vrau politikanë në 21 janar, por vrau baballarë të zakonshëm shqiptarë të këtij vendi. Po ta përsëris, ata mund të ndihen mirë, por vëre veten në vendin e fëmijëve të atij tjetrit që përmende ti dhe që thua i kam të dhënat të paverifikuara, por ai ka shitur femra. Po ke turp? Turp a ke? Po si ka mundësi që s’ke lënë shqiptar në këtë vend pa përmendur këtu dhe pa përlyer, duke thënë vazhdimisht që i kam të dhënat e paverifikuara. Po kush je ti mo që paske fituar të drejtën që me gjëra të pavërteta të vish këtu të fyesh, të poshtërosh, të vrasësh, e t’u marrësh jetën familjarisht njerëzve? Kush je ti more, kush je ti? Ke 21 vjet që bën këtë gjë, e ke bërë me këta të tutë njëherë. Se po shikoj njërin që po qesh (Arben Ristani).

Arben Ristani: Po qesh se je një burrë kone…

Erjon Braçe: Po, buçe, po, buçe. Po, buçe…

Arben Ristani: Boll ti, o kone e vogël, që je sa këpuca ime.

Ilir Meta: Ju lutem, zotërinj deputetë…

Jozefina Topalli: Nxjerre përjashta atë…

Erjon Braçe: Po, buçe. Po, buçe… o buçe…

Ilir Meta: Ju lutem, ruani qetësinë, mos provokoni tension.

Erjon Braçe: Po të them edhe një herë tjetër, e ke filluar me këta të tutë. Nuk ke lënë njëri pa përfolur nga këta të tutë këtu. Nga rreshti parë deri tek i fundit. Ti, ti…

Sali Berisha: Po ke marrë 1 milion dollarë me Kokoneshin…

Erjon Braçe: Po do vish ta provosh në gjykatë…

Sali Berisha: Prandaj kërcen ti. Ke marrë 1 milion dollarë…

Erjon Braçe: O Sali, mos bëj si qen. Sali, mos bëj si qen.

Ilir Meta: Ju lutem, do të detyrohem të bëj pushim…

Sali Berisha: Prandaj e mbron ti Kokoneshin, se ke marrë 1 milion dollarë.

Erjon Braçe: Mos bëj si qen. Ulu aty se ka ik koha jote. Ulu aty se e di unë ça halli ke ti. Ulu aty.

Ilir Meta: Zoti Braçe, ju lutem…

Jozefina Topalli: Nxjerre merr jashtë atë… S

ali Berisha: Ti je një këlyshi i vogël që leh këtu, por dollarë ke marrë shumë.

Ilir Meta: Pesë minuta pushim…

Erjon Braçe: Dëgjo ti, o qeni i madh, dëgjo…

Sali Berisha: O këlysh, o kone…

(Edi Paloka shkon të largojë Braçen nga foltorja. Garda mbron deputetin e PS)

Edi Paloka kap Braçen prej krahu: Ik largohu prej këtu…

Sali Berisha: O kolere, ordiner, do t’i nxjerr të gjitha…

Erjon Braçe: Po ça ke mo? Nxirri mo të gjitha… Nxirri, o rrugaç, o rrugaç…

(Deputeti Braçe qëndroi në foltore, i mbrojtur nga garda dhe deputetët e PD që donin t’i afroheshin. Pas pushimit, rinis seanca).

Ilir Meta: Rinisim seancën, fjalën e ka zoti Braçe…

Edmond Spaho: Zoti kryetar, kërkoj fjalën për procedura. Ilir Meta: Po ia kam zotit Braçe, e kishte ai radhën…

Edmond Spaho: Kërkoj fjalën për procedurë…

Ilir Meta: Po t’i marrim leje zotit Braçe, a mund ta dëgjojmë zotin Spaho?

Erjon Braçe: Si të doni ju, se kam problem fare…

(Braçe qëndron në foltoren e Kuvendit)

Edmond Spaho: Zoti kryetar, situata e krijuar këtu nuk është hera e parë që ndodh, vazhdimisht kemi dëgjuar kryetarin e Komisionit të Ekonomisë t’u drejtohet kolegëve të tij me fjalor mjaft fyes. Rasti i sotëm është më skandalozi. Prandaj ju kërkoj në emër të PD­së të mblidhni me urgjencë Byronë dhe të përjashtoni nga Parlamenti deputetin Erjon Braçe.

Ilir Meta: Do ta kem në konsideratë sugjerimin tuaj, kur të mbarojë seanca…

Edmond Spaho: Në raste të tilla flagrance duhen marrë masa menjëherë.

Ilir Meta: Ju mendoni se ato që thonë kolegët tuaj nga nuk dëgjohen? Unë e respektoj kërkesën tuaj.

Edmond Spaho: Ky është një rast skandaloz i gjuhës së përdorur në Kuvend. Duhen marrë masa menjëherë. Jozefina Topalli: Kjo është një shkelje e rëndë e rregullores. Duhet zbatuar rregullorja duke marrë masa ndaj deputetit. Flamur Noka: Mblidhi Byronë të merren masa. Ilir Meta: Po nuk ishe këtu, o zoti Flamur, nuk i dëgjove ça thanë kolegët e tu.

Jozefina Topalli: Ndërprite seancën, merr masa.

Ilir Meta: Nuk kam ku e mbledh unë Byronë tani. Ju doni të pengoni Parlamentin, dakord, kjo është e drejta juaj.

Flamur Noka: E kë bërë standard vetë këtë çështje. Ilir Meta: Jo, nuk e kam bërë unë këtë standard.

Flamur Noka: Mos e prish seancën. Ndërprit seancën, mblidh Byronë dhe merr masa.

Ilir Meta: Nuk e kam unë dorë të mbledh anëtarët e Byrosë… Ku i keni ju anëtarët e Byrosë?

Flamur Noka: Ndërpriteni seancën, thërrisni Byronë, ju e keni vendosur këtë standard. Për njërin mblidhet Byroja, për një tjetër s’mblidhet fare, kjo nuk shkon.

Ilir Meta: Dakord, nëse doni t’i qëndrojmë rregullit, ta bëjnë me shkrim kërkesën, ta firmosin 7 deputetë. Unë, sipas rregullores, kam të drejtë ta mbledh brenda 48 orësh, unë do ta mbledh brenda ditës së sotme.

Flamur Noka: Zoti kryetar, nuk do të ketë seancë, po nuk u zbatua rregullorja. Këta ta them sinqerisht. Dakord?! Ilir Meta: Zoti Flamur kërkon respektimin e rregullores për të tjerët, jo për veten e tij…

Flamur Noka: Mblidhe, pra, Byronë, mblidhe për mua tani.

Ilir Meta: Zoti Noka, nuk është thjesht për juve personalisht. E kuptova që ka ardhur orari i drekës. (Deputeti i PD, Roland Keta, tenton të sulmojë Erjon Braçen që qëndronte në foltoren e Parlamentit. Gardistët e ndalojnë. Meta ndërpret seancën e Kuvendit. Meta ndërpret seancën)

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025
AKTUALITET

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025
BOTA

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025
AKTUALITET

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025
BOTA

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025
AKTUALITET

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025
Para

Zjarr 3 makinave në doganë, mes tyre dhe e drejtorit

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com